• e premte, 21 qershor 2024
MIA FLESH

13:00 / 13 qershor / 2024

Shkup - Kryesuesi i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi seancën plenare të Takimit Ministror, i cili mbahet në kuadër të kryesimit tonë njëvjeçar me Procesin, nën moton "Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”.

Shkup - Investimet në të gjitha sigurimet jo-jetë për pesë muajt e parë të vitit (janar-maj) kanë kaluar 5,5 miliardë denarë (89,6 milionë euro). Vlera e investimeve në sigurimet tek qytetarët, institucionet dhe kompanitë këtë vit është rritur me 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të dorëzuara pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga shoqëritë e sigurimeve jo-jetë.

Shkup - Ministria e drejtësisë sot kumtoi se grupi punues i detektoi dobësitë  e Ligjit aktual të prokurorinë publike. Pjesa më e madhe  e tyre i referohen procedurës disiplinore, shkarkimit të prokurorëve publikë, krijimit të rrjetit të prokurorisë publike, kompetencave, por edhe kuptimit të parimeve të hierarkisë dhe subordinimit.

Shkup - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se në pajtim me ligjin për festat e RM ("Gazeta zyrtare e RM, nr 21/98 dhe 18/07), 16 qershor 2024 (e diel), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit është ditë jo pune për qytetarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Në numrin e emergjencës - 112, mbrëmë është paraqitur sulm nga një ari ndaj deleve në komunën e Gostivarit, informojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Tiranë - Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit, është shënuar ulje e pagave në sektorin publik dhe privat në krahasim me fundin e vitit 2023.

Romë - Liderët e G7 po tubohen në Itali për takim treditor, ku pritet të dominojnë temat për luftërat në Ukrainë dhe Gazë, si dhe tensionet në rritje të marrëdhënieve me Kinën në fusha të tilla si tregtia dhe siguria, raportoi DPA.

Luksemburg - Ministrat evropianë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do të diskutojnë për planet për zgjatjen deri në mars të vitit 2026 të rregullave emergjente për t'u siguruar mbrojtje njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, njoftoi DPA. Planet po diskutohen në një takim dyditor që nis sot në Luksemburg.

Bruksel - Tetë ministra të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që BE-ja t'u ndalojë diplomatëve rusë lirisht të lëvizin nëpër bllokun dhe t'i kufizojë në vendet ku janë akredituar. Kjo thuhet në letrën deri te shefi për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borrel.

Bruksel - Anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të ndërmarrin aksione më të ashpra kundër spiunëve rusë në vendet anëtare të Aleancës, si përgjigje të fushatës së Moskës me aktivitete armiqësore, të cilat përfshijnë akte sabotazhi dhe sulme kibernetike, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Uashington - G7 arriti përparim "shumë të mirë" në shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për Ukrainën dhe liderët shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje sot në Samitin në Itali, kumtoi Shtëpia e Bardhë. "Marrëveshja pritet kur liderët, duke përfshirë dhe presidentin amerikan, Xho Bajden, do të ulen të diskutojnë me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski", deklaroi këshilltari për siguri nacionale, Xhejk Salivan.

QËNDRONI TË LIDHUR