• e mërkurë, 03 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/3 korrik/2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Australisë, Daniel Emeri. Mucunski, siç kumtoi MPJ, e ka njoftuar bashkëbiseduesin me prioritetet në punën e Ministrisë dhe të Qeverisë, ndër të cilat vëmendja dhe angazhimi më i madh do t'i kushtohet përshpejtimit të proceseve reformuese të integrimit evropian.

Shkup - LSDM sot përmes kumtesës reagoi ndaj konferencës së djeshme për shtyp të zëdhënësit të Lëvizjes ZNAM, Nikolla Memov, i cili duke e komentuar zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, tha se është e hapur ftesa në ZNAM për pranim të të gjithë anëtarëve të ndershëm të LSDM-së.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit do të konstatojnë nga cilat libra do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë në vitin e ardhshëm shkollor sepse deri më 1 shtator nuk do të mund të shtypen të rinj në përputhje me kurrikulën e re të Konceptit për arsim fillor. Ministrja Vesna Janevska sot deklaroi se për një apo dy ditë do të kumtohet në opinion se si do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë, duke cekur se edhe pse ishte kumtuar se libra shkollorë më 1 shtator do të ketë edhe për klasë të shtatë, "gjendja faktike është krejt ndryshe".

Shkup - Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski është emëruar ushtrues detyre pasi që Këshilli i ri drejtues e shkarkoi drejtorin e deritanishë, Ejup Rrustemi. Trajanovski ishte zgjedhur kryetar i Qytetit të Shkupit në vitin 2009 dhe këtë funksion e kreu deri në vitin 2017 kur funksionin e të parit të Qytetit e mori Petre Shilegov. Trajanovski e kreu funksionin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës deri në vitin 2005.

Shkup - Asnjë ministri ose komunë në vend nuk e ka shkallën e lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike, njoftoi Qendra për Komunikime Civile (QKC). QKC-ja publikoi renditjen e Qeverisë, ministrive dhe komunave sipas 32 indikatorëve për performancën kundër korrupsionit në prokurimin publik. Institucionet vendosen në tre zona: e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër, në varësi të pikëve të fituara për mënyrën e kryerjes së prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, 100 për qind do të thotë maksimum, ndërsa 0 për qind nuk ka mbrojtje nga  korrupsioni.

Shkup - Pa ujë sot nga ora 8:50 janë konsumatorët e rrugës "Dizhon". Siç bëri të ditur NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"  - Shkup, është për shkak të defektit të tubit lidhës f 5/4” në rrugën "Dizhon 19/28". Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve. 

Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, të gjitha janë shuar. "Në komunën Gjoçe Petrov, dy zjarre - në lagjen "Stopanski Dvor" dhe përgjatë rrugës "Sharplaninska", është djegur bar i thatë, si dhe përgjatë “Kaçaniçki pat”. Në Gazi Babë dy zjarre - në deponinë "Vardarishte" digjen mbeturina dhe bar i thatë, ndërsa përgjatë rrugës "Ranka Milanoviq" është djegur deponi. Në Studeniçan, në fshatin Koliçani i Poshtëm janë djegur deponi. Në territorin e Manastirit dy zjarre - në Ndërmarrjen Publike "Ujësjellës" dhe në vendin e quajtur  “Smolevo”është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në territorin e Gjevgjelisë janë djegur dy zjarre - një deponi e egër dhe bar i thatë. Në komunën e Novosellës, mbi fshatin Stinik, është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në rajonin e Kumanovës dy zjarre – afër “Pçinjski Pat” kanë djegur bar të thatë dhe është djegur edhe një kamion, ndërsa në afërsi të fshatit Pçinjë, është djegur bari i thatë dhe një kasolle. Në territorin e komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në fshatin Nagoriçan, është djegur bar i thatë", thonë nga QMK.

Shkup - Për shkak të defektit në rrugë në rrugën "7" pa numër, afër Postës, në fshatin Batincë, sot në mëngjes janë pa ujë banorët e saj dhe konsumatorët  e fshatit Lubosh, njoftoi Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. Furnizimi me ujë është ndërprerë qënga ora 7:45 dhe do të jetë deri në riparimin e defektit.

Shkup - Gjatë 24 orëve më shumë shi ka rënë në Dojran, 16 litra për metër katrorë, ndërsa më pak në Pozharanë dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe. Në mëngjes, përsëri, më freskët është në Kodrën e Diellit, tetë gradë, ndërsa maksimalja 18 gradë është matur në Gjevgjeli, Kavadar, Veles dhe Dojran. Siç njofton DPHM-ja, deri në orën 8 të mëngjesit janë matur 15 litra në metër katrorë në Ohër, 10 në Manastir dhe Krushevë, 9 në Llazaropole, 7 në Pretor dhe Hanet e Mavrovës, 6 në Gjurishtë, 4 në Kavadar, Pozhar, Prilep, Demir Kapi dhe Vinicë, 3 në Shtip, si dhe dy në Topollpçan, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles. 

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot shqetësim për situatën politike në Francë, ku partia e ekstremit të djathtë "Tubimi Nacional" e Marin Le Pen fitoi numrin më të madh të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve. Siç theksojnë agjencitë botërore, kjo është hera e parë që Sholc, një socialdemokrat, të shprehë qëndrim të qartë për situatën politike në Francë.

Bruksel - Me paketën e re të gjashtë investuese në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që pritet të arrijë në 1,2 miliardë euro, janë parashikuar investime në tetë projekte për furnizimin me ujë dhe kanalizime, trajtimin e ujërave të zeza, transportin hekurudhor, si dhe transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Moskë - Sistemi rus për mbrojtje kundërajrore gjatë natës ka shkatërruar 10 dronë ukrainas mbi territoret e disa rajoneve dhe dy anije pa ekuipazh, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Në njoftim thuhet se gjatë natës, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore parandaluan përpjekjet e forcave ukrainase për të kryer sulme me dronë dhe anije mbi territorin e rajoneve Belgorod, Bërjansk dhe Moskë, si dhe në drejtim të portit të Detit të Zi Novorosijsk.

Astana - Presidenti rus Vlladimir Putin mbërriti në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e 24-të të Këshillit të shefave të shteteve të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO). Në margjinat e takimit rajonal pritet ai të bisedojë edhe me liderët tjerë. Presidenti rus "me siguri" do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi para dy ditësh ministri rus i Punëve të Jashtme Hakan Fidan. Të dy liderët për herë të fundit u takuan në shtator të vitit 2023 në Soçi, Rusi.

Bejrut - Shefi i diplomacisë libaneze, Abdullah Bu Habib, ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Izraelin dhe se është i interesuar për paqen, shkruan "Jerusalem Post". Këtë mesazh Habib ia dërgoi homologut të tij izraelit, Izrael Kac, përmes ministrit të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov. Kac, nga ana tjetër, i dërgoi një mesazh Habibit në të cilin i tregonte se Izraeli duhet të kthejë në shtëpitë e tyre banorët e tij në veri të vendit, të cilët u evakuuan për shkak të sulmeve të vazhdueshme të grupit militant libanez pro-iranian Hezbollah, dhe se nëse kjo nuk është e mundur në bazë të një zgjidhjeje diplomatike, do të arrihet me luftë.

Uashongton - Ukraina nuk është e gatshme të arrijë kompromis me Rusinë dhe të heqë dorë nga cila do pjesë e territorit të vet, në mënyrë që lufta të përfundojë, deklaroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak. Jermak këtë e deklaroi mbrëmë në Uashington, duke e komentuar deklaratën e kandidatit republikan presidencial, Donald Tramp se shpejtë mund ta ndërprejë konfliktin në Ukrainë nëse zgjedhet president i SHBA-së në nëntor.

QËNDRONI TË LIDHUR