• e enjte, 04 korrik 2024
MIA FLESH

18:00/3 korrik/2024

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani realizoi takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dypalësh mes të dyja vendeve, me fokus në bashkëpunimin në kuadër të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.

Shkup - Pranim-dorëzimi i pozitës së drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është kryer sot, informojnë nga FSHRMV. Drejtorët e deritanishëm Magdalena Filipovska Grashkoska dhe Asaf Abduramani si u.d. drejtorë, ua dorëzuan detyrën drejtorëve të ri u.d. - Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogo, të emëruar nga Qeveria.

Shkup - Spastrimi etnik i shqiptarëve në institucione që filloi me uljen e përqindjes në Balanser, vazhdon me sektorin e shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Taravari. Sot fakteqësisht u njoftua se drejtori i Klinikës për Toksikologji, i emëruar nga vetë Taravari, ka larguar nga puna 18 shqiptarë. Ndërkohë të punësuar të shumtë në klinikat e tjera, alarmojnë se kanë marrë paralajmërime që shumë shpejtë mund të kenë fatin e njëjtë.

Shkup - BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin e fundit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor për të emëruar, për herë të parë pas shumë vitesh, dy drejtorë vetëm nga komuniteti maqedonas. Ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët nga institucionet më të ndjeshme dhe vitale të vendit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për përjashtimin e tyre nga proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror.

Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot e ka mbajtur takimin e parë dhe koordinimin me grupin e deputetëve të LSDM-së, që, siç kumtuan nga partia, të veprojnë të organizuar dhe fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë takim, shtohet, shënohet aktiviteti i ri politik i partisë. Në takimin, u bisedua për ligjet aktuale, të cilat i ka propozuar Qeveria dhe propozimet për të cilat LSDM-ja është duke punuar dhe do t'i parashtrojë në Kuvend.

Shkup - Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe qasja e koordinuar në zbatimin e politikës fiskale dhe monetare është çelës për sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, konstatuan në takimin e sotëm ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me Vilma Dambrauskiena, ambasadore e Lituanisë me mision special. Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në takim u bisedua për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, me theks në mbështetjen për procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson. Në takim u theksua kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi i marrdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të cilat dy vendet mike i kultivojnë vazhdimisht në tre dekatat e fundit. Siç kumtojnë nga MPJ-ja, u theksuar edhe gatishmëria për avancimin e mëtutjeshëm të miqësisë së ndërsjellë dhe bashkëpunimit afatgjatë në periudhën në vijim.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin spanjoll, Hose Luis Lozano Garsia, ku është shprehur i kënaqur për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë e merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, në të cilin u potencuan marrëdhëniet e mira miqësore dhe partnere ndërmjet dy vendeve, të cilat reflektohen edhe në fushën e arsimit dhe shkencës. Nga MASH sot njoftuan se bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Maqedonia dhe Austria prej vitesh realizojnë pro-jekte bilaterale kërkimoro-shkencore ndërsa janë shkëmbyer edhe përvoja pozitive arsimore.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Republikën e Sllovenisë. Në takim është shprehur kënaqësia për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer miqësor mes dy vendeve, me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.

Shkup - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, për nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë manifestim, morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë, udhëheqës dhe drejtues të institucioneve të ndryshme dhe personalitete nga jeta akademike, politike, diplomatike e shoqërore.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e përsërit qëndrimin me të cilin ndan shqetësimet e BE-së, duke i bërë thirrje Gjeorgjisë të shfuqizojë ligjin për transparencën e ndikimit të huaj. "Lidhur me publikimet e mediave në lidhje me deklaratën e përbashkët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të iniciuar nga Lituania, ku i bëhet thirrje Gjeorgjisë të shfuqizojë ligjin për transparencën e ndikimit të huaj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përsërit edhe një herë qëndrimin të cilin edhe gjatë ditës së djeshme e dorëzoi si përgjigje të pyetjes së një gazetari, se Maqedonia e Veriut ndan shqetësimet e BE-së lidhur me ligjin e përmendur, që është edhe qëndrimi ynë parimor për ligje të ngjashme në vende të tjera, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Shkup - Ambasadori evropian Dejvid Gir sot në Konferencën për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vlerësues të BE-së nga Këshilli Gjyqësor, theksoi se shpërbërja e shpallur e KGJ-ja, si dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, është një ndërhyrje diskrecionale në pavarësinë e gjyqësorit dhe theksoi se nëse kjo ndodh do të shkaktojë shqetësim serioz në Bashkimin Evropian.

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit, Kamil Kasiev. Siç informon Kabineti i saj, në takim kanë biseduar për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme që janë me interes të ndërsjellë për të dyja vendet. 

Shkup - Metju Flanes, Këshilltar politik në Ambasadën Amerikane në Shkup ka vizituar sot Institutin e Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast drejtori Prof. dr.. Skender Asani e informoi diplomatin amerikan me veprimtaritë që ka zhvilluar dhe do të zhvillojë në të ardhmen ky Institut si dhe me impaktin që ka puna kërkimore-shkencore në krijimin e ambientit për një shoqëri të lirë e pa paragjykime.

