• e martë, 02 korrik 2024
MIA FLESH

12:00 / 1 korrik / 2024

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme  sot bëri të ditur se rritja e periudhës kohore të pritjes në PK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme  sot bëri të ditur se rritja e periudhës kohore të pritjes në PK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë.

Shkup - Qytetarët e Maqedonisë mbështesin anëtarësimin në BE, por jo me koston e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, tregon hulumtimi i fundit i opinionit publik të kryer për Detektor nga Instituti për Kërime Politike, Shkup. Sipas tij, nëse nesër ka referendum, për anëtarësim në BE do të votojnë 60.2 për qind, ndërsa kundër 28.7 për qind.

Shkup -  Një person ka humbur jetën, ndërsa  një është lënduar dhe është  dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup sot çaradite në fshatin Batincë kur në ta është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, njofton MPB. Policia po punon për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Tiranë - Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediat shqiptare.  Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Romë - Dogana e Italisë sot kumtoi se kanë sekuestruar më shumë se gjashtë tonë drogë kimikale "prekursorë" nga Kina më vlerë prej 630 milionë euro (678 milionë dollarë). Një sipërmarrës italian nga Milano është vënë nën hetim, ndërsa dy shtetas kinezë janë arrestuar në Holandë si pjesë e një hetimi të kryer nga agjencia evropiane e bashkëpunimit gjyqësor Evroxhast, kumtoi dogana italiane

Sofje - Presidenti bullgar Rumen Radevi sot ia dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkovit për formimin e qeverisë. Sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.

Seul - Koreja e Jugut do të formojë ministrinë e re të strategjive të popullsisë për përballjen e natalitetit të ulët dhe plakjes së shpejtë të popullsisë, çështjet që janë shfaqur si problemet më sfiduese me të cilat përballet shoqëria koreanojugore.

Ninberg - Një burrë, të cilin dje sulmoi me thikë tre policë në një qytet afër Nurembergut, në Gjermani, ka vdekur pasi u qëllua nga policia në një stacion hekurudhor në qytet, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Buksel - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Misheli e ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Malin e Zi, ndërsa bisedimet e planifikuara do t'i mbajë me presidentin e Malit të Zi Jakob Milatoviq në Bruksel. 

Bern - Pothuajse gjysma e banorëve të Zvicrës kanë mendim negativ për mbajtjen e "Eurovizion-it" vitin e ardhshëm, tregon anketa e publikuar në gazetën "Blik" (Blick). Hulumtimi përfshiu rreth 25,000 njerëz. Prej tyre, 49 për qind janë qartazi ose disi kundër mbajtjes së konkursit muzikor, ndërsa 46 për qind janë qartë ose disi pro.

Nuakshot  - Presidenti i Mauritanisë, Mohamed Uld Gazuani, është rizgjedhur në funksionin pasi fitoi 56,12 për qind të votave, treguan rezultatet e përkohshme, njoftoi DPA. Rivali i tij kryesor, aktivisti i të drejtave të njeriut Biram Dah Abeid, është i dyti me 22 për qind të votave, ndërsa Hamadi Sidi Mohtar i Partisë Islamike Tauasul mori 12,76 për qind.

Nju-Jork - Bazat ushtarake amerikane përreth Evropës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, gjatë fundjavës u vunë në gjendje gatishmërie për një sulm të mundshëm terrorist. Televizioni amerikan Si-En-En publikoi se Pentagoni ka shpallur shkallë të dytë më të lartë të sigurisë në bazat amerikane, duke iu referuar dy përfaqësuesve qeveritar anonim.

Uashington - Banka Botërore njoftoi se Bordi i saj i guvernatorëve ka miratuar 600 milionë dollarë financim për të mbështetur përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur popullsinë e saj në luftën kundër përmbytjeve dhe thatësirave që po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

QËNDRONI TË LIDHUR