• e premte, 22 nëntor 2024

Komemoracion për nder të shkrimtarit Ismail Kadare

Komemoracion për nder të shkrimtarit Ismail Kadare

Gostivar, 5 korrik 2024 (MIA) - Për nder të shkrimtarit të sapo ndjerë shqiptar, Ismail Kadare, sot pasdite është mbajtur komemoracion në Qendrën e Kulturës “ASNOM” në Gostivar, i cili është organizuar nga Lidhja botërore shqiptare – Kuvend për RMV.

Në komemoracionin, Shpend Bajrami, kryetari i kësaj organizate përmendi se shqiptarët me vdekjen e Kadaresë kanë humbur një person të rëndësishëm. 

"Ne shqiptarët, nuk ishim të përgatitur për t'i dhënë lamtumirën Kadaresë. Ne kemi ende nevojë për të dhe tani që është larguar dhe fizikisht nuk është mes neh, na ka mbetur një boshllëk i madh. Kadareja na la një trashigimi të madhe gjuhësore e letrate, e pasuroi leksikun gjuhësor. Kadareja do të lexohet dhe mesazhet e tij do të jenë udhërrëfyes për komunitetin shqiptar", tha Bajrami.

Në fjalimin u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi se vdekja e Kadaresë është humbje për të gjithë kombin shqitpar. 

Fjalime në të cilat u theksua rëndësia e veprës së Ismail Kadaresë mbajtën edhe albanologu dhe profesiori univerzitar Izmit Durmishi dhe poeti Bajramali Selimi. 

Ismail Kadare vdiq të hënën më 1 korrik në moshën 88-vjeçare në Tiranë. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të historisë së re. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR