• e premte, 20 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 20 dhjetor/ 2024

 Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, si dhe Komisioni Legjvënës dhe Juridik. Në rend dite të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport është Propozimi i ligjit për arsimin e mesëm në lexim të dytë, për të cilin janë dorëzuar 55 amendamente.

Gostivar - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të vizitojë ndërmarrjen Rusino në Gostivar.

Shkup - Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës informojnë se ministri Besar Dursmishi, zëvendësi i tij Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, sot do të vizitojnë një pjesë të marketeve të përfshira në aksionin "Shporta e Vitit të Ri". Sipas paralajmërimit, në ora 11 është parashikuar që ta vizitojnë supermarketin që ndodhet në qendrën tregtare "Ramstor". Në ora 11:30 është planifikuar vizita e "Kam market" në Qendër, që ndodhet afër "Dajmond moll".

Shkup - Në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital sot do të mbahet konferencë e titulluar "Portali nacional për shërbime elektronike: pamje e re, shërbime të reja elektronike". Ministri i Transformimit digjital Stefan Andonovski do të ketë prezantim të funksionaliteteve të reja më të rëndësishme të portalit.

Shkup - Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të adresimit të rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit për Këshillin Gjyqësor do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Drejtësisë. Ngjarja, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, është në bashkëpunim dhe me mbështetje të projektit Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit dhe do të mbahet në Gjykatën Supreme të RMV-së.

 Shkup - Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Danka Ristova dhe Ariton Ala, sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Siç është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, deklratë solemne para Gashit sot do të japë edhe anëtari i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ardian Demiri. 

Shkup - Me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizon ngjarje ku do të marrin pjesë nxënësit e SHFK "Strasho Pinxhur" nga Karbinci, së bashku me shkollat rajonale nga fshatrat Përnalia dhe Radanje.

Shkup - Zëvendëskryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, përgjegjës i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mahmut Çevik sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Shkup - Klinika Universitare për Urologji, sot në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, solemnisht do të shënojë 70 vjet nga ekzistenca e saj. Janë paralajmëruar edhe fjalime të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari dhe u.d. drejtori i Klinikës së Urologjisë Dr. Bashkim Shabani. 

Shkup - Pas paralajmërimit nga "Ujësjellësi" i Shkupit për ndërprerje të furnizimit me ujë prej sonte në pjesën më të madhe të qytetit, nga Klinika TOARMIQU dhe Klinika për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" informojnë për MIA-n se intervenimet më urgjente do të realizohet pa pengesa.

Shkup - Në Shkup sot do të realizohet forumi ekonomik me titull "Garë deri në fund" - Transparencë e ndihmës shtetërore për tërheqjen dhe mbështetjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor".

Vjenë - Austria shqyrton statusin e refugjatëve sirian të cilët mbërritën në vend para më pak se pesë viteve, tha kancelari austriak Karl Nehamer, pas raporteve në media se disa refugjatë janë informuar me shkrim se "më nuk duhet të kenë frikë nga persekutimi politik" në Siri. "Austria...tani shqyrton plotësimin e kushteve për sirianët të cilët janë në vend më pak se pesë vjet", njoftoi Nehamer në platformën X.

Uashington - SHBA paralajmëroi sanksione kundër personave juridik, anijeve dhe individëve të përfshirë në transportin e naftës iraniane ose ndihmës për financimin e huthëve në Jemen, të mbështetur nga Irani, raportoi DPA. Qëllimi i sanksioneve është ta parandalojnë Iranin t'i financojë "aktivitetet e tyre malinje", tha sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.

Uashington - Përfaqësuesit  amerikanë kanë mbërritur në Siri për të biseduar drejtpërdrejt me autoritetet e reja të udhëhequr nga islamistët, bëri të ditur sot Departamenti i Shtetit, në misionin diplomatik më formal amerikan që nga fillimi i luftës së gjatë civile në vend.

QËNDRONI TË LIDHUR