• e premte, 05 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 4 korrik / 2024

Shkup - Presidentja dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, sot e ka realizuar vizitën e saj të parë zyrtare në Shtatëmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, me ç'rast ka realizuar takime me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, si dhe me gjeneralët në Armatë dhe persona udhëheqës në Ministri.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka më pak përvojë prej  shtetari se presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri grek Kirijakos Micotakis, por se duhet të mësohen me politikën e re këtu, e cila mbron interesat e qytetarëve të Maqedonisë. Të dy i porositi  se "ne jemi një popull i vogël dhe paqësor i gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë", por se "bashkëpunimin e shohim si një rrugë me dy drejtime, jo një rrugë njëkahëshe".

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot mbajti takim pune me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni dhe dr. Teklu Tesjafe ekonomit i lartë për bujqësi në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 31-vjeçarit banor i fshatit Gërçec për veprën penale - Rrezikim të sigurisë nga neni 144 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 4, si dhe paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal.

Shkup - Kërkesat e sindikatave për rritje të rrogës minimale dhe gjetjes së zgjidhjes me odat, tregtarët, eksportuesit dhe prodhuesit e ushqimit për stabilizim të çmimeve do të jenë prioritetet e ministrit të ri të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot shprehi gatishmëri të bisedojë me ekspertë, por edhe me ambasadorët për reformën e paralajmëruar lidhur me Këshillin gjyqësor dhe me Këshillin e prokurorëve publik. Disa nga ambasadorët dje shfaqën vërejtje për paralajmërimin për shpërndarjen e tyre.

Shkup - Hipokrizia e Ahmetit dhe Selës nuk ka kufi. Gjatë ditës, drejtori i tyre në largim i FSSH-së i përshëndeti me buzëqeshje dhe u fotografua me drejtorët e rinj, ndërsa pasdite BDI-ja opozitare gjoja mendoi të shqetësohej për harmoninë ndëretnike dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Me fjalë të tjera, ata qajnë sepse largohen nga institucionet, humbasin privilegjet dhe janë nën kërcënimin e auditimit të punës së tyre.

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat i komentoi rezultatet e regjistrimit në Shqipëri, theksoi se qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së kanë lënë hapësirë të zbrazët për propagandë të huaj.

Shkup - Në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore u bë pranim-dorëzimi i funksionit mes u.d. drejtor i sapoemëruar, Koce Trajanovski dhe drejtorit të deritanishëm, Ejup Rrustemi. Që të dy për këtë akt informuan në rrjetin social "Fejsbuk".  Trajanovski falënderoi për besimin e dhënë nga kryetari i Qeverisë për ta udhëhequr këtë ndërmarrje publike dhe paralajmëroi se do të punojë në realizimin e sa më shumë projekteve.

Shkup - Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjellet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, "të turbullta" dhe "të qarta".

Shkup  - Mjekja Sonja Nikollova është drejtoresha e re e Institutit të Radiologjisë, konfirmuan për MIA-n  nga Ministria e Shëndetësisë.  Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ndërruar disa drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, ndërsa ka paralajmëruar disa të tjerë deri në fund të javës.

Shkup - Mirëmbajtja e rrugëve kryesore dhe rajonale është në rrezik për shkak të sfidave serioze financiare të Ndërmarrjes Publike, thuhet në raportin përfundimtar të auditimit të “Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtjen e Rrugëve Kryesore dhe Rrugëve Rajonale” të publikuar sot nga Enti Shtetëror i Revizionit, pas auditimit të pasqyrave financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së NP-së për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale - Shkup, për vitin 2022.

Strugë - Vetëm një plazh në bregun e Strugës ka shpëtimtarë të trajnuar në ujëra të hapura, interes nga koncesionerët pothuajse edhe nuk ka, konfirmoi për MIA-n Adhurime Dauti, sekretare e Organizatës Komunale e Kryqit të Kuq - Strugë, nëpërmjet së cilës bëhet angazhimi  i shpëtimtarëve të licencuar të ujit.

Paris - Në Francë të dielën do të shpërndahen 30.000 policë dhe xhandarë, gjatë kohës së rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, prej të cilëve 5.000 do të jenë në Paris, për shkak të rrezikut nga trazirat, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen. Darmanen tha se ka frikë se në ditën e zgjedhjeve, 7 korrik, "ultra të majtët" ose "ultra të djathtët" mund të krijojnë "trazira", transmeton Figaro

 Astana - "Organizata për Bashkëpunim të Shangait (SCO) sot nga samiti në Astana do të thërrasë për krijimin e një rendi të drejtë botëror multipolar", tha presidenti rus Vladimir Putini duke e përdorur një frazë të drejtuar kundër hegjemonisë së SHBA-së, të cilën ai e dënon ashpër.

QËNDRONI TË LIDHUR