• e mërkurë, 03 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 2 korrik / 2024

Shkup - Përfaqësuesja e sapoemëruar e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miler, ia dorëzoi letrat kredenciale ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, kumtuan nga Zyra e UNHCR-së në Shkup.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val, në të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit të OSBE-së në përpjekjet për modernizimin e shërbimit policor, veçanërisht në fushën e profesionale policore, projektet për trajnimin e policëve dhe modernizimin e pajisjeve.

Shkup - Nëpunës policorë të SPB Ohër dje e kanë privuar nga liria V.D. (30) nga Ohri. "Ai është privuar nga liria në bazë të urdhëresës me shkrim nga Gjykata Themelore Ohër me të cilën është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer 'plaçkitje'”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski. Në takim, siç informon Ministria e Financave, u konstatua se më e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve institucionale, investimi në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimi i proceseve

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me ç'rast Siljanovska Davkova falënderoi BERZH-in për mbështetjen dhe partneritetin në tri dekadat e fundit, si një nga investitorët kryesorë dhe më të mëdhenj në vend dhe rajon.

Shkup - Ribalanci i buxhetit ende nuk është definuar plotësisht, por ajo që dihet është se të hyrat dhe shpenzimet totale të planifikuara do të mbeten në të njëjtin nivel dhe deficiti në vlerë absolute nuk do të ndryshojë. Do të ketë ulje të shpenzimeve jo prioritare dhe ridrejtim në projekte që janë funksionale, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Shkup - Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, në kuadër të Takimit Vjetor të Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS), mori pjesë në takimin e grave guvernatore dhe zëvendësguvernatoreve, ku u takua me guvernatoren e bankës qendrore të Norvegjisë dhe zëvendësguvernatoret e Kanadasë, Finlandës dhe Turqisë.

Shkup  - Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe  freskët me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale, paralajmërojnë nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike. Nesër përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa nga e premtja do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

Kumanovë - Në Gjykatën Themelore në Kumanovë sot vazhdoi seanca në të cilën është i akuzuar kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, pas padisë penale të parashtruar nga firma ndërtimore të Kumanovës për rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtimin e ndërtesave në Kumanovë.

 Prishtinë - Fluturimet në aeropirtin "Adem Jashari" në Prishtinë po zhvillohen sipas orarit të planifikuar pasi shërbimet kompetente konstatuan se kërcënimi me bombë ishte i rremë, u njoftua sot.   “E informojmë opinionin se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të cilët konstatuan se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm", thuhet në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës. 

Prishtinë - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot kumtoi se Qeveria e Kosovës ka miratuar tetë nga 52 projekt-ligje të planifikuara për miratim në gjysmën e parë të vitit 2024, respektivisht "vetëm 15 për qind nga plani është plotësuar". Instituti njofton se Qeverisë i mungon strategji e qartë dhe konsekuente.

Beograd - Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, deklaroi se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se SHBA po ndihmon në atë proces sepse.

Helsinki - Parlamenti i Finlandës njëzëri ka miratuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje (DCA) midis Finladës dhe SHBA-së, e cila ushtrisë amerikane i jep të drejtën për të përdorur 15 objekte ushtarake lokale. Bazuar në marrëveshjen, pajisjet ushtarake dhe trupat amerikane mund të sistemohen në Finlandë, raportuan mediat finlandeze.

Athinë - Në një lagje në pjesën veriore të Athinës, mëngjesin e sotëm një 54-vjeçar është gjetur i plagosur për vdekje nga një armë zjarri në një makinë dhe sipas informacioneve fillestare jozyrtare, është qëlluar me të paktën 15 plumba, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Me siguri burri është vrarë nga një distancë e afërt, nga një person që udhëtonte me motoçikletë dhe ende nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor.

Gjenevë  - Agjencia e KB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë vlerësoi sot se një e katërta e njerëzve janë prekur pasi armata izraelite lëshoi ​​një urdhër të ri për evakuimin e pjesëve të jugut të Gazës një ditë më parë.

Amsterdam - Më shumë se shtatë muaj pas fitores së populistit radikal të djathtë Gert Vilders në zgjedhjet parlamentare në Holandë, sot u betua qeveria me orientim të djathtë më ekstreme në vend, raportoi DPA. Në ceremoninë e sotme në pallatin pranë Hagës, ministrat dhe sekretarët shtetëror u betuan para mbretit Vilem Aleksandar.

 Kajro - Katërmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën kur një ndërtesë trekatëshe u shemb në qytetin jugor egjiptian të Asiut, deklaroi sot guvernatori i qytetit Esam Saad.   Trupat u nxorrën nga rrënojat gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pasi ndërtesa u shemb.  "Gjashtë persona u shpëtuan dhe u transferuan në spital", tha Saad.

Tel Aviv - Korporata Transmetuese Izraelite njoftoi se lidershipi politik i vendit i ka dhënë dritë të gjelbër ushtrisë këtë muaj që gradualisht të kalojë në fazën e tretë, përfundimtare të luftës kundër Hamasit në Gazë.  Transmetuesi shton se vendimi është marrë ndër të tjera për shkak të tensionit në frontin verior me qëllim që të shmanget përhapja e luftës.

Uashington - Pas vendimit të rëndësishëm të Gjykatës supreme të SHBA-së se ka pasur imunitet presidencial dhe nuk mund të ndiqet penalisht për veprime të ndërmarra në vitin 2020, ish-presidenti amerikan Donald tramp tani do të tentojë të anulojë edhe një rast gjyqësor, pohojnë burime mirë të udhëzuara.

QËNDRONI TË LIDHUR