• e enjte, 13 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 12 qershor/ 2024

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, në margjinat e konferencës për rindërtim të Ukrainës, që mbahet në Berlin.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin në margjinat e Konferencës për rindërtimin e Ukrainës realizoi takim me Barbara Rambusek, drejtore për inkluzivitet gjinor dhe ekonomik në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Shkup - Të martën, më 18 qershor, në Kuvend do të dorëzohet lista zyrtare e anëtarëve të qeverisë së re, ndërsa të dielën, më 16 qershor, VMRO-DPMNE do të mbajë seancat e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror, në të cilat do të përcaktohet lista e anëtarët e rinj të qeverisë nga Koalicioni "Maqedonia juaj", informon sot mandatari Hristijan Mickoski.

Shkup - Vendosja e politikës monetare është e përshtatshme për kushtet në ekonomi. Me këtë norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin 6.30%, ndërsa norma e interesit të depozitave njëditore dhe 7-ditore në nivelet 4.20% dhe 4.25%, në mënyrë adekuate, vlerëson Këshilli ekzekutiv për politikë monetare të Bankës Popullore në seancën e djeshme ku u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë globale dhe vendore dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendore në kuadër të përcaktimit të politikës monetare.

Shkup - Mandatari Hristijan Mickoski sot deklaroi se për të, ish ministri i Financave Zoran Stavreski është ekspert i nivelit të lartë, por çështja për emërimin e tij për guvernator të Bankës Popullore as nuk ka qenë në rend të ditës, as për këtë çështje nuk u diskutua. Ai këtë e deklaroi para Seancës së gjashtë të Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së njësive të vetqeverisjes lokale, duke iu përgjigjur pyetjes nëse VMRO-DPMNE-ja do ta propozojë Stavreskin për guvernator të BP-së.

Shkup - Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen dhe këtu nuk kemi kurfarë dileme, por ajo është rrugë dykahëshe, deklaroi mandatari për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve të komentojë rekomandimet nga SHBA-ja dhe Franca për t'u respektuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Shkup - Reforma në gjyqësi dhe në Këshilli Gjyqësor do të ketë, por së pari t'i dëgjojmë edhe mendimet e ekspertëve dhe ç'farë vendime do të marrin, sepse mendimet e tyre janë gjithmonë të mirëseardhura, theksoi sot mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, i cili para takimit me kryetarët e komunave të Asamblesë së Përgjithshme të BNJVL-së në Shkup, u përgjigj në pyetjet për reformat në Këshillin Gjyqësor dhe si e komenton deklaratën e ministrit aktual të Drejtësisë, Krenar Lloga se në gjyqësi nevojiten reforma, i cili dërgoi kritika për propozimin e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor.

Shkup - Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe jostabil, nesër në orët e mbrëmjes dhe të premten, në më shumë vende do të ketë mot jostabilit me reshje të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitjes së breshrit, kumton DPHM-ja.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot, nesër dhe pasnesër (12, 13 dhe 14 qeshor 2024) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

Shtip - Një inspektor i punës ka qenë në terren për të kryer ekspertizë pas fatkeqësisë së dy punëtorëve në vendet e punës në Probishtip ku njëri ka ndodhur në minierë, ndërsa i dyti në fabrikën e akumulatorëve. Nga Inspektorati shtetëror i punës sot për MIA-n thanë se janë në pritje të raportit nga inspektori, pas së cilës do të dinë se si të veprohet më tej.  Sipas informacioneve të MPB-së fatkeqësitë kanë ndodhur në minierën për plumb dhe zink në fshatin Dobrevë dhe në fabrikën e akumulatorëve në Probishtip.

Prishtinë- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës me nderime shtetërore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani doli për ta pritur homologun e saj para Presidencës, ku u intonuan himnet e dy shteteve nga orkestra e Forcave të Sigurisë së Kosovës. 

Prishtinë  - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova meriton anëtarësim në NATO, 25 vite pas çlirimit me ndihmën e kësaj aleance ushtarake, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në fjalimin e saj në Kuvend në seancën solemne me rastin e Ditës së çlirimit, Osmani tha se çlirimi i Kosovës në vitin 1999 nuk ishte thjeshtë fitore ushtarake dhe kapitullim i Serbisë millosheviqiane, por ishte triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë dhe të mirës kundër së keqes.

Prishtinë - Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq deklaroi se arkitektura e kufijve në rajon ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, por se "ende ekzistojnë kërcënime dhe rreziqe nga të ashtuquajturit projekte megashtetërore". Mesiq, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 25 vjetorit të çlirimit tha se "Bashkimi Evropian është shtëpia e përbashkët e rajonit, ndërsa NATO ombrellë e përbashkët e sigurisë dhe ekonomisë".

Tiranë - Kompania shqiptare "Timak" e kompletoi automjetin e parë të blinduar i cili do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris. Në prezantimin e prototipit, të dizajnuar nga disenjatori shqiptar Grigor Andoni, thuhet se emri i makinës së parë të këtij lloji është “SHOTA”.

Athinë - Mundësitë për zgjerim, thellimi dhe forcimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të shqyrtohet nga delegacionet e biznesit të dy vendeve në takimin e nesërm në Odën e Tregtisë dhe Industrisë në Selanik (EVET), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel – Komisioni Evropian sot miratoi Planin e përbashkët për implementimin e Paktit për migracionin dhe azilin i cili përcakton hapat kyç që duhet të ndërmerren nga shtetet anëtare për vendosjen e kapaciteteve ligjore dhe operative për zbatimin me sukses të pakos së re të akteve legjislative në dy vitet e ardhshme deri në mesin e vitit 2026.

Vjenë - Qeveria e Austrisë sot kumtoi se zgjedhjet parlamentare në atë vend do të mbahen me 29 shtator. Kjo vjen pas fitores së ngushtë të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë ndaj Partisë Popullore konservatore të kancelarit Karl Nehamer në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në të cilën partitë politike të ekstremit të djathtë arritën rezultat të madh.

Çarlston - Udhëtimet në grup pa alkool dhe bujtjet pa alkool janë oferta të zakonshme udhëtimi në mbarë botën, por disa destinacione janë natyrisht më të mira për "udhëtarë të kthjellur" se sa të tjerët. Evropa në fakt ka gjashtë nga 10 vendet në top listë. Dhjetë vendet më të mira për udhëtarët të cilët nuk pinë alkool janë: Islanda, Italia, Norvegjia, Danimarka, Japonia, Zvicra, Australia, Singapori, Zelanda e Re dhe Holanda. 

Gazë - Përgjigja e Hamasit për marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gazë "hap rrugë të gjerë" për arritjen e marrëveshjes, tha Izat al Rishk, anëtar i krahut politik të Hamasit. Përgjigja e lëvizjes është "me përgjegjësi, serioze dhe pozitive", shtoi Al Rishk. "Hamasi e pranon rezolutën e KS të KB-së për armëpushim dhe është i gatshëm të negociojë për hollësira", deklaroi të martën funksionari i grupit Sami Abu Zuhri, duke theksuar se punë e Uashingtonit është ta detyrojë Izraelin t'i përmbahet zbatimit të saj.

Kuvajt  - Së paku 35 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Kuvajt, bëjnë të ditur mediat e atjeshme. Janë lënduar 15 persona, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit në rajonin jugor të Mangafit.

QËNDRONI TË LIDHUR