• e premte, 05 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 4 korrik / 2024

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në RMV, Dejvid Gir. Siç informojnë nga MMJPH, në takim u shtjelluan disa tema aktuale si lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, shteti i së drejtës, ndryshimet kushtetuese dhe sundimi i ligjit. "Gjithashtu, në takim u fol rreth stabilitetit të përgjithshëm dhe frymës europiane të Qeverisë së re", thonë nga MMJPH.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese, Matej Zakoshnjek, në të cilin u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkësisë Transportuese që është në përputhje me procesin e filluar të integrimit në strukturat evropiane, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. 

Shkup - Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Krizat sot u mbajt seancë konstituive e Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, në të cilën morën pjesë anëtarët, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe udhëheqësi i grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtor i QMK-së, Stojançe Angelov. Në seancë mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu, në të cilin ka shprehur bindje se vendi është i angazhuar fuqishëm për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh me Greqinë, para së gjithash si partnerë dhe aleatë në NATO.

Shkup - Irena Aleksioska Palestiev është drejtoreshë e re Klinikës universitare për gjinekologji dhe obstretrikës (KGJO) në Shkup, konformoi ajo për MIA-n. Ajo ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në UCM në vitin 2006. Specializimin për gjinekologji dhe obstretri e ka mbaruar në vitin 2012 në KGJO, ku ka dhe përvojë shumëvjeçare pune, nga viti 2007.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë. Në takim, siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit, u shpreh kënaqësia nga takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy shteteve mike dhe të afërta, të cilat nuk kanë çështje të hapura reciproke.

Shkup - Ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve tonë strategjik janë udhërrefyes si duhet të arrijmë deri tek anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE. Maqedonia e Veriut nuk është në një planet tjetër, por pjesë gjeografike, kulturore, sociale dhe politike perëndimore. Ndjejmë keqardhje që VMRO po rikthehet si me kuadro, si me politika në kohën e Gruevskit. Nga ana tjetër, na vjen mirë që kjo fytyrë e vërtetë dhe e pareformuar e VMRO-së do i senzibilzojë krejt ato faktorë që për pak desh harruan nga vijnë këto njerëz.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Kshishtof Gzhelçik. Në takim, siç bëri të ditur MPJ, ministri Mucunski është falënderuar për angazhimin gjithpërfshirës dhe kontributin aktiv në drejtim të fuqizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Njëherësh, e ka theksuar rëndësinë që vendi e jep në zhvillimin dhe kultivimin e marrëdhënieve gjithpërfshirëse dhe bashkëpunim me Poloninë, të cilat bazohen në miqësinë e thellë dhe vlerat e ndara.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot u takua me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, me të cilin ishin shkëmbyer mendimet për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, ministri Durmishi ka shprehur pritje se trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Holandës në vend, Dirk Jan Kop, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në vend në periudhën e kaluar, e veçanërisht për mbështetjen nga Holanda për zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, si dhe në të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore dhe të proceseve demokratike.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot, në kuadër të seancës së 3-të, me 10 vota "për" dhe një "kundër" i ka mbështetur kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për të marrë apanazhë pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk kërkoi fjalë, për shkak se pika është vendosur menjëherë në votim dhe u miratua.

Shkup - Me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i dërgoi mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Majk Xhonson.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhaku, ndërsa në fokus të diskutimit ishte statusi i proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet e agjencive të OKB-së në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së prioriteteve reformuese të vendit.

Shkup - Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria për MIA-n. Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot kanë realizuar takim pune me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir.

Shkup - Mjeku Zllate Mehmedoviq do të jetë drejtori i ri i Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup. Konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka, por burime të njoftuara mirë për MIA-n konfirmuan se Mehmedoviq do të emërohet në këtë funksion.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson dhe atasheun e mbrojtjes nënkolonel Eduard Xhon Grin, në të cilin ishte konluduar se bashkëpunimi në mbrojtje është në nivel të lartë dhe se do të vazhdojë të zhvillohet, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e Serbisë, Nevena Jovanoviq, ku u konstatua se të dy vendet kanë dhe kultuvojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin tregtar.

Shkup - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot  dhanë mbështetje që Marina Dimovska të zgjidhet sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dimovska është politikologe e diplomuar dhe magjistre e shkencave ekonomike nga sfera e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend nga viti 2009.

Shkup - Përmirësim të cilësisë së shërbimeve në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, përforcimi i kontrolleve inspektuese në pjesën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtja shëndetësore e kafshëve, mirëqenia e tyre dhe shëndeti publik veterinar, paralajmëron drejtori i ri i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov. 

Dibër - Shfrytëzuesit nga Dibra, fshati Sellokuq, Spas, Banishtë dhe Krifca, si dhe pika kufitare "Bllato", nesër (5 korrik) nga ora 9:40 deri në orën 15:00 do të jenë pa energji elektrike, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat - Dibër. Prej aty shtojnë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, sipas EVN-së, është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Strugë - Për shkak të defektit, uji në fshatin Radozhdë nuk është i pijshëm, kumton Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Strugë. Qendra për shëndet publik Ohër, sipas drejtorit Sasho Toçkov, konstatoi se uji në ujësjellësin në Radozhdë, me të cilin menaxhon NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Strugë, nuk ka mjet dezinfektues, gjë që paraqet rrezik potencial për përdoruesit.

Prishtinë - Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode thotë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje, nëse të dy vendet dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në publikimin në faqen e tij në platformën "X" (Tuiteri i mëparshëm), Rode porositi se që të rrumbullaksohet me sukses ky proces, të domosdoshme janë vendime të guximshme nga të dy palët.

Tiranë - Investimet e huaja direkte në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme, të mbështetura sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë, njoftoi ATSH. Banka e Shqipërisë sot bëri të ditur se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23 për qind.

Gjevgjeli - Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe kryetarin e Gjevgjelisë, Andon Saramandov, e lëshuan në përdorim bulevardin e ri drejt Vendkalimit kufitar "Bogorodicë" dhe e shënuan fillimin e rikonstruimit të sallës sportive "Partizan" në Gjevgjeli. Kryetari i Gjevgjelisë, Andon Saramandov, theksoi se sot në Gjevgjeli është shënuar fillimi dhe fundi i dy investimeve kapitale - bulevardi i ri dhe rinovimi i sallës sportive. 

Paris - Policia franceze po zbaton një ndërhyrje në Pallatin e Versajës, raportojnë mediat franceze. Është urdhëruar evakuimi, por sipas burimeve policore nuk bëhet fjalë për sulm terrorist. "Forcat e sigurisë janë në terren. Largohuni nga hapësirat dhe ndiqni udhëzimet e organeve kompetente", thuhet në profilin e institucionit zyrtar në rrjetin social X. Figaro publikoi se, sipas burimeve policore, nuk bëhet fjalë për opreacion lidhur me terrorizmin.

Berlin - Armata gjermane ka nënshkruar kontratë me vlerë 2,1 miliardë euro me Erbasin për gjeneratën e ardhshme të satelitëve ushtarak të komunikimit, të quajtur "SatcomBw 3", kumtoi sot Erbas. Kontrata përfshin menaxhimin e projektit për dy satelitë, "si dhe segmentin tokësor (stacionet për pranim), lansim dhe punë për 15 vjet", thuhet në kumtesë.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot deklaroi se nuk është i mundur armëpushim para fillimit të negociatave paqësore me Kievin. "Thjesht nuk mund të shpallim tani armëpushim me shpresën se pala tjetër do të ndërmarrë disa hapa pozitivë", theksoi Putin. Ai shtoi se është e nevojshme që Ukraina të pranojë të ndërmarrë hapa që janë të pakthyeshëm dhe të pranueshëm për Rusinë.

Mançester - Trajneri i Mançester Junajted, Erik ten Hag, ka nënshkruar kontratë të re me klubin, publikoi faqja zyrtare e ekipit nga "Old Traford". Kontratat e re me trajnerin 54-vjeçar vlen deri vitin 2026. Paraprakisht kontrata e holandezit ka skaduar në fund të sezonit 2024/25.

QËNDRONI TË LIDHUR