09:00/16 dhjetor/2024
Shkup - Kuvendi sot do të mbajë tre seanca të njëpasnjëshme. Deputetët në kuadër të seancës së 24-të do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së "ALTEA" në Bosnja e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për garancinë e Maqedonisë së Veriut për obligimet e Marrëveshjes për huanë për Programin për Energjinë e Rinovueshme EMV - Komponenta II: FE Manastir 2 dhe Komponenta III: Parku me erë në Bogdanc - faza e 2, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Kredituese për Rindërtim - KFV dhe Shoqatës Aksionare për prodhimtarinë e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet ta mbajë seancën e 116-të. Në rend dite të seancës, siç njoftojnë nga KSHZ, është Vendimi për plotësimin e planit vjetor për nevojat e përgjithshme për prokurimet publike të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sipas programit 20, me furnizimin e shërbimeve për Hosting në ueb faqen e KSHZ-së.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri do të ketë takim me Këshillin e investitorëve të huaj. Nga pres-shërbimi qeveritar njoftuan se pas takimit kryeministri Mickoski do të mbajë konferencë për shtyp në Qendrën mediatike të Qeverisë. Takimi i sotëm është dakorduar në një takim paraprak të Mickoskit me Këshillin e investitorëve të huaj të mbajtur më 4 shtator të këtij viti.
Shkup - Në Qeveri sot do të prezantohet "Programin e planifikimit për ajër të pastër 2024-2030". Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, programin nga ora 15 në Qeveri do ta prezantojë zëvendëskryeministri i parë dhe ministrti i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësimor, Izet Mexhiti, i cili pas prezantimit do të mbajë konferencë për shtyp.
Shkup - Në Shkup sot do të mbahet Bazar humanitar i Vitit të Ri, ndërsa fondet që do të mblidhen do të dedikohen për botimin e librave me Alfabetin e Brajovit. Bazari është me ndihmë të disa grave humanitare, ndërsa e organizon Lions Club Dritë nga Shkupi. Vizitorët do të kenë mundësi të blejnë stoli të përdorura dhe dhurata tjera.
Shkup - Defekti në një gyp lidhës në rr. "2 " në Saraj, afër shkollës së mesme në Komunën e Sarajit, do të sanohet sot, njoftoi NP Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup. Për shkak të defektit, nga mbrëmë në ora 21 ndërprerje të furnizimi me ujë në një pjesë të rrugës "2" - kanë rreth 20 shtëpi, ambulanca dhe shkolla.
Tetovë - Tetova do të bëhet epiqendra e një ngjarje artistike në Maqedoninë e Veriut nga sot deri më 20 dhjetor 2024, me realizimin e projektit kulturor “Një udhëtim arti”. Ky projekt i organizuar nga produksioni Arbfilm dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, synon të bashkojë artistët dhe publikun në një festë të artit dhe kulturës. Me një program të pasur dhe në fokus promovimin e artistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut “Një udhëtim arti” pritet të jetë një përvojë unike për komunitetin kulturor.
Shkup - Në Çifte hamam sonte do hapet ekspozita "Udhëtim nëpër ngjyra - Krijimtari tridhjetë vjeçare jubilare", e artistit dhe profesorit Bashkim Mexhiti. Opusi pikturesk do të prezantohet me shtatëdhjetë piktura të realizuara në një teknikë të kombinuar, akrilik në pëlhurë. "Rrugëtimi krijues i Mexhiti zhvillohet nëpër disa cikle, që nga rinia e tij e hershme, diplomimi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, deri te angazhimi i tij i tanishëm si profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës", thuhet në njoftimin e ekspozitës.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM raporton për vendosje të regjimit të përkohshëm të trafikut në rrugën rajonale Р1306, aksi Prilep - Krushevë - Slladuevë, për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore nga projekti për sanimin e dëmeve në rrugë.
Shkup - Moti sot në mëngjes është i ftohtë, përgjatë luginave me mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej - 4 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri 11 gradë, njoftoi DPHM-ja. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bie 0, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.
Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Greqisë, Italisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, të mbledhur në grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor, dërguan një letër të përbashkët te shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas dhe te komisarja për Zgjerim Marta Kos, ku porosisin se është koha për përparim vendimtar në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe prezantojnë hapa konkret për mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt BE-së.
Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian sot do të takohen në Bruksel, ndërsa në axhendën e takimit të tyre shtohen zhvillimet më të reja në Siri dhe Gjeorgji, së bashku me luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe ngjarjet politike në Bjellorusi, njoftoi DPA. Ministrat duhet ta miratojnë raundin e 15-të të sanksioneve të reja kundër Rusisë. Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrej Sibiga pritet që të bashkangjitet përmes video-konferencës për të dhënë një përditësim mbi situatën në fushëbetejë.
Strasburg - Dezinformatat në internet, ndikimi i rrjeteve sociale në zgjedhjet e Bashkimit Evropian dhe kontrolli ndaj platformave kryesore sociale si "TikTok" dhe "X" do të jenë në fukusin e eurodeputetëve këtë javë. Gjatë seancës tyre të fundit në Strasburg këtë vit, eurodeputetët do të bisedojnë edhe për pasojat gjeopolitike nga rënia e regjimit të Bashar al Asad dhe për situatën humanitare në rajon. Gjatë debatit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kalas, ata do t'i shqyrtojnë edhe protestat që tronditën Gjeorgjinë pas zgjedhjeve të fundit.