MIA Flesh
- – Paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve u është caktuar katër personave të cilët ishin arrestuar në aksionin policor që dje në mëngjes ishte zhvilluar në Strugë dhe në Gostivar për shkak të dyshimit se kishin planifikuar që në të ardhmen të organizojnë ngjarje të caktuara të cilat mund ta rrezikojnë sigurinë si në Maqedoni, ashtu edhe në shtete të tjera. “Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 4 personave, të dyshuar për veprën penale Organizata terroriste nga neni 394-a të KP, mori vendime me të cilat pranoi propozimin e PTHP NKOK dhe të katër personave të cilët sot në mëngjes ishin sjellë në gjykatë, caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, njofton sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 17:55, 16 dhjetor, 2024
18:00/ 16 dhjetor/ 2024
Shkup– Paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve u është caktuar katër personave të cilët ishin arrestuar në aksionin policor që dje në mëngjes ishte zhvilluar në Strugë dhe në Gostivar për shkak të dyshimit se kishin planifikuar që në të ardhmen të organizojnë ngjarje të caktuara të cilat mund ta rrezikojnë sigurinë si në Maqedoni, ashtu edhe në shtete të tjera. “Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 4 personave, të dyshuar për veprën penale Organizata terroriste nga neni 394-a të KP, mori vendime me të cilat pranoi propozimin e PTHP NKOK dhe të katër personave të cilët sot në mëngjes ishin sjellë në gjykatë, caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, njofton sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Shkup– Ambasadorja amerikane në vend Anxhela Ageler thotë se nuk është e befasuar nga ajo që emri i ish zëvendëskryeministrit të parë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Artan Grubi u gjet në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion të madh. “Jo. Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, në drejtësi... nuk u befasua kur pa emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është fakt është kur SHBA-ja shpalli emërimin e një individi dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjykatësin Bexheti, askush nuk thotë Zot, nuk mund ta besoj. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Dhe ju dhe unë e dimë, sinqerisht, se kjo është diçka për të cilën ne kemi punuar ngushtë me Uashingtonin për ta zgjidhur. Kanë kaluar shumë, e shumë muaj. Kështu që nuk u befasova aspak. Isha shumë i kënaqur. Unë isha gjithashtu shumë e kënaqur që Uashingtoni ishte në gjendje të bënte kumtesën në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor. Kështu që nuk u befasova. Isha e kënaqur”, thotë ambasadorja Ageler në intervistë për “Slloboden Peçat”.
Shkup– Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot mori Vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave, për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëveprues kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim në shërbim nga neni 354 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Për edhe katër persona është ngritur procedurë për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. PPRMV njoftoi se në bazë të kallëzimeve penale nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Drejtoria e Policisë Financiare është zbatuar procedura parahetimore në kuadër të të cilës janë ndërmarrë më shumë veprime, ndërsa sot në mëngjes, në bazë të urdhrave adekuatë gjyqësorë, janë kryer bastisje në nëntë lokacione në Shkup dhe në lokacione në rajonin e Kumanovës me qëllim të sigurimit të dëshmive për nevojat e procedurës. Bastisjet i kanë kryer pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e prokurorëve kompetentë publik.
Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot pasdite në një konferencë për media njoftoi se një ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër i parë janë pjesë e hetimit rreth aferës me krimin në Lotarinë Shtetërore. Janë përfshirë edhe një ish sekretar i përgjithshëm dhe nëpunës shtetërorë. Theksoi se sot në mëngjes duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup janë kryer gjithnjë e më shumë bastisje dhe aktivitete. “Është vepruar pas kallëzimit penal i cili me datë 13.12.2024 nga ana e Departamentit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Departamenti për Hetimet Penale dhe Njësia e Korrupsionit kundër tetë personave fizik, njëri prej të cilëve njëri është ish kryeministër, tjetri ish zëvendës kryeministër, një është ish drejtor i një personi juridik dhe njëri ish sekretar i përgjithshëm, të tjerët janë nëpunës shtetërorë, të cilët punojnë në kuadër të një prej personave juridikë. Në këtë fazë ekziston dyshimi se kanë kryer shumë vepra penale, të cilat në fund kanë sjellë dëme më të mëdha në buxhetin e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Toshkovski.
Shkup - Koalicioni jolegjitim VLEN dhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u bashkuan me të Majtën kundër kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, për të zhbllokuar ligjin për “branitellat”. Kryetari i Kuvendit Gashi procedoi interpelancën e ngritur nga deputetët e së majtës ndaj Ilire Dautit, që do të thotë se me shkarkimin e saj do të zgjidhet një kryetar tjetër, i cili mund të mos jetë nga radhët tona dhe më pas do të vendosë ligjin për “ mbrojtësit" në rendin e ditës. dhe e njëjta të procedohet më tej deri në votim përfundimtar. VMRO, LSDM dhe e majta kanë vota të mjaftueshme dhe nuk ka asnjë mekanizëm tjetër bllokues.
Shkup - Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL (D-E V) nga sonte nga mesnata do të rriten për gjysmë, ndërsa të EUROSUPER BS-98 për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,53 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 76,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 70,5 denarë. Çmimi me pakic i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbett 69,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,01 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 45,765 denarë.
Shkup - Për gjashtë muaj jo të plota kanë filluar tetë investime të reja në vlerë mbi 700 milionë euro, të cilat potencialisht do të punësojnë rreth 2.800 qytetarë, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas mbledhjes së sotme të Këshillit të investitorëve të huaj. Sipas kryeministrit, investimet kontribuojnë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe për zhvillimin ekonomik lokal. "Qëllimi është që këtë vit të arrijmë një miliard investime historike të drejtpërdrejta të huaja, që mendoj se është e arritshme dhe për kokë banori të jemi më të mirët në rajon ose ndër disa liderët në Evropë", nënvizoi Mickoski. Në takimin me Këshillin, tha, është biseduar edhe për harmonizimin e tatimeve minimale globale.
Shkup- Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot përshëndeti iniciativën e Lëvizjes ZNAM, e cila sot publikoi Platformën kombëtare për unitet kombëtar maqedonas dhe përcaktimin e vijave të kuqe kombëtare maqedonase, pa e kumtuar qëndrimin përfundimtar. "Le të shohim se çfarë është ajo platformë. Pasi ta shohim, atëherë mund të japim komentin dhe njohuritë tona. Unë me sa kam dëgjuar nga kryetari i ZNAM-it në manifestimin e djeshëm me rastin e njëvjetorit të themelimit të partisë se ata do të komunikojnë me të gjitha partitë politike parlamentare dhe presin që në fund të ditës të kemi një dokument të përbashkët që të gjithë ta mbështesim me konsensus. Nuk shoh asnjë arsye për të mos i dhënë një shans këtij procesi. Është mirë të ndërtohet një konsensus kombëtar, ndaj mirëpres të gjitha iniciativat që çojnë në atë drejtim", deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sot, me ngjarje solemne u shënuan 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me 18 shtete: Republikën Çeke, Hungarinë, Mbretërinë e Spanjës, Republikës portugeze, Principata e Lihtenshtajnit, Dukata e madhe e Luksemburgut, Republika e Austrisë, Mbretëria e Belgjikës, Selia e Shenjtë, Republika Sllovake, Konfederata Zvicerane, Irlanda, Republika Arabe Egjipti, Republika Socialiste e Vietnamit, Japonia, Republika e Kirgistanit, Shteti shumëkombësh i Bolivisë dhe Republika e Uzbekistanit. Siç kumtuan nga Ministria, në ngjarjen fjalime të tyre kishin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe doajeni i trupit diplomatik në vend, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush.
Shkup - Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup. Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara. Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur nga puna e bërë këtë vit. Siç tha sot, Qeveria në vitin 2025 do të bëjë përpjekje të arrijë rezultate edhe më të mira dhe të jetë edhe më transparente. Sipas Mickoskit, çdo kritikë dhe rekomandim konstruktiv është i mirëseardhur.
Shkup - Zëvendës kryetari i Qeverisë, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mirëpriti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës pranë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Pol Lambert. Gjatë takimit, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të Fetait, u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e kushtit të fundit që pengon fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Shkup- Bashkimi Evropian duhet të kthehet në binarët e vjetër, të cilat bazohen në merit sistemin, përkatësisht në arritjet, e jo në kontestet dypalëshe, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me Këshillin e investitorëve të huaj. Kryeministri theksoi se bllokadë mund të ketë nëse vendi nuk është i mirë në performanca të caktuar, që rrjedhin nga kriteret. "Nuk them unë se nëse ne nuk jemi të mirë në sundimin e ligjit, arsimin, peshkimin ose ndonjë gjë tjetër, se nuk duhet të jemi të kontestuar ose të ngecur. Por nëse duhet të zgjidhim çështje prej shekullit 11 dhe 12 dhe ata të jenë pengesa, atëher kurrë nuk do të jemi pjesë e BE-së. Atëherë do të kemi dy opsione. Ose do të vetëshkatërrohemi, që është çmenduri ose do të luftojmë edhe më shumë për të qenë pjesë e BE-së përderisa ekzistojnë këto konteste", theksoi Mickoski.
Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se Qeveria nuk ka ndërmend të rrisë shpenzimet pasi Banka Botërore propozoi rritjen e TVSH-së nga 18 në 19 për qind. "Mënyra më e lehtë për zgjidhjen e problemeve është reduktimi i tyre në tarifa shtesë për qytetarët. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Do të luftojmë në mënyrë që të sigurojmë të njëjtat kushte tregu të mbeten për të njëjtat tarifa, nëse mund edhe t'i ulim ato tarifa për qytetarët. E pastaj, të gjithë ata që janë pjesë e ekonomisë së përhimtë, përmes masave që do të marrim, i paralajmëruam se duhet të riorientohen në tregun formal, gjegjësisht të reduktohet ekonomia e përhimtë dhe të gjithë ata që punojnë jashtë ekonomisë formale, të hyjnë në zonën e bardhë, të mund të rriten të ardhurat buxhetore", nënvizoi kryeministri.
Shkup - Filloi procesi i luftës së fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit me eleminimin e qelisë terroriste, për të cilën kishte dyshime të bazuara se synonin të kryenin veprime në kundërshtim me gjendjen e sigurisë, si dhe lidhshmëri me qelitë në rajon, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në konferencën për shtyp në Qeveri pas takimit me Këshillin e Investitorëve të huaj, i pyetur për bastisjen në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe përfshirjen e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski në një krim të kryer, Mickoski nuk komentoi, duke e lënë Ministrinë e Punëve të Brendshme të kumtojë zyrtarisht.
Shkup- Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë se Inspektorati sanitar dhe shëndetësot shtetëror, në pajtim me kompetencat, do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues lidhur me rastin me foshnjën e vdekur shtaëmujore në Klinikën për fëmijë në Shkup. "Lidhur me rastin me foshnjën e vdekur shtatëmujore, të sjellur mbrëmë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, nga Klinika informojnë se është pritur me dyshim për sindrom serioz me zhvillim progresiv, që ka shkaktuar dëmtim të më shumë organeve, për fat të keq gjendja e foshnjes është përkeqësuar edhe krahas përpjekjeve maksimale të personelit mjekësor, pas çka është paraqitur përkeqësimi i shpejtë i gjendjes. Pritet të kryehet autopsi, pas çka saktë do të konfirmohen shkaqet për vdekjen", sqarojnë nga Ministria përmes kumtesës deri te opinioni.
Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot e priti të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç. Takimi, siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, u mbajt në frymën e miqësisë disavjeçare mes dy vendeve, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe procesit të integrimit të Bashkimit Evropian.
