• e hënë, 01 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 1 korrik / 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë Spanjolle Hoze Luis Losano Garsija, me ç'rast u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe  ndërmjet dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30-të vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe u theksua përkushtimi për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit mes dy shteteve.

Shkup - Qeveria në seancën e nesërme në rend dite do ta ketë ligjin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, që u paralajmërua edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, një javë më parë. Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se me ligjin që nesër do të jetë në seancën e Qeverisë, shfzqizohen vendet organizative apo të ashtuquajturat drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore, gjegjësisht tha ai, “po i japim fund dualizmit”.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinoska nuk e ka fshehur se ka nënshtetësi bullgare dhe çeke dhe theksoi se zyrtarët nuk mund të vendosin të gjithë listën amë të tyre, për gjithçka që kanë bërë.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, në të cilën ishin u shqyrtuan shumë aspekte të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme me vetëqeverisjen lokale.

Shkup - Sipas Kushtetutës, të gjithë kanë të drejtë të përdorin mjete demokratike për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Por nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar apo në dëm të ligjeve dhe Kushtetutës, atëherë ne si Qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali. Ahmeti se "kjo qeveri nuk do të ketë legjitimitet etnik" dhe se do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre me atë "vendim të padrejtë dhe mospërfillje të legjitimitetit".

Shkup - Dalëngadalë po gjendet zgjidhje për problemin me sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike. Tashmë është shpallur tender për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri në të cilën ato duhet të riparohen dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksionim shpresoj të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë do të insistojmë që sa më shpejt të funksionojnë sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili pati një takim me gazetarët.

Shkup - Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyer për më 4 shtator të këtij viti. Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t'u dërgojë ftesë  në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe Gostivar, përderisa dëshmitari i tretë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë dhe ka kërkuar që të lirohet nga marrja në pyetje për arsye shëndetësore.

Shkup - Boban Nikollovski sot e ka marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë Doganore nga paraardhësi i tij Stefan Bogoev, i cili në këtë pozitë ishte nga qershori i vitit të kaluar. "Zbatimi i masave dhe politikave reformuese për arritjen e rritjes ekonomike të lartë dhe të qëndrueshme, luftimin e krimit dhe shkatërrimin e korrupsionit dhe ekonomisë gri, mjedis të parashikueshëm tatimor dhe rregullator dhe reduktimi i detyrimeve parafiskale për kompanitë si dhe digjitalizimi i plotë dhe Doganat SMART si pjesë e prioriteteve të qeverisë për Maqedoninë inteligjente, janë vetëm një pjesë e synimeve tona", tha Nikollovski, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Doganore.

Shkup -  Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, po përballet me sfida në rritje nga rreziqet natyrore që ndikojnë në jetë, pengojnë rritjen dhe i rëndojmë financat publike. Për t'u përgatitur për këto kërcënime që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të vazhduar me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vendi duhet të ndërmarrë një sërë reformash, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore të titulluar "Rishikimi i financave publike klimatike të Maqedonisë së Veriut".

Shkup - Z. Filipçes i uroj punë të suksesshme, të jenë opozitë konstruktive, të punojnë në interes të qytetarëve dhe atdheut, deklaroi kryeministri Hristijan Mickovski i pyetur për koment për zgjedhjen e djeshme të Venko Filipçes për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Ashtu siç tha, zgjedhja është punë e LSDM-së dhe anëtarësisë dhe se do ta respektojnë vendimin e tyre sepse "nuk duan të përzihen në punët e brendshme të partive të tjera politike".

Shkup - Uji për pije në Shkup është i sigurt tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 stacione matëse në qytet. "Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 24.06.2024 deri më 28.06.2024 merr 197 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 197 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim".

Shkup - Nesër do të mbajë mot me vranësira të  ndryshueshm. Në orët e para të mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtra, bubullima dhe erë të fortë. Gjatë ditës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup - Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për planin e Qeverisë së re për shërbimet e inteligjencës.

Kiev - Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet se po rrit praninë e ushtarëve përgjatë kufirit me Bjellorusinë, duke thënë se raportet janë një "operacion informacioni" nga Minsku me mbështetjen e Moskës, raportojnë mediat britanike.

Tel Aviv - Një funksionar anonim i Ministrisë palestineze së Shëndetësisë në Rripin e Gazës konfirmoi se Izraeli liroi sot 55 palestinezë nga pengjet, mes të cilëve dhe Mohamed Abu Selmija, drejtor i spitalit kryesor Al-Shifa në Gazë, njoftuan mediat amerikane. Abu Selmija është arrestuar në nëntor të vitit 2023 kur forcat izraelite  Spitalin Al-Shifa.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, gjatë vizitës së sotme në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, deklaroi se Hamasi nuk mund të rikuperohet nga operacionet izraelite që shkatërruan armët dhe tunelet nëntokësore të këtij grupi militant palestinez. Galanti vlerësoi se Hamasi nuk ka më mjete për t'u armatosur, për t'u pajisur dhe se nuk mund të sjellë përforcime, transmetoi "Tajms of izrael".

Nju-Jork - Rusia sot e ndërmori kryesimin njëmujor me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB Vasilij Nebenzja paraprakisht deklaroi se për këtë muaj janë planifikuar tre ngjarje kyçe. Seanca e parë e Këshillit të Sigurimit nën udhëheqësinë e Rusisë do të mbahet sot në gjysmën e parë të ditës sipas kohës njujorkeze, ndërsa në të do të miratohet edhe programi i punës për muajin e ardhshme.

Nju-Jork - Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike amerikane kanë përjashtuar mundësinë e zëvendësimit të presidentit Xho Bajden si kandidat i demokratëve pas një debati të dobët dhe u kanë kërkuar anëtarëve të partisë që në vend të kësaj të fokusohen në pasojat e një presidence të dytë të Donald Trampit .

Dyseldorf - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne ka ndarë mendimin e tij për të ardhmen e tij në Premier Ligë.  "Do të kem një verë të qetë. Pas Kampionatit Evropian do të shijoj pushimet, ndërsa më pas do të kthehem në Mançester Siti. Mund të ketë negociata me klubin në muajt e ardhshëm", citohet lojtari nga gazetari Kristof Tere.

QËNDRONI TË LIDHUR