• e mërkurë, 03 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/2 korrik/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot do të takohet me Adela Monika Aksinte, ambasadore e Rumanisë në vend. Sipas paralajmërimeve nga pres shërbimi i Kuvendit, Gashi sot do të takohet edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Shkup - Kjo ndodh kur je adhurues i aktorit të njohur Riçard Gir, ka shkruar ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në "Fejsbuk" pasi dje pas takimit me ambasadorin evropian Dejvid Gir në një deklaratë për mediat bëri një gafë dhe tha se ka pasur një takim të suksesshëm me ambasadorin e delegacionit evropian Dejvid Gir. Në një deklaratë, Murtezani tha se e ka siguruar ambasadorin evropian se vendi është i përkushtuar ndaj agjendës evropiane, që, siç theksoi, vërtetohet edhe me Programi i Qeverisë.

Shkup - Nuk do të pranoj asnjë pozitë në LSDM, por as askush nuk do të më mbyllë gojën, tha në një intervistë për TV 24 deputetja Sllavjanka Petrovska dhe theksoi se për problemet në LSDM gjithmonë do të flasë me zë të lartë. Lidhur me akuzat se procesi zgjedhor në parti ka qenë jolegjitim, kryetari i ri i LSDM-së, Venko Filipçe, konsideron se është fyerje për anëtarët që dikush mendon se mund të ndikojë në mënyrën se si do të votojnë. Filipçe në Top Tema të mbrëmshme në televizionin Telma, akuzat e tilla i quajti jo korrekte dhe nënvlerësuese për anëtarët e LSDM-së.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme do t'i shqyrtojë ndryshimet në propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore, me të cilin, siç paralajmërojnë, do të shfuqizohet institucioni i drejtorit ekonomik në institucionet publike shëndetësore. Kryeministri Hristijan Mickoski, bëri të ditur se masa synon përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e objekteve tona shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe drejtimin e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Shkup - Enti shtetëror për revizion (ESHR) sot e publikoi raportin përfundimtar nga revizioni i kryer për suksesin "Efikasitet i masave për parandalim të ikjes së kuadrove profesionale dhe me arsim të lartë". Sipas raportit të IOM-it për vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut ndidhet në top 20 vendet në botë me emigracionin më të madh jashtë vendit, përderisa sipas vlerësimeve të Bankës botërore, pothuajse 40 për qind e kaudrit me arsim të lartë është larguar nga vendi. Sipas Indeksit të ikjes së trurit të Global Economy, RMV është në vendin e pestë (nga 41 vende evropiane), që qartë tregon se shteti po përballet me humbje të madhe të talentëve.

Shkup - Mos përdorni celular gjatë vozitjes. Çdo telefonatë mund të presë. Tregoni kujdes për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, apelojnë nga KRSKRR. Jeta bashkëkohore nuk mund të imagjinohet pa përdorimin e një telefoni celular. "Por kundrejt avantazheve dhe funksionalitetit, përdorimi i tij gjatë kohës që jeni i përfshirë në trafikun rrugor mund të jetë shkaku i situatave të padëshiruara", theksojnë nga KRSKRR.

Shkup - Nivelet e ujit në shumicën e lumenjve në vend janë më të larta se mesatarja për muajin korrik, tregojnë të dhënat nga matjet që i kryen DPHM. Niveli i Vardarit është më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit pothuajse në të gjitha pikat matëse. Ulje të nivelit të ujit vërehet në lumenjtë Drini i Zi dhe Sateska.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Tiranë - Qeveria shqiptare shpalli dy ditë zie në shenjë nderimi për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili dje në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin universitar në Tiranë. Sot dhe nesër (2 dhe 3 korrik) do të jenë ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë. "Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00. Ditën e njejtë, në orën 13:00, për nder të tij, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet dhe do të ketë një minutë heshtje në tërë vendin", kumtoi Top çanell.

Beograd - Në Bruksel sot do të mbahet raund i ri i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel të kryenegociatorëve. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, deklaroi se do të thërrasë takim të kryenegociatorëve të të dyja palëve me qëllim të që përpunohen hapa konkret për zhbllokim të implementimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Bruksel - Mënyra e vetme që Ursulla fon der Lajen të rizgjedhet kryetare e Komisionit evropian në Parlamentin evropian, është koalicioni që mbeti pas kandidaturës së saj të dakordohet për mbështetje me grupin e Konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ECR), konsideron zëvendëskryeministrit italian dhe ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. "Pa dyshim se Fon der Lajen do ta kalojë votimin, por do të jetë e detyruar të kërkojë mbështetje nga konservatorët dhe besoj se do ta bëjë atë", deklaroi Tajani në intervistën për gazetën "Koriere dela Sera".

Moskë - Ministria e Mbrojtjes ruse sot njoftoi se raketat e tyre "Iskender - M" shkatërruan pesë aeroplanë luftarakë ukrainas SU-27 dhe dëmtuan edhe dy të tjerë në aeroportin Mirhorod, në rajonin e Poltavas të Ukrainës. Ministria publikoi gjithashtu një video nga sulmi, e cila tregon tym dhe zjarr që ngrihet nga aeroporti ukrainas. "Si rezultat i sulmit rus, janë pesë aeroplanë luftarakë aktivë me shumë funksione SU-27, ndërsa dy u shkatërruan", njoftoi Ministria.

Sidnej - Një djalë 14-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me thikë këtë mëngjes në Universitetin e Sidneit, njoftoi policia australiane. Pas sulmit, ndërtesat e universitetit u mbyllën. Ekipet për raste emergjente kanë dërguar një djalosh 22 vjeçar në spital, në gjendje serioze por stabile, kumtoi policia shtetërore e Uellsit të Ri Jugor.

Nju-Jork - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të propozuar nga Kina, të mbështetur nga SHBA-ja, me të cilën u bëjnë thirrje vendeve të pasura të zhvilluara të kapërcejnë hendekun në rritje me vendet e varfra në zhvillim dhe të sigurojnë që ato të kenë mundësi të barabarta për të përdorur inteligjencën artificiale.

 

QËNDRONI TË LIDHUR