• e premte, 05 korrik 2024

Micotakis: Pa raspektimin e Marrëveshjes së Prespës, rruga drejt Evropës do të mbetet e mbyllur

Micotakis: Pa raspektimin e Marrëveshjes së Prespës, rruga drejt Evropës do të mbetet e mbyllur

Athinë, 17 maj 2024 (MIA) - Rruga drejt Evropës do të mbetet e mbyllur, ndërsa memorandumet nuk do të ratifikohen në Parlament, nëse pala tjetër nuk e respekton plotësisht Marrëveshjen e Prespës, tha sot kryeministri grek Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Duke folur para qytetarëve në qytetin grek Veria në pjesën veriore të Greqisë, Micotakis iu referua edhe marrëdhënieve me vendin tonë, duke përsëritur qëndrimin e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e Prespës dhe duke vënë në dukje edhe një herë se harmonizimi është kusht i domosdoshëm si për perspektivën evropiane, ashtu edhe për ratifikimin e memorandumeve për bashkëpunim.

"Do të doja të jem plotësisht i qartë nga këtu, nga zemra e Maqedonisë. Demokracia e Re nuk e votoi Marrëveshjen e Prespës dhe ne shprehëm ankesa serioze kur ajo u ratifikua në Parlamentin grek. Por ne thamë me sinqeritet absolut, nuk ju kam mashtruar kurrë, që pasi të votohet kjo Marrëveshje, ajo praktikisht nuk mund të ndryshohet dhe do të jemi të detyruar, pavarësisht problemeve që ka, ta respektojmë. Dhe këtë e bëmë. Nëse disa besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet t'i ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute. Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja", tha Micotakis, transmetoi MIA. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR