• e mërkurë, 18 dhjetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 17 dhjetor / 2024 

Shkup - Ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pak para aksionit policor lidhur me përvetësimin e mbi 8.2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore, së bashku me biznesmenin me automjet diplomatik dje e braktisi vendin dhe shkoi në Kosovë. Biznesmeni i cili me automjetin e tij me targa diplomatike e ka transferuar Grubin në Kosovë menjëherë para fillimit të aksionit policor, siç kupton Telma nga burimet e hetimit, është Arsim Papraniku, një biznesmen i suksesshëm në rajon dhe pronar i Neptunit.

Shkup - Rritet numri i gjykatave joazhure në vend, tregon Raporti i Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas raportit, si joazhure në tremujorin e tretë vlerësohen Gjykata e Lartë Administrative, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të gjitha gjykatat e apelit, gjegjësisht Gjykata e Apelit Manastir, Gjykata e Apelit Shtip, Gjykata e Apelit Gostivar dhe Gjykata e Apelit Shkup, si dhe shumë gjykata të tjera themelore, thuhet në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.  Nga Gjykatat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut si joazhure vlerësohen, GJTH Ohër, GJTH Resnjë, GJTH Vinicë, GJTH Dellçevë, GJTH Strumicë, GJTH Shën Nikolla, GJTH Shkup, GJTH Veles, GJTH Gjevgjeli, GJTH Kavadar, GJTH Kriva Pallankë, GJTH Kumanovë, GJTH Negotinë, GJTH Dibër dhe GJTH Kërçovë. 

Shkup - Është e domosdoshme të sigurohet dhe respektohet pavarësia dhe sovraniteti i Gjykatës Kushtetuese, sikundër i gjithë sistemit gjyqësor, në të gjitha aspektet, kanë konstatuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, Mihalis Rokas. Siç informojnë nga Gjykata, në takim Kostadinovski e ka informuar ambasadorin e BE-së për aktualitetet, por edhe për sfidat me të cilat përballet Gjykata në punën e saj në periudhën e kaluar.

Shkup - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot theksoi se deri në fillim të Vitit të Ri në procedurë parlamentare do të jetë ligji për përfaqësim të drejtë. "Në fund apo fillim të Vitit të Ri, ligji për përfaqësim të drejtë do të jetë në procedurë parlamentare. Jemi në rrugë të mbarë për ta mbyllur këtë çështje. Në Qeveri u pajtuam që mekanizmi që u hoq në Gjykatën Kushtetuese nuk ishte faji ynë, sepse kjo gjykatë nuk u zgjodh nga kjo shumicë parlamentare dhe u pajtuam që kjo çështje të avancohet. Pra, le ta zëvendësojmë mekanizmin me një ligj të veçantë për përfaqësim adekuat dhe cilësor në administratën shtetërore dhe publike", tha Mexhiti sot duke qenë i ftuar në emisionin "Dejli klik", në Tv 21.

Shkup - Korrupsioni e minon sigurinë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë të gjithë atë që e shtyp korrupsionin jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin, tha në intervistën për MIA-n, përfaqësuesi special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç. Në lidhje me problemin e korrupsionit, veçanërisht atë të lartë, aksioni i fundit i policisë dhe prokurorisë për abuzimet në Lotarinë shtetërore, por edhe zgjerimi i listës së zezë i SHBA-së nga ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti, Piç theksoi se korrupsioni jo vetëm që e minon sigurinë, por edhe i minon vlerat për të cilat angazhohemi.

Shkup - Askush nuk mund të parashikojë me besueshmëri se çfarë do të ndodhë me ekonominë globale, Evropa po përballet me sfida dhe kjo, sigurisht, do të ndikojë në rajon. Por, për momentin, pavarësisht situatës, sidomos asaj në Gjermani, nuk ka paralajmërime për largime nga puna, madje ka nevojë edhe për fuqi punëtore, thonë përfaqësues nga Forumi Investues i Odave. Ata sot para takimit në Shkup thanë se është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen plotësisht ekonomikisht dhe t'i eliminojnë pengesat e bashkëpunimit ekonomik. Ata po ashtu theksuan se është gjë e mirë që inflacioni në nivel global është rreth tre për qind, kurse në vendet e zhvilluara është 2,1-2,2 për qind, si dhe nuk pritet të rritet në afat të mesëm apo afatgjatë, që do të thotë se normat e interesit janë gjithashtu më të ulëta, dhe kjo është në favor të biznesit.

Shkup - Kompania "Pekabesko" i dhuroi një inkubator, dy bebitermë dhe dy perfuzorë për Departamentin e neonatologjisë dhe kujdesit intensiv special neonatal në ISHP Klinikën universitare të sëmundjeve të fëmijëve. "Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, vendosëm që mjetet financiare në vlerë prej 20 mijë eurosh të dedikuara për shënimin e jubileut 45 vjeçar të ripërdorim për blerjen e pajisjeve mjekësore për nevojat e Klinikës së Fëmijëve në Shkup. Dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për partneritetin dhe profesionalizmin në këtë proces e cila përcaktoi nevojat prioritare me qëllim për të ofruar shërbime më cilësore për të sapolindurit dhe prindërim p kujdes për familjet", deklaroi drejtori i parë ekzekutiv i "Pekabesko"-s, Sllobodan Kutrevski pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

Shkup - Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues sot kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjën shtatëmuajshe të vdekur, konfirmoi drejtori i Inspektoratit në një deklaratë për mediat, Kiril Lazov. "Po, gjatë ditës së sotme kam lëshuar urdhër për inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve me dijeninë e foshnjës së vdekur shtatë muajshe, e cila sipas deklaratës së drejtorit aktual është sjellë me dëmtime të rënda në disa organe. Pas konstatimit të gjendjes faktike, në pjesën e pranimit, në atë të ofrimit të kujdesit shëndetësor, si dhe regjistrimit, supozojmë se gjatë ditës së nesërme do të dalim me të dhëna më konkrete", sqaroi drejtori.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot do të qëndroj për vizitë në Prishtinë. Siç njofton "Ekonomia onllajn" e Kosovës, gjatë vizitës në Kosovë, Ahmetit do t’i dorëzohet çelësi i qytetit nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Një pjesë e mediave në vend mëngjesin e sotëm transmetuan fejsbuk-statusin e Ismet Sylejmanit, kinse biznesmen kosovar, i cili publikoi një foto nga takimi me Ali Ahmetin në Prishtinë. Ata janë fotografuar në një kafene.

Shkup - Një tërmet me magnitudë lokale Rihter ML3.0 dhe me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 11:41,  36 kilometra në veriperëndim të Shkupit. Epiqendra e tërmetit është në territorin e Kosovës. Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe rrethinës.

Shkup - Më 16.12.2024, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.A. (27) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi. Siç njoftoi sot MPB, ata dyshohet se rreth orës 13:00 kanë tentuar të kryejnë një grabitje në filialin e një banke në zonën e Çairit, gjatë së cilës kanë qëlluar disa plumba nga arma e zjarrit në xhamin e blinduar, por nuk kanë lënduar askënd. Menjëherë më pas në afërsi të vendit është gjetur A.A., ndërsa pas masave të ndërmara është gjetur edhe i mituri dhe i është gjetur një thikë.

Shkup - Me datë 16.12.2024 në ora 15:45 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.K (24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit  iu gjetën dhe iu morën më shumë se 200 pako me lëndë pluhuri të bardhë, lëndë pluhur kafe dhe lëndë të bardha kokrrizore dhe një peshore digjitale me mbetje të pluhurit.

Shkup - Deri të premten në mëngjes do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë gjatë gjithë ditës dhe shtresa ekzistuese e borës do të zvogëlohet. Paradite nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull, sidomos gjatë fundjavës kur temperaturat gjatë ditës do të jenë më të ulëta. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kanë paralajmëruar për një valë të re të lagësht të shoqëruar me reshje shiu, ndërsa në male dhe vende më të larta borë, duke filluar nga pasditja e së premtes, kur reshjet në pjesën më të madhe të vendit do të jenë me shi.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvilloi takim me përfaqsues të Këshillit koordinues të diasporës me qëllim arritjen e  bashkëpunimit. Ai paralajmëroi realizimin e projekteve që kanë për qëllim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe promovimin e investimeve në Komunën e Tetovës. "Jam veçanërisht i lumtur që sot na vizituan persona të rëndësishëm nga diaspora shqiptare, nga Këshilli koordinues i Diasporës. Në kuadër të këtij këshilli janë anëtarë të rëndësishëm të diasporës shqiptare në mbarë botën, nga SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, nga të gjitha vendet evropiane dhe nga rajoni. Është një institucion që kontribuon në bashkëpunimin e shqiptarëve në mbarë botën. Me ta kemi biseduar për projekte specifike me të cilat mund të bashkëpunojmë në të ardhmen. Një falënderim i veçantë për një anëtar të rëndësishëm të shoqërisë sonë, një qytetar të rëndësishëm Lazim Destani. Në të ardhmen bashkë me të dhe bashkë me këshillin do të punojmë, do të bashkëpunojmë për të realizuar projekte në interes të të gjithë qytetarëve në Tetovës", tha Kasami.

Tetovë - Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler nuk ka koment pas hetimeve dhe akuzave të filluara, të cilët janë të ngritur kundër dy funksionarëve pasi që vendi i saj i vendosi në të ashtuquajturën lista e zezë si të dyshuar për korrupsion. Më 9 dhjetor Departamenti amerikan i Shtetit e emëroi Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për impilikimin e tyre në korrupsion të madh përmes pranimi të ryshfetit për mirnimin e proceseve gjyqësore të ndërlidhura me aktvendim penal të Sasho Mijallkovit. Dy ditë me vonë Prokuroria hap lëndë për të dy për shkak të akuzave për tregti me ndikim dhe korrupsion të dukshëm.

Podgoricë - Presidenti malazez Jakov Milatoviq e ka përshëndetur mbylljen e tre kapitujve të rrugës evropiane të Malit të Zi, duke vlerësuar se ky është një moment i rëndësishëm për vendin, por në të njëjtën kohë kritikoi Qeverinë për mosmbylljen e kapitullit të katërt, për shkak të, siç theksohet, përkushtimit të pamjaftueshëm të Qeverisë në axhendën e BE-së dhe prishjen e marrëdhënieve me Kroacinë. "Ky është një moment i rëndësishëm për Malin e Zi. Janë mbyllur tre kapituj të negociatave, që është një sinjal i përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj Malit të Zi në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë", shkruan Milatoviq në X.

Tiranë - Bravo Shqipëri! Hapja e sotme e negociatave për klasterin reformues për marrëdhëniet e jashtme është shkak për festë. Një mesazh të tillë e ka dërguar sot Komisiarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos. "Kjo është një njohje e qartë për përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe rolin e saj afatgjatë si një partner i besueshëm i sigurisë në skenën globale. Sapo ka përfunduar takimi i tretë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë nën presidencën hungareze”, njoftoi ajo në rrjetin X. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar sot në Bruksel se ambicia e Shqipërisë është mbyllja e negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Piter Sijarto, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së dhe Marta Kos, komisare për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Rama u shpreh se “Shqipëria do të sigurohet që i kemi bërë detyrat.

Buksel - Bashkimi Evropian dhe Shqipëria sot në Bruksel zhvillujan konferencën e tretë ndërqeveritare të anëtarësimit në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Klasterin 6 - "Marrëdhëniet e jashtme". Në kuadër të këtij Klasteri janë kapitujt 30 - "Marrëdhëniet me jashtë" dhe 31 - "Politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja". Ky është klasteri i dytë i procesit të negociatave i hapur nga Shqipëria pas klasetit 1 – "Vlerat bazë", pas të cilit negociatat nisën më 15 tetor të këtij viti.

Bruksel - Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor nuk do t'i kushtohet zgjerimit të BE-së, por temave të lidhura me Planin për rritje të rajonit, harmonizimit të partnerëve nga Ballkani Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë ndaj ekonomive të tyre dhe ballafaqimin me migrimin, pra në tubimin nuk do të bëhet fjalë për çështje lidhur me procesin e negociatave, siç janë ndryshimet e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë burime nga Këshilli Evropian. Kjo çështje, megjithatë, do të mund të ngritet në kuadër të debatit të Samitit, kushtuar pajtimit, edhe pse ky debat, sipas tyre, nuk do të duhet të lidhet me procesin negocues.

Gjenevë – Drejtoresha e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) për Lindjen e Afërt, Rema Xhamus Imejsis, sot deklaroi se organizata pret që rreth një milion refugjatë sirian të kthehen në vend në gjashtë muajt e parë të vitit 2025. Ajo, gjithashtu, u bëri thirrje vendeve të mos fillojnë procese të deportimit të detyruar të refugjatëve në Siri.

Londër - Britania e Madhe nuk do të shpreh keqardhje për vdekjen e Igor Kirillovit, kumtoi Dauning strit 10. Zëdhënësi i kryeministrit britanik deklaroi se Kirillov "propagandoi një pushtim të paligjshëm dhe imponoi vuajtje dhe vdekje të popullit ukrainas". "Gjithmonë kemi qenë të qartë se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes kundër luftës ilegale të Rusisë", shtoi ai. "Siç tha kryeministri dje, Rusia sot mund t'i japë fund këtij konflikti. Agresioni rus është ai që shkaktoi këtë konflikt dhe vuajtjet e vazhdueshme të popullit ukrainas", shtoi zëdhënësi.

Damask - Udhëheqësi i grupit të kryengritësve Hajat Tarir al-Sham (HTS), i cili udhëheqi shkarkimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, Ahmed al-Shara, theksoi se të gjitha fraksionet rebele do të "shpërndahen", ndërsa luftëtarët do të trajnohen për t'iu bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes. Ai e tha këtë e deklaroi gjatë takimit me anëtarët e bashkësisë, me qëllim për të siguruar minoritetet brenda dhe jashtë vendit se liderët e përkohshëm do të mbrojnë të gjithë sirianët dhe institucionet shtetërore, shkruan "Gardian".

Maluto - Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në ciklonin Çido të Mozambikut, kumtoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA), duke cituar të dhëna nga agjencia kombëtare e emergjencave. "Deri më 17 dhjetor të vitit 2024, vlerësohet se 174.158 persona janë goditur nga cikloni, 34 persona kanë humbur jetën, ndërsa 319 janë lënduar, theksohet në kumtesën e OCHA, të cituar nga Instituti i fatkeqësive natyrore në Mozambik.

Londër - Ekipi i Premierligës, Çellsi pasditen e sotme është prononcuar në lidhje me testin pozitiv të dopingut të futbollistit ukrainas për lidhjen me ekipin, Mihail Mudrik. Për doping testin pozitiv të futbollistit 23 vjeçar u bë e ditur sot në mëngjes. Në testin e tij të dopingut "A" është gjetur substanca e ndaluar. Mostra "B" pritet të hapet në ditët në vijim. Nëse testi i dytë rezulton pozitiv, lojtari përballet me skualifikim katërvjeçar.

QËNDRONI TË LIDHUR