Në një sulm me thikë në Hamburg 17 të lënduar, nga të cilët katër janë në gjendje kritike
- Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar, katër prej të cilëve janë në rrezik për jetën, në sulmin e mbrëmshëm në Hamburg, kur një 39-vjeçare gjermane sulmoi me thikë njerëzit që prisnin në stacionin kryesor të trenit, njoftoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 10:00, 24 maj, 2025

Hamburg, 24 maj 2025 (MIA) - Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar, katër prej të cilëve janë në rrezik për jetën, në sulmin e mbrëmshëm në Hamburg, kur një 39-vjeçare gjermane sulmoi me thikë njerëzit që prisnin në stacionin kryesor të trenit, njoftoi DPA.
Sulmuesja femër është arrestuar, e cila nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Policia beson se ajo ka vepruar e vetme dhe nuk ka qenë e motivuar politikisht.
Nga viti 2023, thikat janë ndaluar në stacionin kryesor të Hamburgut dhe në transportin publik në qytetin e dytë më të populluar të Gjermanisë.
Ky është i fundit në një seri sulmesh në vende publike në Gjermani që kanë ndodhur këtë vit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare në shkurt. sa/
foto: EPA