• e enjte, 04 korrik 2024
MIA FLESH

15:00/3 korrik/2024

Shkup - Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme që nevojitet për të transformuar vërtet gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, në një institucion që u shërben qytetarëve të saj, që mbron të pafajshmit dhe i dënon ata që mendojnë se janë mbi ligjin, theksoi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, në një konferencë për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit për Vlerësim të BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi sot realizoi takim me të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Në takim, siç kumtoi MPJ, u bë fjalë për dinamikën rajonale dhe gjendjet në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq u cek edhe nevoja për përshpejtim të proceseve eurointegruese, që është në interes të rajonit më të gjerë. Njëherit, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga Sllovenia në rrugën drejt BE-së, si dhe angazhimet e vazhdueshme për stabilitet dhe prosperitet rajonal.

Shkup - Edhe demokracitë më të fuqishme nuk ia dalin të vetme. Kur jemi të bashkaur, jemi më të fuqishëm. SHBA-ja është më e fuqishme dhe jemi mirënjohës që kemi aleatë, miq dhe partnerë si Maqedonia e Veriut, porositi dje mes tjerash ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler në shënimin e 248 viteve të pavarësisë amerikane në Ambasadën në Shkup.

Shkup - Një pjesë  e transportuesve privatë në transportin publik të qytetit në Shkup kërkojnë financa që të vazhdojnë t'u shërbejnë qytetarëve me automjetet e tyre. Deri të premten si paralajmërim do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit dhe më pas do të vendosin se çfarë më tej.  Siç thonë, që nga janari i këtij viti, kur kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve, nuk janë paguar për shërbimin që e ofrojnë.

Shkup - Mësim në gjuhën shqipe në komunën e Çashkës nga shtatori do të ketë nëse mundësohen kushte të mira për nxënësit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në përgjigje të pyetjes nëse ka diskriminim në rastin me SHFK "Todor Janev" në Çashkë ku vitin e kaluar shkollor pati protesta nga prindërit.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Daniell Xhozef Emeri, ambasador i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, ku u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve. Pres shërbimi i Kuvendit njofton se në takimin u bisedua edhe për hapat e ndërmarra të vendit tonë në drejtim të realizimit të qëllimeve të saj strategjike, për të cilat në vazhdimësi kemi mbështetje nga vendet tona mike, përfshirë edhe Australinë.

Shkup - Venko Filipçe e mori funksionin e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski sot në selinë e partisë. LSDM informoi se Kovaçevski ia ka uruar zgjedhjen dhe i ka dëshiruar "sukses të mëtutjeshëm në punë dhe ndërtim të sërishëm të LSDM-së fituese". Filipçe u falënderua për urimet dhe për angazhimin e Kovaçevskit gjatë viteve të kaluara si kryetar i partisë dhe si kryetar i Qeverisë.

Shkup - Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev sot në një konferencë për shtyp theksoi se problem më i madh në Klinikë është mungesa e kuadrit. Ai paralajmëron përpjekje intensive për të tejkaluar problemin. Thotë se ka mungesë në çdo lloj të kuadrit dhe se menjëherë nevojiten rreth 15-të persona, para se gjithash kuadro të rinj sepse mosha mesatare e të punësuarve në Klinikë është mbi 50 vjeç.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka frekuentim të shtuar të automjeteve për dalje nga vendi. Koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Shkup - Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva sot në lidhje me njoftimet për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe reformat në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të saj, tha se nuk e mbështet tezën e përgjegjësisë kolektive. Në konferencën e sotme për progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Misioni i Vlerësimit të BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor, Dameva theksoi se përgjegjësia duhet të  zbulohet dhe të sanksionohet individualisht.

Shkup - Minsitria e Arsimit dhe Shkencës përmes debatit të gjerë me prëfhsirje të prindërve, mësimdhënësve, praktikantëve dhe profesionistëve do t'i qaset ndryshimeve në arsimin inkluziv të fëmijëve me nevoja të posaçme në arsim. Sipas ministres, Vesna Janevska, bëhet fjalë për temë komplekse dhe mjaft delikate e cila do të jetë në fokusin e MASH-it.

Shkup - Edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme,  me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe më  freskët, ndërsa nga e premtja vijon periudhë me diell me vranësira lokale mesatare, njofton DPHM.  Temperatura ditore do të jetë në rritje, ndërsa jetë veçanërisht nxehtë do të jetë të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme.