Shkup - Me formimin e Qeverisë jolegjitime, shqiptarër çdo ditë po humbin drejtoritë më me peshë në vend. Pas Agjencionit për Zbulim, ku u shkarkua drejtori shqiptar dhe u emëruan edhe drejtori edhe zëvendës drejtor maqedonas, sot e njëjta ndodhi edhe me Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në këtë institucion që është në sektorin e Arben Taravarit, sot morën detyrën dy drejtorë të rinjë, që të dy maqedonas, duke shkarkuar dy ish drejtorët njëri prej të cilëve ishte shqiptar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Timco Mucunski, ka zhvilluar sot takim me ambasadoren e Rumanisë, Adela Monika Aksinte, në të cilin, siç bën me dije MPJA-ja, janë konfirmuar marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes dy vendeve “të cilat edhe në të ardhmen do të përmirësohen  dhe thellohen, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik”.

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri dhe koordinatorja universitare për Erasmus +, Mr. Sc. Shpresa Ademi, pritën në takim Rektorin e Universitetit Burdur Mehmet Akif Ersoj, Prof. Dr. Hyseyin Daglar dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij universiteti Prof. Dr. Oguz Gursoj.

Gostivar - Në kuadër të projektit "Lidhje të rajoneve" në komunën e Gostivarit dhe komuna e Vitisë, do të përmirësohet infrastruktura dhe kushtet e jetesës për afër njëqind e tridhjetë mijë banorë. Në prezantimin e sotëm në Gostivar, u tha se në fund të vitit të ardhshëm duhet të ndërtohen disa kilometra shtigje për këmbësorë rreth brigjeve të lumenjve Vardar dhe Morava, ura për këmbësorë, gropa për pastrimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

Athinë - Nuk duhet të ekzistojnë vështirësi dypalëshe shtesë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe pres që Athina ta mbështesë këtë propozim, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shalenberg, duke folur për perspektivën e BE-së në rajon, pas takimit me shefin e diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis, i cili nga ana e tij mes tjerash, edhe një herë i përsëriti qëndrimet e Greqisë lidhur me vendin tonë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) në mbledhjen e sotme emëroi tre gjykatës dhe një avokat në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, si pjesë e rimëkëmbjes së pjesëshme të përbërjes së saj për vitin 2024.

Bruksel - Anëtarët e NATO-s u dakorduan të financojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën me 40 miliardë euro për vitin e ardhshëm, deklaruan dy diplomatë perëndimorë për mediat perëndimore. Diplomatët europerëndimorë deklaruan se liderët e aleancës do ta nënshkruajnë atë obligim javën e ardhshme gjatë samitit në Uashington.

Kabul - Një zëdhënës i talebanëve në pushtet në Afganistan deklaroi se dy amerikanë janë arrestuar në vend dhe se Kabuli ka diskutuar për "shkëmbimin" e tyre për afganët e mbajtur në qendrën e paraburgimit amerikan në Guantanamo, transmetuan mediat franceze.

Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot nga bashkësia ndërkombëtare përsëri kërkoi mbrojtje më të madhe kundërajrore dhe miratimin e sulmeve ndaj territorit rus. Apeli i tij vijoi pasi në sulmin me raketa dhe dronë në qytetin Dnjepër në Ukrainë kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa 34 janë plagosur. Gjatë sulmit janë dëmtuar kopshte, shkolla dhe një spital.

Kiev - Ukraina ka marrë mbi 2,2 miliardë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaroi sot kryeministri ukrainas, Denis Shmihal. Ai shtoi se kësti është pjesë e programit vijues kreditor prej rreth 15 miliardë euro dhe do të përdoret për të financuar pagesat vitale të Qeverisë, siç janë shpenzimet për ndihmnë sociale dhe pagat e nëpunësve civilë, duke përfshirë mjekët dhe arsimtarët.

Moskë - Deputetët rusë sot votuan suspendimin e pjesëmarrjes së Moskës në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke e vlerësuar si "antiruse dhe diskriminatore". Të dy dhomat e Parlamentit rus - Duma shtetërore dhe Këshilli i Federatës - njëzëri votuan për ndërprerje të pjesëmarrjes në këtë organizatë gjatë seancave të sotme.

Talin - Politikanja estoneze Kaja Kallas do të përballet me detyra të rënda në vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kur në vjeshtë do ta zëvendësojë spanjollin Zhozep Borelin si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, bëjnë të ditur bashkëbiseduesit nga "Juropian Uestern Ballkan" (EVB).

Uashington - Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris sot e hodhi poshtë idenë se presidenti Xho Bajden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi kongresmeni demokrat Llojd Doget nga Teksasi i bëri thirrje të largohet nga gara pas performancës së "keqe" në debatin javën e kaluar.

QËNDRONI TË LIDHUR