• e shtunë, 14 qershor 2025

Ukrainë: Një nga sulmet më të mëdha ajrore ruse është kryer ndaj Kievit

Ukrainë: Një nga sulmet më të mëdha ajrore ruse është kryer ndaj Kievit

Kiev, 24 maj 2025 (MIA) - Së paku tetë persona janë lënduar mbrëmë në një sulm të kombinuar rus në kryeqytetin ukrainas me raketa dhe dronë, tha prefekti i komunës së Kievit, Vitali Kliçko.

Timur Tkaçenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarret kishin shpërthyer në disa lokacione dhe gjithashtu kishte dëme nga rënia e pjesëve të dronëve.

Sulmi i mbrëmshëm është një nga sulmet ajrore më të mëdha të kombinuara ruse ndaj Kievit që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe vjen pasi ukrainasit kryen rreth 800 sulme me dronë në Rusi, përfshirë kryeqytetin Moskë, në ditët e fundit.

Dje, ministri rus i punëve të jashtme, Sergej Lavrov tha se Moska do të përgjigjet në mënyrë adekuate. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR