• e premte, 05 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/4 korrik/2024

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në urimin drejtuar presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin e saj personal dërgoi urime për prosperitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm të SHBA-së dhe, siç shkruante ai, "për mirëqenien e popullit mik amerikan".

Shkup - Presidentja e shtetit dhe komandante supreme  e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do ta vizitojë Shtamadhorinë  e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Pas pritjes zyrtare para MInistrisë së Mbrojtjes, në vazhdim është takimi i Siljanovska-Davkova me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefin e Shtamadhorisë gjeneralnënkolonelin Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës dhe me drejtues të lartë në Ministri. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me këshilltarin special për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Gashi shprehi mirënjohjen për përpjekjet e Sllovenisë të emërojë përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar kështu përkushtimin e saj për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov i dërgoi një mesazh urimi ambasadores së SHBA-së, Angela Prajs Ageler, me rastin e 4 korrikut - Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ta kultivojmë edhe më tej miqësinë e madhe, të përballemi së bashku me sfidat serioze të sotme dhe të punojmë në partneritet për të krijuar një të ardhme më të mirë, paqe dhe zhvillim", shkruan në urimin e Filkovit.

Shkup - Qytetarët kanë arkëtuar 443 milionë denarë (mbi 7,2 milionë euro) nga sigurimet e jetës në pesë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare të dorëzuara nga gjashtë kompanitë e sigurimeve të jetës në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS). Në këtë periudhë pesë mujore, mbi 2.500 qytetarë kanë marrë kompensim për dëmet që janë mbuluar me policat e sigurimit të jetës të lëshuara nga pesë kompani të sigurimit të jetës.

Shkup - Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117  sanksione,  prej të cilave 10 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Athinë - Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe mot i lig i shoqëruar me frekuentim të shtuar të vetëtimave dhe breshrit, priten gjatë ditës së sotme në disa rajone të Greqisë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente, dje, në pjesën veriore të vendit ishte dërguar porosi paralajmëruese, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Porosi paralajmëruese për dukuri intensive të motit (breshër, vetëtima, mot i lig) nga orët e hershme të mëngjesit deri në mesditën e 4 korrikut 2024. Kufizoni lëvizjet tuaja gjatë dukurive dhe ndiqni udhëzimet e kompetentëve", ishte porosia e dërguar drejt të gjithë atyre që ndodhen në Selanik, Halkidiki, Katerini, Kavalla dhe të tjera.

Astanë - Presidenti kinez, Si Xhinping u bëri thirrje Kinës dhe Rusisë të vazhdojnë me harmonizim të strategjive zhvillimore dhje koordinimit strategjik ndërkombëtar dhe të mbeten të përkushtuara në marrëdhëniet miqësore në këtë situatë të vështirë në botë. Në takimin me presidentin rus, Vlladimir Putin para takimit të 24-t të Këshillit të shefave të shteteve të Organizatës së Shangait për bashkëpunim (OSHB) në Astanë, Si theksoi se Putin ka realizuar vizitë të suksesshme shtetërore në Kinë, gjatë muajit maj, duke thënë se të dy palët punojnë së bashku për planet dhe aranzmanet për zhvillim të ardhshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Nju-Delhi - Reshjet e rrëmbyeshme monsunike të shiut shkaktuan vërshime të mëdha, rrëshqitje të dheut dhe rrënim të shtëpive në Indinë verilindore, të cilat goditën pothuajse 1,5 milion njerëz. Siç transmetoi DPA, duke iu referuar autoriteteve lokale për menaxhim me katastrofa, deri më tani jetën e kanë humbur mbi 50 persona. Në Asam, shtetin më të madh në rajon, janë paraqitur 46 raste të vdekjes prej fillimit të sezonit të monsuneve në qershor, ndërsa 1,2 milion njerëz janë goditur nga ngjarje lidhur me reshjet.

QËNDRONI TË LIDHUR