MIA Flesh
- - Euroambasadori në vend Mihalis Rokas, nuk ka komentuar rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete. "Nuk kemi asnjë koment në këtë fazë. Le të lejojmë vetë gjyqësorin dhe prokurorinë publike në vend të vazhdojnë hetimet. Mendoj se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete", deklaroi Rokas, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në komunën Karposh. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Angela Ageler, sot gjithashtu, nuk ka komentuar hetimet dhe akuzat, të cilët u ngritën ndaj dy funksionarëve, pasi vendi i saj i vendosi në të a.q. listën e zezë si të dyshuar për korrupsion.
- Post By Fitore Curri
- 17:39, 17 dhjetor, 2024
18:00/ 17 dhjetor/ 2024
Shkup - Euroambasadori në vend Mihalis Rokas, nuk ka komentuar rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete. "Nuk kemi asnjë koment në këtë fazë. Le të lejojmë vetë gjyqësorin dhe prokurorinë publike në vend të vazhdojnë hetimet. Mendoj se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete", deklaroi Rokas, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në komunën Karposh. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Angela Ageler, sot gjithashtu, nuk ka komentuar hetimet dhe akuzat, të cilët u ngritën ndaj dy funksionarëve, pasi vendi i saj i vendosi në të a.q. listën e zezë si të dyshuar për korrupsion.
Shkup – Porosia është se askush nuk është mbi ligjin. Secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, i pyetur për koment për rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore. Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes për mbjelljen e drunjve te Mega Parku i ri në komunën Karposh, në të cilën mori pjesë bashkë me euroambasadorin Mihail Rokas dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se “pajtohet me euroambasadorin” se duhet ta lëmë MPB-në, gjyqësorin dhe prokurorinë që të merren me këtë rast.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se në rastin e Lotarisë Shtetërore vepron sipas kallëzimeve penale të parashtruara si nga Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë Financiare. "Pas të gjitha veprimeve të ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente në rastin konkret deri në këtë moment, janë siguruar prova që nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se gjashtë personat e përmendur kanë ndërmarrë veprime që plotësojnë karakteristikat e veprave penale për të cilat është inicuar procedurat. Për pjesën tjetër të pretendimeve nga raportimet, kontrollet po vazhdojnë", qëndron në kumtesën nga PP. Prokuroria publike njoftoi se kallëzimi penal ndaj ish kryeministrit Dimitar Kovaçecski dhe ish sekretarit të përgjithshëm Metodija Dimovski nuk është refuzuar.
Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim në një reagim të publikuar në rrjetet sociale e dënoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristian Mickoski se gjykatësi nga Gjykata Kushtetuese, i cili ka dhënë deklaratë lidhur me kauzën shqiptare, duhet të japë dorëheqje. “BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, për shkak të rezistencës së tij ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zbatuar urdhra partiake. Në vend që të reagojë ndaj sjelljes skandaloze të kryetarit të Gjykatës, i cili publikisht ka pranuar se qëllimisht nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, sepse “nuk i pëlqen”, kryeministri vazhdoi të ushtrojë presion mbi gjykatën për të realizuar iniciativën partiake”, thuhet në reagimin e BDI-së të publikuar në Fejsbuk. Nga BDI kërkojnë që të tërhiqet nisma për kontestimin e Ligjit për gjuhët për çka javën e kaluar në seancë debatoi Gjykata Kushtetuese dhe mori vendim që të mbahet mbledhje përgatitore
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vrasje, vrasje në tentative dhe përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Fjala është për të pandehurin i cili më 20 gusht prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar me armë e ka privuar nga jeta një person. Siç kumtojnë nga PTHP Shkup, i akuzuari, më 20 gusht, prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar, duke e qëlluar me armë e ka privuar nga jeta Vasil Eftimov, pas së cilës i njëjti e ka kërcënuar me armë edhe bashkëshortën e tij dhe e ka marrë nga ajo çantën që mbante dhe një arkë druri në ngjyra të ndryshme të mbuluar me një krah të çadrës që përmbante mjete të ndryshme dore, të cilën të dëmtuarit e kishin në automjet.
Shkup - Linja ajrore "Vizer" njoftoi sot se fillon me shitjen e biletave për tri linjat e reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart. "Si TAV Aeroporte, ne jemi të kënaqur të njoftojmë kthimin e Barcelonës si destinacion pushimi nga Aeroporti i Shkupit nga 3 maj 2025, i operuar nga Vizer, veçanërisht pasi ishte linja më e preferuar nga pasagjerët tanë. Përveç Barcelonës, vitin e ardhshëm Vizer do të vendos edhe Lionin dhe Shtutgartin si destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit, që do të jetë një avantazh për të gjithë pasi me këtë zgjeron rrjetin e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, hartën e linjave ajrore të Vizer si dhe opsionet për udhëtime për çdo aventurier. Përmes këtij zgjerimi të rrjetit të linjave ajrore, ne presim dhe synojmë të ofrojmë më shumë rehati dhe të përmirësojmë lidhjen për pasagjerët tanë me botën, thotë drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.
Shkup– Sektori për luftë kundër terrorizmit ka ngritur padi penale kundër katër personave në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, G.M. (21) nga Gostivari është akuzuar për krijimin e organizatës terroriste, përderisa H.B. (32) nga Struga, R.S. (38) dhe T.M. (27) nga Gostivari janë të akuzuar për pjesëmarrje në organizatën e njëjtë. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, G.M. në fillim të vitit 2024 ka formuar “qeli” terroriste me matricë ideologjike të ISIS, me qëllim të realizimit të akteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Rreziqet më të mëdha të korrupsionit në nivel lokal janë vërejtur në procesin e dhënies dhe shitjes së lejeve të ndërtimit, gjatë prokurimit publik dhe gjatë dhënies së lejeve B të integruara, tregojnë rezultatet e hulumtimit në disa komuna të mëdha të kryera nga Qendra për Komunikim Civil (QKC), të publikuara në konferencën e sotme “Mbrojtja nga korrupsioni: Perspektiva dhe zgjidhje në nivel lokal”. “Kompetencat e gjera që kanë komunat ndaj kapaciteteve të kufizuara të stafit dhe kapacitetet financiare i bëjnë ato veçanërisht të cenueshme ndaj korrupsionit. Në tre vitet e fundit, ne kemi punuar në hulumtimin dhe zbulimin e rreziqeve të korrupsionit, konkretisht në tetë komuna të vendit, më të mëdhatë në tetë rajonet planore dhe kemi konstatuar se praktikisht të gjitha kanë rreziqe serioze të korrupsionit. në lidhje me zbatimin e prokurimit publik, në fushën e urbanistikës, siç është dhënia e lejeve të ndërtimit, shitja e tokës ndërtimore, në lidhje me dhënien e Lejes së integruar B dhe të ardhurave që arkëtohen prej tyre, për mënyrën se si i menaxhojnë objektet sportive etj”, thotë Sabina Fakiq nga QKC-ja.
Shkup - Duhet të shqyrtohet seriozisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publik dhe të zhvillohet një diskutim i gjerë publik që duhet të sjellë kontroll më cilësor të prokurimeve publik, konsideron Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile. "Mendoj se ndryshimet e propozuara që ulin kontrollin e prokurimeve publike bien ndesh me atë që po shohim tani dhe kjo është dëshmi se një nga fushat më të prekura të korrupsionit në vendin tonë janë pikërisht prokurime publike. Prandaj, mendoj se ndryshimet e propozuara duhet të shqyrtohen seriozisht, të mos them se duhet të tërhiqen në pjesën më të madhe dhe të hapet një diskutim i gjerë publik në lidhje me atë nëse duhet përmirësuar kontrolli në prokurimet publike, si ta bëjmë atë në mënyrë cilësore dhe jo të shkojmë drejt shfuqizimit të tyre, që absolutisht nuk është në përputhje me forcimin e luftës kundër korrupsionit në prokurimet publike", thotë Fakiq.
Shkup - Njësiti për krime të dhunshme – Njësia për delikte të gjakut dhe seksuale në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër M.E. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vrasje” në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kundër B.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër të kryer “dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale”, e dënueshme nga neni 365 i Kodit Penal. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, i akuzuari me datë 10.12.2024 ka shkuar në shtëpinë e D.J (42) nga fshati Mirkovci, Shkup, ku M.E. ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por nuk e ka lënduar.
Shkup - Pas derdhjes së ujit në rr. "Nikolla Parapunov" në komunën e Karposhit, nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" për MIA-n informojnë se, sipas informatave që i kanë", ndërprerja e paralajmëruar në Shkup do të jetë pas orës 22:00 të premten (20 dhjetor) dhe do të zgjat deri në riparimin e defektit. Ujë në Shkup do të kenë banorët e Çairit, Butelit, Radishanit, Rruga e plastikave deri te Ambasada e SHBA-së, Vizbeg, Bardovdc, Hekuranë, Autokomandë zona e lartë, Gjorçe Petrov, Saraj, Shutkë, Fushë Tophanë, "Novosellski pat", Lagjja Dame Gruev, Vollkovë dhe Orman. Shfrytëzuesit tjerë do të jenë pa ujë, njoftojnë nga NP "Ujësjellësi".
Shkup - Nuk do të ketë nevojë për mbushtje të ujit, sepse sanimi i defektit nuk do të zgjasë më shumë se një riparim i rregullt i çfarëdo defekti që e kemi në qytet, theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska në aksionin për mbjelljen e pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit së bashku me nënkryetarin e parë të Qeverisë dhe ministrin për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Izet Mexhiti dhe ambasadorin evropian Mihail Rokas. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërprerjen e paralajmëruar të ujit të shtunën, Arsovska tha se pret që sanimi i defektit të përfundojë gjatë 24 orëve, përkatësisht siç tha, sipas planit të përgatitur nga persona teknik nga ndërmarrjet publike në Shkup, sanimi pritet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Shkup– Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin i cili është prioritet i BE-së, dhe i cili duhet të shfrytëzohet, T’i presim rezultatet nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihail Rokas në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga aktivitetet diplomatike të Qeverisë në Bruksel lidhur me zhbllokimin e integrimit evropian në vend në samitin e paralajmëruar për nesër. “Siç e dini, do të mbahet samit shumë i rëndësishëm ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë ka aktivitete të shumta, d.m.th. takimet dypalëshe që po zhvillohen në këto momente. Mendoj se të gjithë duhet të presim për të parë se cilat janë rezultatet e këtij samiti të rëndësishëm. Ne vërtet shpresojmë kështu, duke pasur parasysh porosinë shumë të qartë se Bashkimi Evropian vazhdimisht thekson se procesi i zgjerimit mbetet prioritet për BE-në. Mendoj se tashmë është përsëritur nga shumë liderë të BE-së në disa raste, kështu që le të lejojmë që progresi të ndodhë në një mënyrë shumë të përshpejtuar, gjithçka për të përshpejtuar rrugën integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” thotë Rokas në pyetjen e gazetarëve pas aksionit për mbjelljen e pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’. Gjatë nismës për mbjelljen e 956 drunjve, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, përfaqësuesit të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut Marko Vujaçiq, dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, Mexhiti tha se kjo nismë thekson fuqinë e partneriteteve midis Bashkimit Evropian, pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal si dhe partnerëve zbatues si UNOPS-i.
Tetovë – Me akademi solemne u shënua 30-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës. Në fjalimin e rastit rektori Jusuf Zejneli theksoi se po shënohet një vit jubilar i një institucioni arsimor i cili në të kaluarën është përballur me shumë sfida. “Me ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje të thellë, sot qëndroj para jush për të festuar këtë moment të jashtëzakonshëm në historinë e institucionit tonë: 30 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës. Sot festojmë vitin jubilar të një institucioni arsimor, i cili u themelua me guximin, vullnetin dhe përkushtimin e popullit tonë, në një kohë kur ideja e një universiteti në gjuhën shqipe u përball me sfida dhe kundërshtime të mëdha. Universiteti ynë është simbol i përpjekjeve dhe besimit të një kombi në fuqinë e dijes”, tha rektori Jusuf Zejneli. Ai foli edhe për sfidat të cilat e presin Universitetin tani dhe në të ardhmen.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Temë kryesore e Samitit, sip kumtojnë nga kabineti i presidentes, pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.
Kiev - Moska ka intensifikuar sulmet e saj në një pjesë të territorit të mbajtur nga ukrainasit në rajonin Kursk të Rusisë, deklaroi komandanti i armatës ukrainase, Oleksandr Sirski. "Për të tretën ditë me radhë armiku po kryen sulme intensive në zonën Kursk", tha gjenerali ukrainas, duke shtuar se Rusia po shfrytëzon "aktivisht" ushtarët koreanoveriorë të cilët "patën humbje të konsiderueshme". Autoritetet ukrainase dje kumuan se trupat e tyre kanë vrarë ose plagosur të paktën 30 ushtarë koreanoveriorë, të cilët Rusia i ka sistemuar në Kursk.
Moskë- Komiteti hetimor shtetëror rus kumtoi se e konsideron vdekjen e gjeneralit Igor Kirillov akt terrorist. Në kumtesë thuhet se po kryhen veprimet hetimore dhe masat operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të veprës së kryer. Gjenerali Kirilov dhe ndihmësi i tij, Ilja Polikarpov sot u vra në Moskë në një shpërthim bombe. Shërbimi inteligjent ukrainas konfirmoi mëngjesin e sotëm se qëndronte pas vrasjes së Kirilovit dhe Polikarpovit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova në Telegram publikoi se Kirilov "i zbuloi sistematikisht krimet e anglo-saksonëve përmes fakteve".
Kiev - Atentati i sotëm ndaj gjeneralit rus Igor Kirilov në Moskë është tregues se shërbimet ukrainase të sigurisë targetojnë individë të lartë rusë të lidhur me ngjarje konkrete ose me aftësi kyçe për luftën e Rusisë në Ukrainë. Vrasja e gjeneralit Kirilov nuk është e para. Oficeri i lartë i marinës ruse, Valeri Trankovski më 13 dhjetor u vra në një shpërthim të auto-bombës në Krime. Një përfaqësues anonim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) atëherë për "Kiev Independent" deklaroi se Trankovski ishte një kriminel lufte, i cili urdhëroi sulme me raketa ndaj objektivave civilë në Ukrainë. Gjithashtu supozohet se inteligjenca ukrainase është e përfshirë në vrasjen e shkencëtarit rus Mihailo Shacki, i cili ka vdekur më 12 dhjetor në afërsi të Moskës. Për Shackin dyshohet se ka qenë i përfshirë në programin e raketave të Rusisë dhe zhvillimin e softuerit të inteligjencës artificiale për dronët.
Strasburg - Parlamenti Evropian ka zgjedhur portugezen Tereza Anginjo për ombudsmane evropiane për një mandat pesëvjeçar. Në një votim të fshehtë në sallën plenare ka marrë mbështetjen e 344 eurodeputetëve, saktësohet në kumtesën e PE-së. Tereza Anginjo mori shumicën e nevojshme të votave të dhëna pas dy raundeve të votimit. Në votimin e parë dhe të dytë morën pjesë gjashtë kandidatë. E sapozgjedhura Anginjo është një eksperte e pavarur e të drejtave të njeriut dhe studiuese akademike. Ajo punon si anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF), ndërsa më parë ishte zëvendës Ombudsmane e Portugalisë.
Bruksel- Aleanca e Atlantikut të Veriut e ndërmorri nga SHBA-ja koordinimin me ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën. Qëllimi i ndërmarrjes është mbrojtja e mekanizmit mbështetës nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, skeptik ndaj NATO-s, njoftuan disa nga mediat perëndimore. Tramp, i cili do ta ndërmerrë funksionin president në janar, deklaroi se dëshiron shpejtë të përfundojë luftën në Ukrainë, por nuk zbuloi detaje. Ai gjatë kohë ka kritikuar vëllimin e ndihmës financiare dhe ushtarake amerikane për Ukrainën. SHBA-ja ndihmën për Ukrainën e koordinonte nga baza e forcave ajrore amerikane "Ramshtajn", ndërsa selia e misionti të ri të NATO-s në Ukrainë ndodhet në bazën amerikane "Klej baraks" në qytetin gjerman Vizbaden.
Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu udhëton në Kajro për të diskutuar për armëpushim dhe marrëveshje për pengjët, të cilët mbahen në Rripin e Gazës, publikuan sot mediat izraelite, duke transmetuar lajmin e Rojtersit, i cili i referohet burimeve anonime të informuara për takimin në kryeqytetin e Egjiptit. Ato burime thonë se marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. Duket se kjo ishte shkaku për të cilin u anulua dëshmia e Netanjahut në procesin gjyqësor për korrupsion. Më pas u publikua se Egjipti ka ftuar gjithashtu presidentin palestinez, Mahmud Abas për vizitë urgjente, publikoi kanali televiziv libanez Al-Majadin, i afërt me Hezbollahun.