• e diel, 29 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 20 qershor/ 2024

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristian Mickoski sot deklaroi se në seancën kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re pret debat konstruktiv dhe se duhet të përfundojë për dy ditë gjegjësisht deri të dielën në mesnatë. Koalicioni qeveritar i përbërë nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe ZNAM, siç tha, bashkohet rreth katër shtyllave edhe atë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, përmirësimi i standardit të qytetarëve, përshpejtimi i procesit të integrimeve evropiane dhe zhvillimi i barabartë. "Ekzistojnë katër shtylla rreth të cilave bashkohet koalicioni qeveritar. E para është më e rëndësishme - lufta kundër krimit dhe korrupsionit, e dyta përmirësimi i standardit të qytetarëve gjegjësisht situata ekonomike në tërësi, e treta përshpejtimi i procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë si shtet dhe e katërta kuptohet se është zhvillimi i barabartë, përshpejtimi i procesitët të decentralizimit etj", tha Mickoski.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristian Mickoski lidhur me përdorimin e emrit kushtetues sot përsëriti se pozicioni i tij është i qartë dhe për të askush nuk duhet të ketë dilemë dhe se është i përgatitur të argumentojë dhe të debatojë lidhur me të. I pyetur për komentin ndaj deklaratës së kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis se "kryeminitri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në pozitë mjaft të papëëlqyeshme, kur do të takohemi në Samitin e NATO-s", Mickoski tha se po përgatitet dhe se do të dëshironte ta shohë atë sfidë duke i kujtuar deklaratat se deri më tani duhej të fillonte ratifikimi i protokollit për hyrje të Maqedonisë në kuadër të BE-së.

Shkup - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konsideron se nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike prej 1 korrikut dhe thotë se pret që Komisioni rregulaltor për energjetikë të jellë vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve, ndërsa krahas kësaj pret edhe qeveria e re ta revidojë vendimin e qeverisë teknike me të cilin është rritur çmimi me të cilin EMV ia ofron rrymën furnizuesit universal dhe është zvogëluar përqindja e mbulimit të nevojave të tregut rregullator.

Shkup - Një grup deputetësh nga koalicioni "Maqedonia Jote" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot në Kuvend  ka dorëzuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjetikë me procedurë të shkurtuar me çfarë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, informon në konferencë për media në Kuvend mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Shkup - Ministria e Ekonomisë, në përputhje me Ligjin për praktika të padrejta tregtare, tashmë ka miratuar listën e produkteve që duhet të kontribuojnë shtresë për uljen e inflacionit, veçanërisht në pjesën e produkteve ushqimore bazë , informoi ministri resor, Kreshnik Bekteshi.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale të dy vendeve, mundësitë për bashkëpunim në disa fusha me interes të ndërsjellë, si dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal në drejtimin të ballafaqimit me sfidat në lidhje me sigurinë rajonale dhe integrimet evropiane. Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve të cilat karakterizohen me mirëkuptim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Ajo theksoi se ka interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik duke shfrytëzuar mundësitë dhe potencialet për rritjen e këmbimit tregtar, si dhe avancimin e mëtejshëm të dialogut politik.

Shkup - Me ftesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska prezanton përvojat pozitive nga vlerësimi i transparencës së Bankës Popullore në përputhje me standardet më të fundit të transparencës së FMN-së. Në aktivitetin e cila mbahet në Institutin e Vjenës morën pjesë edhe ekspertë të FMN-së dhe Bankës Qendrore të Zvicrës, njofton Banka Popullore. Nga aty shtojnë se FMN në Raportin e vlerësimit të transparencës ka konstatuar se Banka Popullore praktikon nivel të lartë të transparencës. Kjo, thonë nga Banka Popullore, kontribuon në besimin e lartë të publikut tek ky institucion, duke ruajtur pavarësinë dhe efektivitetin e politikave të tij.

Shkup - Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në mënyrë solemne sot organizoi Absolventiadën 2024 ku përcolli gjeneratën e gjashtë të absolventëve, duke kurorëzuar kështu punën e palodhshme katërvjeçare të tyre. Me këtë rast, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Izet Zeqiri në paraqitjen para të pranishmëve tha se kjo ceremoni, që po zhvillojmë sot, është dëshmia më e mirë se ne jemi të suksesshëm, jemi në rrugë të drejtë, po rritemi ngadalë por sigurt dhe po zhvillohemi në të gjitha drejtimet.

