• e premte, 22 nëntor 2024

Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë mendon se duhet të ketë përgjegjësi individuale, e jo kolektive

Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë mendon se duhet të ketë përgjegjësi individuale, e jo kolektive

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Dushica Dimitrievska, pas paralajmërimeve të pushtetit për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë, vlerëson se duhet të ketë përgjegjësi individuale, e jo kolektive.

"Në çdo rast mund të shkaktojë dëme, duke marrë parasysh se institucionet duhet të kenë vazhdimësinë e tyre, patjetër duhet të punohet për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore aty ku shihet se ka probleme të caktuara. Megjithatë, përgjegjsi kolektive, nuk mund të ketë. Përgjegjësia patjetër duhet të jetë individuale, duke cekur ata aktorë, të cilët kanë gabuar para ligjit", theksoi Dimitrievska.

Të mërkurën edhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva në deklaratë për mediat tha se nuk e përkrah tezën e përgjegjësisë kolektive. Përgjegjësisa, thotë Dameva, duhet të detektohet dhe të sanksionohet individualisht.

"Çdo përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, le të zbulohet dhe le të ketë sanksione individuale secili, nëse ka bërë diçka të paligjshme, ka cënuar reputacionin dhe integritetin e Këshillit Gjyqësor, ka marrë vendim nën ndikimin e emocioneve të ndryshme e tjerë", tha Dameva në deklaratë për mediat, të dhënë pas konferencës për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR