• e diel, 22 dhjetor 2024

Andonovska: Katër punonjës nga Kopshti zoologjik do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre nesër do të testohet për gripin e shpendëve

Andonovska: Katër punonjës nga Kopshti zoologjik do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre nesër do të testohet për gripin e shpendëve

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Nga 15 punëtorët e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të cilët tashmë ka përfunduar anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër prej tyre gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa te njëri prej tyre i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë eventuale të gripit të shpendëve. Për personin e 16-të në listë i cili ende nuk është kontaktuar, do të bëhen përpjekje që të kontaktohet gjatë ditës së sotme, informoi sot drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska.

"Mbikëqyrje shëndetësore sipas protokolleve nuk nënkupton karantinë dhe izolim, por monitorim mjekësor gjatë dy javëve të ardhshme nëse shfaqin ndonjë simptomë që duhet të hetohet më tej dhe nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve. Ata do të kontaktohen çdo ditë nga epidemiologët e ISHP-së dhe do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore", deklaroi sot Andonovska.

Epidemiologët, siç tha ajo e kanë informuar se njëri nga katër personat për të cilët është kryer anketa epidemiologjike, më 18 tetor ka pasur simptoma të temperaturës dhe diarresë që zgjatën për një ditë, gjë siç tha ajo, "nuk nënkupton se personi ka grip të shpendëve".

"Ai person do të testohet gjatë ditës së nesërme, sepse rekomandimet e epidemiologëve dhe mikrobiologëve janë që pas shfaqjes së simptomave të para në afat prej pesë ditësh të bëhet testimi", sqaron Andonovska.

Ajo tha se nuk ka asnjë rrezik për vizitorët që kanë qenë në Kopshtin zoologjik nëse nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shpendët e infektuara.

"Për t'u transmetuar gripi i shpendëve duhet të ketë kontakt të ngushtë me kafshë të sëmurë ose të ngordhur. Kjo do të thotë se rreziku është i vogël nëse vizitorët nuk kanë pasur kontakt të ngushtë", thekson Andonovska.

Konsideron se institucionet kompetente gjatë ditës së djeshme kanë pasur një reagim të shpejtë dhe konform rregullave dhe protokolleve ligjore. Ai thotë se laboratori i ISHP-së është laborator referues dhe i akredituar ndërkombëtarisht për diagnostikimin e gripit apo gripit me origjinë njerëzore dhe shtazore dhe se për momentin ka teste për gripin e shpendëve, por shton se nuk e di se çfarë do të jetë nevoja dhe nëse do të duhet të furnizohen tjera.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR