• e shtunë, 14 qershor 2025

Zgjedhje lokale në Libanin jugor

Zgjedhje lokale në Libanin jugor

 Bejrut, 24 maj 2025 (MIA) - Rreth 500.000 libanezë sot votojnë në zgjedhjet lokale në Libanin jugor. Është rajoni i katërt dhe i fundit administrativ që mban zgjedhje që nga 4 maji.

Zgjedhjet, të cilat janë një test për Hezbollahun, po mbahen nën masa të shtuara sigurie. Hezbollahu, i cili është aleat me partinë shiite Amal të kryetarit të parlamentit libanez Nabih Beri, pritet të fitojë zgjedhjet lokale. 

 Libani Jugor ka qenë një fushë beteje e madhe midis Hezbollahut dhe Izraelit që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023. Një ditë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, Hezbollahu sulmoi Izraelin, i cili u përgjigj me sulme ajrore. Në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut humbln jetën 4.000 njerëz në Liban dhe mbi 80 ushtarë dhe 47 civilë në Izrael. Qeveria libaneze është nën presion për të ruajtur armëpushimin e brishtë midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili ka qenë në fuqi që nga fundi i nëntorit. Por, pavarësisht armëpushimit, aeroplanët izraelitë sulmuan objektiva në Libanin jugor dy ditë më parë.

 Zgjedhjet lokale në Liban duhej të mbahen në vitin 2022, por u propolnguan për shkak të krizës ekonomike,  shpërthimi i madh në portin e kryeqytetit Bejrut dhe problemeve administrative.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR