12:00 / 16 dhjetor / 2024
Shkup - Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, së bashku me zëvendësguverantoren Emilia Nacevska, kanë zhvilluar takim me përfaqsues të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (KNF) të kryesuara nga përfaqësuesi i Zyrës së KNF-së në vend, Visar Perani, me rastin e prezantimit të projektit të KNF-së, i cili i referohet avancimit të shërbimeve digjitale financiare dhe nxitjes së përfshirjes financiare në rajon, në kuadër të përcaktimit të tyre strategjik për të krijuar një ekosistem digjital të avancuar dhe të qëndrueshëm. Inciativa, ashtu siç kumton Banka Popullore, ka për qëllim t'i mbështesë inovacionet, të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve midis ofruesve të shërbimeve financiare dhe të nxisë një mjedis financiar konkurrues dhe gjithëpërfshirës.
Shkup - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski. Në fillim të mbledhjes së sotme, prokurorja publike Zhaklina Trajkovska, raportoi se dëshmitari i propozuar Goce Trajkovski nuk do të dëshmojë sepse nuk kanë arritur ta kenë të pranishëm. "Në lidhje me dëshmitarin Goce Trajkovski gjatë raportimit të MPB-së, u informuam se ai nuk jeton në adresën e tij dhe nuk është i arritshëm për organet e ndjekjes", tha prokurorja.
Shkup - Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër Ramiz Merkos sepse në përbërjen e kryetarit të komunës në dy raste ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. "DPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.M.(67) nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer "punë joadekuate në detyrë". Ai, në përbërjen e kryetarit të komunës së Strugës, më 30.05.2018 dhe më 01.04.2024 ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë. I denoncuari R.M. e ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se A.O. nuk ka arsim adekuat dhe nuk plotëson disa kushte të Ligjit për arsimin fillor, nuk ka pasur të paktën pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk e ka dhënë provimin për drejtor në afatin e caktuar ligjor, nuk kishte praktikë paraprake dhe nuk posedonte certifikatë adekuate për njohjen e gjuhës angleze", informojnë nga MPB.
Shkup - Tre tërmete në pjesë të ndryshme të vendit janë regjistruar pas mesnate sot nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, në orën 1:12 është regjistruar një tërmet me epiqendër 111 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Vallandovës, me magnitudë lokale prej 3.3 ballë dhe është ndjerë në Vallandovë, Bogdanc dhe zona përreth me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Shkup - Më ftohtë në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Krushevë -4, Tetovë dhe Mavrovë -3, Ohër -2, në Shkup janë matur dy gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli pesë gradë, kumtoi DPHM. Në Kodrën e Diellit ka edhe më së shumti borë 44 centimetra, në Hanet e Mavrovës 27, ndërsa në Krushevë pesë. Gjatë natës ka mbizotëruar mot pjesërisht i vranët. Mëngjesi i sotëm është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Fryn erë e lehtë deri në mesatare dhe nganjëherë përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi verior.
Shkup - Nga ora 10:45 e mëngjesit pa ujë do të jenë përdoruesit e rrugëve Stojna Stevkova, Serava dhe Ismail Kadare. Arsye e ndërprerjes është një defekt rrugor në rr. Stojna Stevkova 155. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit
Shkup - Uji në Shkup është i rregullt dhe i sigurt për pije, tegojnë kontrollet e 161 mostrave për analiza fiziko-kimike dhe 161 mostrave për analiza mikrobiologjike nga 45 pika matëse në qytet, të kryera në periudhën nga 10 deri më 13 dhjetor 2024. Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Përqendrimi i klorit rezidual në rrjet ka lëvizur prej 0.20-0.40 mg/l, kumtoi NP Ujësjellës dhe kanalizim - Shkup.
Bruksel - Në Bruksel sot do të mbahet takimi i 17-të i Konferencës ndërqeveritare aderuese BE-Mali i Zi, në të cilën duhet të mbyllen përkohësisht tre kapituj negociues. Bëhet fjalë për kapitullin 7 - "E drejta e pronësisë intelektuale", 10 - "Shoqëria e informacionit dhe media" dhe 20 - "Ndërmarrja dhe politika industriale". Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapituj të negociatave, pasi në të njëjtën kohë është duke negociuar 33 kapituj në negociatat e anëtarësimit në BE.
Ankara - Turqia nuk mori pjesë në operacionin e opozitës së armatosur në Siri që solli deri te rënia e regjimit të Bashar al Asadit, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. "Turqia nuk ishte pjesë e një procesi të tillë. Pas fillimit të operacionit nga ana e Hajat Tahrir al-Sham dhe grupet e tjera opozitare, bëmë përpjekje intensive që ajo të realizohet sa me më pa gjak dhe pa probleme. Para kësaj nuk jemi bashkuar me asnjë vend apo grup, as nuk kemi marrë pjesë në planifikimin e një operacioni të tillë", tha Fidan.
Kiev - Autoritetet ukrainase sot njoftuan se ushtarët e tyre kanë vrarë ose plagosur 30 ushtarë koreanoverior të cilët Rusia i ka sistemuar në rajonin e saj perëndimor Kursk. "Më 14 dhe 15 dhjetor, njësitë e Armatës së Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) pësuan humbje të mëdha në afërsi të fshatrave Plehovo, Vorozhba, Martinovska në rajonin Kursk në Rusi - të paktën 30 ushtarë u vranë ose u plagosën", njoftoi inteligjenca ushtarake.
Tel-Aviv - Ekziston nivel i paprecedentë i gatishmërisë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi në Rripin e Gazës edhe nga ana e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu edhe nga ana e grupit militant palestinez Hamas, deklaruan ndërmjetësuesit e negociatave për gazetën libaneze, Al Ahbar. Njëkohësisht, një përfaqësues izraelit dje për ueb-faqen izraelite Inet, deklaroi se negociata mund të nënshkruhet deri më 25 dhjetor.