Strumicë - Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë 30 minuta pas mesnate në autostradën nga qarkorja Gjevgjeli drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë.

Kumanovë - Dy persona, baba e djalë u lënduan gjatë një konfrontimi paradite në lagjen e Kumanovës "Igo Triçkoviq", kumtoi SPB Kumanovë. "Sot në orën 10:40 minuta në SPB Kumanovë është raportiar se në lagjen "Igo Triçkoviq" është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahje ndërmjet babait dhe djalit, në të cilën është përdorur edhe një send i mprehtë. Të dy me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës", informoi SPB Kumanovë. 

Tetovë - Komuna e Tetovës njofton se koha për paraqitjen e kërkesës për kompensim nga stuhia e 23 qershorit do të jetë deri të premten (05.07.2024). Të gjithë qytetarët të cilët kanë dëme në amvisëritë dhe në tokat bujqësore mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmit në Komunën e Tetovës. Kërkesa duhet ta marrin dhe ta dorëzojnë në arkivin e komunës së bashku me një list pronësie/dëshmi pronësie, foto të objektit të dëmtuar, një kopje të letërnjoftimit dhe një kopje të llogarisë së transaksionit.

Bruksel - Anëtaret e NATO-s vendosën të dërgojnë të dërguar special në Kiev, duke zgjeruar kështu praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Aleancës për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.  Funksionari i lartë do të ngarkohet me koordinimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës në terren ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet kundër një pushtimi rus.

Bruksel - Bashkimi Evropian nuk do të përmbushë objektivat e vendosura për vitin 2030 me programin politik "Dekada Digjitale", veçanërisht në fushën e lidhjes dhe zhvillimit të aftësive digjitale, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për gjendjen e zbatimit të kësaj strategjie. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, programi "Dekada Digjitale" synon të përmirësojë digjitalizimin e BE-së deri në vitin 2030, duke vendosur synime të matshme për lidhje, adoptim të teknologjisë digjitale dhe edukimin e fuqisë punëtore.

Bruksel - Komisioni Evropian është mjaftë i qartë në qëndrimin se pranimi i anëtarëve të reja në BE nuk do të shkojë sipas ndonjë kalenderi të caktuar, por do të varet nga përparimi objektiv i vendeve kandidate në plotësimin e kushteve për anëtarësim, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së pë politikë të fqinjësisë, zgjerimit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Ana Pisonero.

Stokholm - Në Suedi ka filluar të zbatohet një ligj i ri që lejon gjyshërit të marrin leje prindërore me pagesë ndërsa kujdesen për nipërit e mbesat e tyre deri në tre muaj gjatë vitit të parë të fëmijës. Parlamenti sudez miratoi dhjetorin e kaluar propozimin e qeverisë për transferimin e ndihmës prindërore. Kjo ndodhë 50 vjet pasi Suedia u bë e para në botë që prezantoi lejen prindërore me pagesë për baballarët, jo vetëm për nënat.

Split - Njëzet e katër të rinjë janë lënduar para një klubi nate në vendpushimin kroat të Adriatikut të Splitit mbrëmë vonë, pasi një mur xhami në hyrje të klubit u thye.  Të lënduarit, prej të cilëve më shumë turistë nga Gjermania dhe Suedia, pritën para klubit për të hyrë. Ata pësuan prerje nga copa xhami që fluturonin, njoftoi sot gazeta lokale "Dalmacia e Lirë", duke cituar burime nga spitali në Split. 

Ankara - Norma vjetore e inflacionit në Turqi është ulur në 71,6 për qind në qershor, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave të Turqisë (Turkstat).  Sipas Turkstatit, inflacioni mujor i çmimeve të konsumit në qershor ka qenë 1,64 për qind, do të thotë nën pritjet dhe është më e ulët se 3,37 për qind në maj. Inflacioni vjetor në muajin maj ka qenë 75,45 për qind.  Norma e inflacionit në vend pritet të ulet në 42,6 për qind në fund të vitit.

Uashington - Në fund të vitit 2023, pjesëmarrja e vendeve të BRIKS në PBB-në globale pas paritetit të fuqisë blerëse u rrit për 0,6 për qind dhe arriti në një rekord prej 35,7 për qind, tregon analiza e të dhënave të Bankës Botërore. BRIKS është themeluar në vitin 2006, ndërsa nga ai vit pjesëmarrja e këtij blloku ekonomik në ekonomi është rritur për 10,2 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR