• e premte, 08 nëntor 2024
MIA Flesh

9:00/27 shtator/2024

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Në rend dite të këtyre dy komisioneve parlamentare është një pikë e vetme - Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë doganore, me procedurë të shkurtuar në leximin e dytë. Siç thuhet në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, me këtë propozim parashihet edhe një zëvendësdrejtor, i cili rregullon strukturën drejtuese të Drejtorisë doganore dhe mundëson kryerjen më efektive të detyrave në kompetencë të institucionit.

Ohër - Takimi i përbashkët ndërqeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë do të mbahet sot në Ohër, pasi paraprakisht kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban do të kenë takim kokë më kokë. Takimi do të mbahet në hotelin “Ineks Olgica”, ndërsa menjëherë më pas pritet që të dy kryeministrat të mbajnë konferencë për shtyp në të njëjtin lokacion. Kryeministri hungarez, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, prej ditës së djeshme është për vizitë në vend. Hungaria aktualisht kryeson BE-në dhe Orban është gjithashtu president i Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit.

Shkup - Në Ohër sot zyrtarisht do të hapet Konferenca e XVII ndërkombëtare shkencore për sektorin e shërbimit (International Scientific Conference on Services Sector – INSCOSES 2024). Konferenca është organizuar nga Fakulteti për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër, ndërsa do të marrin pjesë më shumë se 60 ekspertë nga 20 institucione shkencore dhe profesionale nga 11 vende të ndryshme.

Shkup - Organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (ASK) dhe Fakulteti Filozofik pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të mbahet panel diskutim me temën "E ardhmja evropiane e rajonit dhe aktorët e jashtëm shtetëror". Diskutimi është organizuar në kuadër të hapjes zyrtare të të ashtuquajturës Shkollë për siguri 2024, të cilën Kas dhe Fakultetit filizofIik-Shkup, ndërsa me mbështetje të fondacionit tonë simotër Vilfrid Martens, Qendrën për Studime evropiane nga Brukseli, tradicionalisht e organizojnë vitet e fundit.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Tel Aviv - Luftërat ndërmjet Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah vazhduan edhe dje, ndërsa deri tani janë vrarë qindra njerëz dhe dhjetëra mijë të tjerë janë zhvendosur në Liban pasi Izraeli filloi me bombardimin masiv para katër ditësh. Pas të shtënave disamuajshe tejkufitare ndërmjet forcave izraelite dhe milicisë së mbështetur nga Irani, i cili thotë se vepron nga solidariteti me Hamasin në Gaza, Izraeli të hënën filloi një fushatë intensive ajrore me sulme ndaj objektivave të Hezbollahut, ndërsa rajoni tani është në prag të luftës gjtihëpërfshirëse.

Uashington - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i prezantoi pika kyçe nga "plani për fitore" gjatë takimit me delegacionin e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan të përbërë nga përfaqësues republikan dhe demokratë. Lajmin për këtë takim Zelenski e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, duke theksuar se i ka prezantuar pikat kyçe nga plani që do të mundësojë përforcimin e Ukrainës në rrugën drejt paqes.  “Ne jemi në një moment vendimtar në këtë luftë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një presion vërtet të fortë dhe një pozicion të fortë të Ukrainës”, tha presidenti ukrainas.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden gjatë vizitës së presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë kumtoi se do të sigurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej tetë miliardë dollarë, me qëllim që Kievi të marrë ndihmën e nevojshme për fitore në luftën kundër Rusisë. Zelenski e falënderoi Bajdenin, si dhe në Kongres, për pakon e re të ndihmës ushtarake. Në rrjetin social X ai deklaroi se Ukraina do t'i shfrytëzojë këto mjete "në mënyrë më efikase dhe transparente", duke përmendur se merr bateri shtesë për mbrojtje kundërajrore Patriot, dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Pakoja përfshin edhe dërgesën e parë të bombës së drejtuar me saktësi Joint Standoff Weaponme me rreze të gjatë veprimi deri në 130 kilometra.

Uashington - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate për presidente nga radhët e Partisë Demokratike Kamala Haris, në takimin me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se thirrjet që Ukraina t'i dorëzojë Rusisë një pjesë të territorit të saj janë "të rrezikshme dhe të papranueshme". Siç njoftojnë mediat amerikane, komenti i saj është një kritikë e sugjerimeve të kandidatit presidencial republikan Donald Tramp dhe kandidatit të tij për nënpresident, senatori Xhej Di Vens, se Ukraina menjëherë duhet të lidhë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. "Këto nuk janë propozime për paqe, por propozime për mësim", tha Haris.

Nju-Jork - Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan presidencial, Donald Tramp deklaroi se sot në Nju-Jork do të takohet me presidentik ukrainas Volodimir Zelenski. Ai u tha gazetarëve se do të takohet me Zelenski në kullën Tramp në rrugën 5 në Menheten. Zelenski i cili dje u takua me presidentin amerikan Xho Bajden dhe nënpresidenten amerikane dhe kandidat i demokratëve Kamala Haris, e vazhdoi qëndrimin në SHBA që të takohet me Trampin.

QËNDRONI TË LIDHUR