• e premte, 22 nëntor 2024

Vazhdoi gjykimi ndaj Merkos dhe tre personave tjerë për "falsifikim dokumentesh dhe punë të pandërgjegjshme" në shërbimin në shkollën në Veleshtë

Vazhdoi gjykimi ndaj Merkos dhe tre personave tjerë për

Strugë, 5 korrik 2024 (MIA) - Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore për veprën penale "falsifikim i dokumenteve dhe punë të pandërgjgjshme" në shërbimin e shkollës në Veleshtë, ku, në mesin e katër të akuzuarve, është edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Megjithatë, seanca në të cilën Merko po gjykohet për "emërimin e paligjshëm" të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorc, Labunishtë dhe "Vëllezërit Miladinovci" në Strugë, është shtyrë për shkak të mungesës së dëshmitarëve.

Të akuzuarit Egzona Shei, Dritan Kaba, Vait Zhuta dhe Ramiz Merko, para gjykatës u deklaruan të pafajshëm.

Si dëshmitare, dëshmi dha Natasha Pintoska Beqaroska, inspektore e arsimit, e cila në vitin 2022 gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm ka konstatuar se drejtoresha e emëruar, Egzona Shei, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore nga Ligji për arsimin fillor. Ajo, siç thuhet, nuk kishte çertifikatë të dhënies së provimit, nuk kishte çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze dhe nuk kishte pesë vjet përvojë pune. Drejtoresha, e cila ka marrë dy mandate, shtohet më tej, "ishte e punësuar me arsim të mesëm dhe akuzohet për falsifikim të diplomës".

Në Gjykatën Themelore të Strugës janë duke u zhvilluar tre procese ndaj kryetarit të komunës Merko, dy për emërime të paligjshme të drejtorëve në katër shkolla dhe një për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë furnizimit të automjetit luksoz. rq/bsh/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR