• e martë, 25 qershor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

 Shkup, 20 maj 2024 (MIA) -  Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Pasdite moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima lokale në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme intensive, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 27 gradë.

 Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për shfaqjen e moti të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

 Sipas DPHM, deri të mërkurën do të mbajë moti i paqëndrueshëm, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vende-vende do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formën e një moti të ligë afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe me dukuri të izoluar të breshërit. Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten pritet qëndrueshmëri e përkohshme të motit. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR