• e mërkurë, 03 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 2 korrik / 2024

Shkup - Qeveria sot në mbledhje mori disa vendime, në mesin e të cilave vendimin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në Klinika, por edhe për emërimin e kuadrove udhëheqëse në pesë institucione shtetërore. Në pozicionin u.d. drejtor i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale është emëruar Goce Dimovski, ndërsa për u.d. drejtor të i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar Aleksandar Pandov.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva, me të cilin shkëmbyen mendime lidhur me procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë në planin bilateral.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar, i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Shqipërisë, Denion Meidani, informojnë nga MPJ.

Shkup - Qeveria sot në seancë e ka ngarkuar Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SHPPP) që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së ndërtesës së Qeverisë, e cila tashmë ishte vendosur njëherë.

Shkup - Sipas ndryshimeve në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kujdesin shëndetësor, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot realizoi takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Mendi Qyra. Siç informojnë nga Ministria, në takim morën pjesë edhe disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe përfaqësues të kompanive - anëtare të Odës.

Shkup - Sipas njoftimeve të pranuara në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), si pasojë e stuhisë që ka goditur Shkupin pasditen e sotme, janë rrëzuar 16 drunjë, janë dëmtuar tri automjete, janë regjitruar shtatë kabllo të shkëputura nga shtyllat elektrike, tre çati janë dëmtuar,  si dhe është regjistruar lëndimi i një personi.

Shkup - Gruaja rreth të pesëdhjetave, mbi të cilën sot pasdite ra një dru në afërsi të "Universitetit Evropian", është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

Shkup - Një grua është lënduar pasi nga era e fortë sot pasdite ka rënë një dru në bulevardin "Klimenti Ohrit" në Shkup. Gruaja është transferuar në klinikat e Shkupit, ndërsa në pastrimin e terenit ka intervenuar edhe Njësia territoriale kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit me tre zjarrfikës. Është shkaktuar edhe dëm material.

Shkup - Jovan Despotovski sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni drejtor i ZZHTI. Apanazh, tha, nuk do të marrë, vetëm bëri me dije se do t'i përkushtohet angazhimit politik në parti. Nuk di, siç theksoi, se kush do të vijë në vendin e tij në ZZHTI dhe i orientoi gazetarët që për këtë ta pyesin Qeverinë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.  "Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe ndryshimi i një pjese të rregullores ligjore ekzistuese. Ndër të tjera një nga kërkesat e tyre ishte konsultimi i ndërsjellë para miratimit të propozim-ligjeve që janë në interes të tyre", informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit.

Shkup - Libra për klasën e shtatë me programin e ri nuk do të ket, për shkak se, sipas informacioneve të Ministres së Arsimit dhe Shlencës, Vesna Janevska, asnjë libër nuk është dërguar për shtypje, ndërsa për disa nuk ka përfunduar as procedura e miratimit, përkatësisht nuk janë shkruar apo nuk e kanë kaluar recensionin.

Shkup - Këshilli Britanik do të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet e Qeverisë për avancimin e cilësisë të sistemit kombëtar të arsimit, veçanërisht në fushën e ofrimit të arsimit cilësor të nxënësve për përvetësimin e aftësive digjitale dhe zhvillimin e shkrim-leximit digjital.

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti ambasadoren e Izraelit, Simona Frankel. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me ç'rast u vlerësua se karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Shkup - Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut bashkë me Ambasadën e Republikës së Sllovenisë sot në Shkup e promovuan projektin "Edukimi dhe fuqizimi ekonomik i grave”, i cili ka për qëllim trajnimin e mbi 50 personave, kryesisht të femrave për profesione për të cilat ekziston deficit i tregut të punës në vend.

Shkup - Planet në pjesën e energjetikës lidhur me prodhimtarinë e energjisë elektrike ishin pjesë e bisedimeve mes ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska dhe drejtorit të Sekretariatit Evropian të Energjetikës, Artur Lorkovski. 

Shkup - Pas paralajmërimeve për reshje në tërë territorin e vendit, e duke marrë parasysh se tokat dhe terreni janë relativisht të lagështa, nga DPHM-ja paralajmërojnë se gjatë natës do të ketë nevojë për kujdes në disa rajone, si dhe lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe zonave të thata dhe vendeve ku ka rrezik për rrëshqitje të dheut.

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, sot mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Zhvillimi i Konstitucionalizmit Shqiptar 1912 - 2024”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Konferenca Shkencore u mbajt në ambientet e Akademisë së Kosovës. 

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, në deklaratë për media pas një ngjarjeje në rajonin e Tetovës, ka komentuar deklaratën e liderit të ZNAM, Maksim Dimitrievskit, se do të largohej nga qeveria nëse në kabinetet qeveritare të ministrave shqiptarë nga Koalicioni "VLEN" vazhdon të përdoret flamuri i Shqipërisë. Sipas Kasamit, Dimitrievski nuk është dashur të flasë për atë temë.

Podgoricë - Një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në stuhinë që sot e goditi Malin e Zi, njoftoi RTCG. Reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta kanë përfshirë Malin e Zi që nga mëngjesi i sotëm. Portali lokal Bar Info transmeton se në kantierin “Çelebiq” në Çanj e ka humbur jetën një punëtor në vinç, ndërsa nga era e fortë në Luka Bar ka rënë një vinç që e ka lënduar një person. 

Hagë - Qeveria e re e Holandës sot, shtatë muaj pas fitores së Partisë së Lirisë e krahut të djathtë (PVV), dha betimin para mbretit Vilem - Aleksandar. Kjo është Qeveria më e djathtë në historinë e Holandës, e përbërë nga katër parti. Me koalicionin udhëheq lideri i PVV-së, Gert Vilders, i cili nuk është anëtar i Qeverisë. Partitë për hyrje në Qeverinë e koalicionit vendosën kusht që Vilders të heqë dorë nga çfarëdo lloj funksioni në pushtetin ekzekutiv.

Bruksel - Komisioni Evropian sot paralajmëroi pakon e gjashtë të investimeve, si pjesë të Planit ekonomik dhe investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që pritet të mobilizojë 1,2 miliardë euro investime. Investimet e reja kanë të bëjnë me tre prioritete nga Plani ekonomiko-investues– mjedisi dhe klima, transporti i qëndrueshëm dhe mbështetja e sektorit të biznesit.

Gazë - Nëntë persona janë vrarë në sulmet e mbrëmshme izraelite në qytetin Kan Junis të jug të Rripit të Gazës, kumtuan sot persona zyrtarë të policisë. Para operacionit të pritur të forcave tokësore, Izraeli dje ka urdhëruar evakuimin e pjesëve të caktuara të këtij qyteti.

Tbilisi - Një pilot i aeroplanit ushtarak gjeorgjian Su-25 ka humbur jetën sot, pasi aeroplani u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë. Në kumtesë shtohet se ka filluar hetimi për zbardhjen e shkaqeve për incidentin.

Jerusalem - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot ka kritikuar burimet anonime në armatën izraelite, të cilat për "Nju-Jork tajms" deklaruan se udhëheqësia ushtarake izraelite dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës, madje edhe në rast se Hamasi mbetet në pushtet.

Axhman - Të paktën 87 persona humbën jetën në rrëmujën gjatë një manifestimi fetar në shtetin verior indian Utar Pradesh, informon televizioni NDTV. Autoritetet deri më tani informuan për 60 raste të vdekjes.  Rrëmuja ka ndodhur në fshatin Pulrai, në njësinë Hatras, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Nju Delhi. "Për momentin nuk e di numrin e saktë të viktimave, por ai është rreth 60... Ekzistojnë mundësi që ai numër të rritet", deklaroi zëdhënësi i policisë rajonale Manish Çikara.

QËNDRONI TË LIDHUR