Gjyqtari federal pezullon përkohësisht vendimin e Trampit për të ndaluar në Harvard pranimin e studentëve të huaj
- Një gjykatës federal në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës së presidentit Donald Tramp për heqjen e të drejtës së Universitetit të Harvardit për të pranuar studentë të huaj.
- Post By Sara Ademi
- 10:11, 24 maj, 2025

Uashington, 24 maj 2025 (MIA) - Një gjykatës federal në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës së presidentit Donald Tramp për heqjen e të drejtës së Universitetit të Harvardit për të pranuar studentë të huaj.
Vendimi i gjyqtarit Kristofer Kuper nga Distrikti Federal i Kolumbisë, të paktën tani për tani, nuk cenon statusin e të huajve që studiojnë në një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në SHBA.
Universiteti i Harvardit ka ngritur tashmë një padi kundër vendimit të administratës së Trampit. sa/
Foto: EPA