Shkup - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi rezultatet e anketës “SecuriMeter – 2024” në një event të mbajtur sot në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues qeveritarë, diplomatë, organizata ndërkombëtare, profesionistë të sigurisë dhe media. Anketa, e zhvilluar me 6,000 të anketuar në të gjithë rajonin, tregon një pasqyrë të ndërlikuar: Vetëm 39% e qytetarëve mendojnë se Ballkani Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar, duke theksuar shqetësimet e vazhdueshme për sigurinë; 48% kanë frikë se mund të ndodhë një luftë mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme; 59% e qytetarëve ndihen të sigurt personalisht, por pasiguria më e gjerë rajonale mbetet; 36% e shohin depopullimin si një problem të madh, ndërsa 23% po planifikojnë ose janë në proces emigrimi; 83% besojnë se korrupsioni është i përhapur, duke theksuar nevojën për reforma në qeverisje.
Shkup – Kuvendi sot pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 22-të i shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale, Andrej Tasev, Merita Dema, Faton Ambari dhe Lirim Sulejmani. Shkarkimi është me propozim të Qeverisë dhe siç bëhet e ditur në sqarim, për katër anëtarët ka lëshime formale – juridike në pjesën e përmbushjes së kushteve për emërimin e tyre.
Shkup - Prokurori publik sot ka ngritur urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 18 personave, anëtarë të grupit "Bellanoca - Baron", për të cilët, informojnë nga PPRMV, ekziston dyshim themelor se 14 persona si porositës, ndihmës ose ekzekutorë të drejtpërdrejtë kanë kryer vepër penale "vrasje", prej të cilëve 12 persona dyshohen edhe për vepër penale "bashkim kriminel", ndërsa pesë edhe për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme". Katër të tjerët ngarkohen për veprën penale "Zhvatje". Procedura parahetuese disamujore, thuhet në kumtesën e PPRMV-së, që e ka zbatuar prokurori publik me Qendrën hetuese nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe MPB-ja, mbrëmë ka rezultuar me aksion, ku u shkatërrua grupi kriminel, dhe i cili u zbatua së bashku me nëpunësit policorë të MPB-së në rajonin e komunave Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan.
Shkup- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot e prezantoi Plan programin për ajër më të pastër për vitin 2024-2030. Mexhiti theksoi se pakoja programore përmban ulje të emetimeve të grimcave nga vatrat e brendshme, ulje të emetimeve të grimacave nga objektet publike, institut për cilësi të ajrit të ambientit, ulje të emetimeve të grimcave nga proceset industriale, djegie të materiale të djegshme të paligjshme, gjelbërim dhe pyje, ulje të emetimeve nga transporti, menaxhim me emetimet. Ai thekson se në pakon janë përfshirë fushat kryesore që ndikojnë në cilësinë e ajrit, ndërsa ato janë energjetike, industria, transporti, bujqësia, pylltaria.
Tetovë- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, sot kanë vizituar objektin e ri “Rilindja” pranë Institucionit Publik “Mlladost”, Komuna e Tetovës, me qëllim të inspektimit të aktiviteteve para hapjes së tij, informuan nga Ministria përmes kumtesës. Sipas informatës, kopshti ka përfunduar plotësisht dhe së shpejti fëmijët e këtij vendbanimi do të kenë mundësinë t’i kalojnë ditët e fëmijërisë këtu. Hapja e kopshtit do të mundësojë hyrjen e 165 fëmijëve të rinj nën moshën 6 vjeç në procesin parashkollor.
Tiranë - Pothuaj gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se ekziston mundësi reale për luftë në rajon, sipas hulumtimit vjetor të opinionit publik mbi perceptimin e sigurisë nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal (RKK), SecuriMeter 2024. Sekretarja e përgjithshme e RKK-së, Majlinda Bregu, në prezantimin e sotëm të humumtimit para gazetarëve në Tiranë deklaroi se shqetësimi për konflikte të mundshme është i përhapur tek qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Ky shqetësim është më i shprehur në Serbi - 58 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 51 për qind dhe në Mal të Zi 49 për qind", deklaroi Bregu. Sipas hulumtimit, siç shtoi ajo, më pak se 40 për qind e banorëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se rajoni është i sigurt për jetesë.
Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale ku duhej të dëshmojë për veprën penale, informojnë mediat e Kosovës. Kurti sot në mëngjes ishte thirr në prokurori që të dëshmojë lidhur me veprën penale. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, deklaroi se nga kabineti i kryeministrit i kanë njoftuar se Kurti udhëton jashtë vendit dhe nuk mund të vijë në Prokurori. Kozmaqi për media deklaroi se Prokuroria sipas ligjit do të përgatisë edhe një ftesë për Kurtin.
Moskë – Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al Asad deklaroi se ishte në Damask deri mëngjesin e 8 dhjetorit, ditën kur kryengritësit e kryesuar nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS) e morën kryeqytetin. Ai theksoi se nuk ka pasur plan që të largohej nga shteti. Në kumtesën e tij të parë pas largimit nga Siria, të publikuar në rrjetet sociale, Asadi njoftoi se në ditët kur forcat opozitare përparonin drejt Damaskut nga veriu i vendit, nuk ka planifikuar të japë dorëheqje ose të kërkojë azil. Ai sqaroi se së pari kishte shkuar në bazën ruse Hmeimim, të qyteti bregdetar Latakia, ku e kishte kuptuar se kryengritësit e kishin marrë Damaskun.
Berlin- Gjermania dhe Franca sot kanë vendosur një tren në qarkullim super të shpejtë mes Berlinit dhe Parisit, i cili do të kalojë këtë seksion për rreth tetë orë. Treni do të qarkullojë një herë në ditë, ndërsa operator do të jetë hekurudha gjermane "Dojçe Ban". Treni i ri lëshohet në përdorim në kohën kur "Dojçe Ban" kërkon të përmirësojë besueshmërinë dhe përpikmërinë e tij, pasi që vetëm 60 për qind të trenave të tij në distancë të gjatë arritën në kohë muajin e kaluar. Deri në vitin 2027, kompania planifikon ta rrisë këtë përqindje në 75 për qind.
Moskë- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot deklaroi se forcat ruse deri tani këtë vit kanë pushtuar 189 lokacione në Ukrainë. "Forcat e armatosura ruse fuqimisht posedojnë iniciativën strategjike përgjatë gjithë linjës së kontaktit", tha Putin në një takim të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë. Ministri i Mbrojtjes, Andrej Belousov thotë se është pushtuar një sipërfaqe totale prej 4.500 kilometrave katrorë të territorit të Ukrainës. Numrat rusë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Megjithatë, vëzhguesit e pavarur konfirmojnë se rusët kanë bërë përfitime territoriale këtë vit.
Bruksel - Sipas gjitha gjasave vijon dimri më i vështirë për Ukrainën pasi Rusia e sulmoi në vitin 2022, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, në konferencë për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spaiq, në selinë e Aleancës në Bruksel. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen në fushëbetejë. Rusia po përparon, megjithëse gradualisht, - tha Rute. -"Në javët e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të forta ruse në infrastrukturën ukrainase, ndërsa viktima janë edhe civilë. Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmën tonë. Ne duhet të përmbushim vendimet e marra në fillim të këtij viti në atë drejtim",shtoi ai.
Gazë - Numri i të vdekurve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit është rritur mbi 45.000, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Në kumtesë theksohet se që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar, u vranë 45.028 persona, ndërsa janë lënduar gjithsej 106.962 persona. Në numrin e përgjithshëm janë regjisrtuar dhe ushtarë dhe civilë, ndërsa më shumë se gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se pas sulmit të vitit të kaluar nga Hamasi, që nisi luftën në Rripin e Gazës, vrau rreth 1.200 persona.