Shkup - Vlera e shportës minimale sindikaliste  (SHMS) për qershor paraqet 60.325 denarë dhe është rritur për 235 denarë krahasuar me shportën minimale sindikaliste për muajin e kaluar kur paraqiste 60.090. Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për qershor është 76.600 denarë. Vlera e SHMS-së për qershorin 2024, në raport me janarin e këtij viti kur paraqiste 57.163 denarë, është rritur për 3.162 denarë, përkatësisht për 5,5 për qind.

Shkup - Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS  prej sonte në mesnatë rritet për 1.222 denarë për kilogram, ndërsa nuk ndryshojnë çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), njoftoi Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Një kilogram mazut M-1 NS prej sonte do të shitet për 45.680 denarë, ndërsa mbetet çmimi i  EUROSUPER BS - 95 (81 denarë për litër), EUROSUPER BS - 98 (83 denarë për litër) dhe EURODIZEL BS (74 denarë për litër). 

Shkup - Në ditët në vijim zona jonë edhe më tej do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu për [ka do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren, njofton DPHM. Temperatura e mëngjesit në disa vende nuk do të zbresë nën 20 gradë, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë mbi 30, në disa vende madje edhe 40 gradë Celsius. Sot do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas herë erë e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa pasditen e së dielës paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullimës dhe erës së përforcuar.

Shkup - Me 21 dhe 22 qershor, të premten dhe të shtunën me rastin e festës fetare Dita e Shpirtrave, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në qytet. "Përkatësisht, nesër nga ora 06.00 (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi drejt varrezave të qytetit të Butelit do të zhvillohet në një kahe, gjegjësisht të gjitha automjetet do të lëvizin në rrugën "Butelska", majtas "Rruga Aleksandar Urdarevski", majtas në rrugën "Boca Ivanova" dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit dhe për të dalë nga varrezat, djathtas në rrugën "Boca Ivanova", deri në rrethrrotullimin në rrugën "Butelska", pastaj majtas përgjatë rrugës "Butelska" dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfulla”, informojnë nga MPB.

Shkup - Paga mesatare neto për të punësuar në prill të këtij viti është 41.085 denarë dhe është për 13.7 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), kjo rritje ka të bëjë para së gjithash me rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit në sektorin e arsimit për 21.8 për qind, Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit për 18.6 dhe Informacionit dhe komunikimit për 16 për qind.

Strugë - Në Gjykatën Themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore kundër kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Veleshtë dhe “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Tre lëndët e emërimeve të paligjshme të drejtorëve, ku përfshihet vetëm Merko, gjykatësi Jordan Jovanov i bashkoi në një, ndërsa për shkollën në Veleshtë do të zhvillohet lëndë e veçantë ku përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare është kryer edhe vepra penale "falsifikim" ku akuzohen katër persona. Seanca për lëndën në Veleshtë është shtyrë. 

Tiranë- Në dekadën e fundit, gjegjësisht në periudhën 2014-2024, vetëm përmes emigrimit legal, nga Shqipëria janë larguar mbi 478 mijë qytetarë.   Por, numri real i atyre që janë larguar nga vendi është shumë më i madh, nëse merret parasysh emigracioni ilegal, shkruan gazeta "Tema". Destinacioni më i preferuar edhe më tej është Gjermania, e ndjekur nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe. Emigracioni i vazhdueshëm dhe i pandalshëm, sidomos vitet e fundit, konstaton gazeta, ka shkaktuar pasoja të forta në jetën sociale dhe ekonomike të shtetit, duke vlerësuar se ajo që është veçanërisht shqetësuese janë ritmet e larta. 

Bruksel – Aleanca e djathtë e konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ECR) informon se grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian bëhet i treti për nga numri, pasi asaj iu bashkuan disa anëtarë të rinj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Sipas ECR-së e cila drejtohet nga partia "Vëllezërit e Italisë" (FDI) e kryeministres italiane Xhorxha Meloni, ajo tani ka 83 eurodeputetë duke e kaluar grupin liberal "Ta rindërtojmë Evropën" e cila ka 80 mandate. Mes anëtarëve të rinj janë Fronti popullor nacional ultra-nacionalist qipriot (ELAM), Unioni social-konservator lituanez i fermerëve dhe të gjelbërve (LVZHS), Lëvizja nacionaliste-konservatore kroate për atdheun (DP), por edhe Aleanca nacionaliste dhe e djathta populiste për Unionin e rumunëve (AUR) e cila ka pesë eurodeputetë dhe është e njohur për retorikën e saj euroskeptike dhe anti-hungareze.

Bruksel - Sot në Ditën botërore të refugjatëve, kur një rekord me më shumë se 120 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë në mbarë botën, BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur që BE-ja të jetë donatori kryesor global në mbështetje të refugjatëve në mbarë botën, thuhet në deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel me rastin e 20 qershorit - Ditës botërore të refugjatëve. "Ne jemi të përkushtuar të forcojmë përpjekjet tona për të siguruar që BE-ja të mbetet një vend ku refugjatët mund të gjejnë mbrojtje dhe siguri. Konkretisht, BE-ja po zbaton në mënyrë aktive premtimin e saj të dhënë në Forumin global të refugjatëve në vitin 2023 për të përmirësuar situatën e miliona refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur me forcë nga konfliktet dhe krizat e mëdha humanitare në mbarë botën, si Gaza, Ukraina, Siria, Afganistani, Mianmari, Venezuela, Jemeni, Sudani, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos", thuhet në deklaratë.

Bruksel - Kryetari i Këshilli të Evropës, Sharl Mishel dhe Komisioni Evropian sot e kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes vendeve anëtare të BE-së për futjen e një pakoje shtesë të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. “E mirëpres marrëveshjen për pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë”, theksoi Mishel në një postim të X. Sipas tij, këto masa të reja forcojnë sanksionet aktuale kundër Rusisë dhe mbyllin “vrimat” që ekzistonin në to.

Bruksel - Çdo kërcënim për një vend anëtar të BE-së është kërcënim edhe për Bashkimin Evropian, tha sot zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, duke komentuar kërcënimet drejtuar Qipros nga lideri i Hezbollahut, për shkak të mbështetjes së pretenduar të Nikozisë për Izraelin. "Qiproja është vend anëtar i Bashkimit Evropian, që do të thotë se BE-ja është Qipro dhe Qiproja është BE. Kjo do të thotë gjithashtu se çdo kërcënim për një vend anëtar është gjithashtu një kërcënim për Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim, BE-ja mbështet plotësisht Qipron, vuri në dukje Stano.

Bruksel – Kryeministri i Holandës në largim Mark Rute do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e Aleancës u pajtuan që ai të trashëgojë Jens Stoltenbergun, publikou portali i Brukselit Politico. Pas mbështetjes së Hungarisë dhe Sllovakisë dy ditë më parë, Rumania konfirmoi sot se do të votojë për Rutën, pasi presidenti rumun Klaus Johanis e tërhoqi kandidaturën e tij për shef të NATO-s. Gjatë takimit të Këshillit të lartë për mbrojtje kombëtare, Johanis theksoi se i informoi aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij.

Hanoi - Presidentët e Rusisë dhe Vietnamit, Vlladimir Putin dhe To Lam sot në Hanoi miratuan deklaratë për thellim të mëtutjeshëm të partneritetit gjithpërfshirës strategjik të të dy vendeve me rastin e 30-vjetorit të zbatimit të marrëveshjes ruso-vietnameze për bazat e marrëdhënieve miqësore. Gjatë vizitës së Putinit në Vietnam u nënsshkruan së paku 11 marrëveshje në fushën e energjetikës, arsimit të lartë, institucioneve të drejtësisë, shërbimeve tatimore dhe doganës.

Phenian - Marrëveshja e re mes Rusisë dhe Koresë së Veriut kërkon nga të dy vendet t'i shfrytëzojnë të gjitha mjetet e disponueshme për ofrim të ndihmës urgjente ushtarake në rast të luftës, kumtuan sot mediumet shtetërore të Koresë së Veriut. Marrëveshjen të cilën në takimin në Phenian e arritën liderët e dy vendve, Vlladimir Putin dhe Kim Xhong-un, mediumet e përsshkruajnë si "sendërtim i madh i marrëdhënieve bilaterale, që përfshin siguri, tregti, investime, lidhje kulturore dhe humanitare". Analistët besojnë se marrëveshja e re mund ta shënojë lidhjen më të fuqishme mes Moskës dhe Phenianit që nga fundi i Luftës së Frohtë.

Uashington - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden planifikon t'i suspendojë të gjitha porositë vijuese për sistemet për mbrojtje kundërajrore Patriot dhe raketat dhe dërgesën e tyre do ta rikahëzojë në Ukrainë derisa nuk përmbushen nevojat e mbrojtjes të vendit, njoftoi sot "Fajneshëll tajms" (FT). Ky veprim mund të publikohet më vonë gjatë ditës, njofton FT, duke iu referuar tre burimeve anonime. Ukraina kërkon sisteme raketore amerikane Patriot, me të cilat mund të zmpraps raketa balistike dhe hipersonike ruse.

QËNDRONI TË LIDHUR