• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 1 korrik/ 2024

Shkup- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takimin e parë zyrtar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, pasi e mori dikasterin e Çështjeve Evropiane.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Në takim, siç informojnë nga Kabineti i saj, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Shkup  - Fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re për përshpejtimin e procesit të vendit dhe realizimin e reformave të cilat do të nënkuptojnë progres për qytetarët, para së gjithash në pjesën e sigurimit ekonomik dhe përparimin e sundimit të drejtësisë dhe luftës me korrupsionin e lartë, ishte në fokus të takimit mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe euroambasadorit Dejvid Gir.

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Rumanisë, Adela Monika Aksinte.

Shkup - Gjithnjë kam qenë shumë i qartë për këtë marrëveshje që ishte arritur në korrik të vitit 2022 që rezultoi me hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe procesin e skriningut. Nuk shoh mundësi për ndryshim të kornizës negociuese dhe ai qëndrim nuk ka ndryshuar pas zgjedhjeve, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir, pas takimit të sotëm me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka mundësi për ndryshim të kornizës negociuese. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka pritur koordinatoren e përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhiak. Në takim u diksutua për Korrnizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, me ç'rast u theksua se zbatimi i saj do të kontribuojë edhe për realizimin e plotë të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, për çka vendi është plotësisht i përkushtuar, informojnë nga MPJ.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Anxhela Ageler, ku bisedohej për realizimin e angazhimeve reformuese, përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjendjet në jurisprudencë, burgjet, si dhe sigurimin e kushteve për zbatimin e papenguar të aktiviteteve të parapara, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Për mbështetjen që Ministria e Financave dhe në përgjithësi vendi e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler. 

Shkup - Ndryshimet kushtetuese janë domosdoshmëri dhe nuk ka altrenativë sa i përket anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në konferencë për media pas takimit të parë zyrtar me ambasadorin evropian, Dejvid Gir.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të vendit, ndërsa Marrëveshja për fqinjësi të mirë tashmë është rinegociuar, me plotësimin e të a.q. "propozimin francez", nga i cili rrjedhin ndryshimet kushtetuese, për çka, siç tha, nuk sheh arsye që asaj mos t'i shtohet ndonjë propozim tjetër, që do të përfshijë kërkesat e popullit maqedonas.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, në takimin e sotëm, konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të avancohen dhe thellohen në të ardhmen me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, kumtoi MPJ-ja. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pjesë e koalicionit "VLEN" sot i ka uruar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, konstruktivitet si opozitar dhe konsolidim të partisë, duke komentuar deklaratën e tij për koalicionin të cilit i përket.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se tashmë është shpallur tender për kompresorët për sallat kirurgjikale të Qendrës Klinike në Shkup, por edhe se nëse është e nevojshme do të mundohet të gjejë mënyrë për të rinovuar edhe sallat në spitalin "8 Shtatori".

Shkup - Pas 60 viteve në lagjen Butel 2 sot u vendos gurthemeli i kopshtit të ri të fëmijëve "11 Tetori", i cili do të ketë kapacitet për kujdesin e 200 fëmijëve.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klain.

Shkup - Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë rritet për gjysëm denari për një litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se në bazë të Ligjit për Punë të Jashtme ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski tashmë është thirrë në konsultime. 

Shkup - Nëpunës policorë nga NJPB-NJÇK Kisella Vodë pranë SPB Shkup e kanë privuar D.T. nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje të automjetit”, kumtuan nga MPB-ja.

Tiranë - Në Spitalin Klinik Universitar "Nëna Terezë" në Tiranë do të angazhohet një grup i menaxherëve të huaj, paralajmëroi kryeministri Edi Rama, duke shtuar se ata nga afër do ta ndihmojnë njeriun e ri të parë në spital.

Athinë – Në qershor të këtij viti, vlera mesatare e temperaturave maksimale ditore në Greqi ishte në nivele jashtëzakonisht të larta krahasuar me mesataren e periudhës 2010-2019, kurse muaji i kaluar ishte qershori më i ngrohtë në 14 vitet e fundit, sipas rrjetit prej 53 stacionesh meteorologjike të portalit Meteo të Observatorit Kombëtar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Romë - Demonizimi i ultra të djathtës nuk funksionon më, deklaroi kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni me rastin e fitores së partisë ultra të djaththë Tubimi Kombëtar në rrethin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë.

Bruksel  – Temë e dialogut Prishtinë-Beograd, raundi i ri i të cilit do të mbahet nesër në Bruksel, është normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella, dhe detyrë e BE-së si lehtësues është që të ndihmojë të dyja palët ta arrijnë këtë, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Pragë - Shirat e dendur shkaktuan vërshime në pjesën lindore të Çekisë, informon DPA, duke iu referuar shërbimeve për raste urgjente.

Varshavë - Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk pas fitores së ekstremit të djathtë në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë sot paralajmëroi se populistët e djathtë do t'i bashkojnë forcat në Parlamentin Evropian.

Kiev - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina e rrit prodhimin e dronëve, armës, municionit, pajisjeve, makinerive për çminim dhe gjithçka që nevojitet në front.

Sinsinati - Të paktën pesë persona u qëlluan sot, prej të cilëve tre kanë humbur jetën, në afërsi të kampusit në Universitetin në Sinsinati, kumtoi policia. 

Londër - PBB-ja e Ukrainës është për një çerek më e ulët se para pushtimit rus, shkruan revista Ekonomist, duke theksuar se sulmet e fundit në infrastrukturë kanë dëmtuar parashikimet e rritjes dhe se Ukraina ka një muaj për të shmangur mospërmbushjen e detyrimeve.

Ramalla - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se forcat izraelite të mbrojtjes kanë vrarë një grua dhe një fëmijë gjatë kohës së bastisjes në Tulkarm në Bregun Perëndimor të okupuar. 

Nju-Jork- Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara nesër do të mbajë seancë speciale për situatën e vështirë humanitare në Rripin e Gazës.

Tel Aiv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot deklaroi se armatës izraelite i nevojiten edhe gjithsej 10.000 ushtarë.

QËNDRONI TË LIDHUR