• e hënë, 01 korrik 2024

Mickoski: Presim mbështetje nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që Gashi të jetë kryetar i Kuvendit

Mickoski: Presim mbështetje nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që Gashi të jetë kryetar i Kuvendit

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit deklaroi se pret që propozimi që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të mbështetet nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që ai të jetë personi i parë i shtëpisë ligjvënëse.

Lidhur me deklaratën e liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, se do të japë mbështetje blanko për projektet nëse Afrim Gashi nuk bëhet kryetar, ai u përgjigj se Apasiev më herët ka pasur ofertë nga VMRO-DPMNE për t'iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas.

"Dimitar Apasiev kishte një ofertë blanko për t'iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas, ai vendosi të fokusohet më shumë në hartimin e planeve se ku do ta shijojë verën, nëse në hurgadë, apo në ndonjë plazh tjetër grek", tha ai.

Në Kuvend sot filloi seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Seancën e kryeson deputetja më e vjetër Merita Kolçi Koxhaxhiku.

Në rendin e ditës të seancës janë përzgjedhja e Komisionit Verifikues, Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, përzgjedhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe përzgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimum tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN. ls/


Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR