MIA Flesh
- - Bashkimi Evropian është rruga e duhur, Mbretëria e Bashkuar, edhe pse nuk është më pjesë e Unionit, ende ofron mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme për integrimin evropian të vendit dhe çdo vonesë е mëtejshme u jep hapësirë të tjerëve, veçanërisht Rusisë, e cila vazhdon të operojë në rajon me dezinformata, citon në një intervistë për MIA-n, përfaqësuesi special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stjuart Piç, i cili ishte për vizitë në Shkup. Intervistën me Piç e realizuam dje dhe në të ai trajtoi ndër të tjera rrugën e vendit drejt BE-së, duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë përshpejtoi procesin e Euro-ndërveprimit për Ukrainën dhe Moldavinë, Shqipëria filloi negociatat, por Maqedonia e Veriut ende në një farë mënyre qëndron në vend. I pyetur nëse, sipas tij, Brukseli do ta pranojë kërkesën e Qeverisë maqedonase për ndryshime të vonuara kushtetuese, për të shmangur një veto të re bullgare, e cila nuk lidhet me kriteret e Kopenhagës, por me çështjet dypalëshe, Piç nuk jep një përgjigje konkrete, por thekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një politikë që Mbretëria e Bashkuar e mbështet.
- Post By Fitore Curri
- 14:53, 18 dhjetor, 2024
You need to login to view this page