• e diel, 20 tetor 2024

Arben Dumani është shef i ri i DPB -Dibër

Arben Dumani është shef i ri i DPB -Dibër

Dibër, 20 tetor 2024 (MIA) - Shef i ri i Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër është emëruar Arben Dumani, jurist i diplomuar i cili në MPB është që nga viti 2002, duke treguar sukses dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të caktuara.

"Jam i nderuar që ministri Pançe Toshkovski ma besoi këtë pozitë të rëndësishme, por edhe shumë të përgjegjshme. Garantoj se së bashku me kolegët e mi do të jemi në shërbim të qytetarëve, me punë të ndershme dhe të përkushtuar dhe respektim të ligjeve", ka thënë Dumani për MIA-n.

Ai në këtë funksion ka qenë edhe në periudhën 2020- 2021.

Në angazhimin e tij të deritashëm, ndër të tjera ka qenë zëvendëskomandant në Stacionin policor me përgjegjësi të përgjithshme në Dibër, komandant i departamentit të policisë për siguri në komunikacionin rrugor, udhëheqës i zonës së sigurisë.

Dumani zëvendëson Argëtim Vojnikën i cili në këtë detyrë ka qenë që nga qershori i vitit 2021.

Sektori për Punë të Brendshme në Dibër me aktivitetin e saj mbulon edhe komunën e Qendër Zhupë. Komandant i Stacionit të policisë me kompetenca të përgjithshme është Dritan Bakali.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR