MIA FLESH
- Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Implementimi i Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për integrim rajonal, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, do të jenë tema kryesore e Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe për Çështje Evropian, Orhan Murtezani.
9:00/18 dhjetor/2024
Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Implementimi i Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për integrim rajonal, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, do të jenë tema kryesore e Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe për Çështje Evropian, Orhan Murtezani.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për financim dhe buxhet, si dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim të rivendosjes së parashtresës së përbashkët të përhershme në bllokun 17 të Muzeut shtetëror Aushvic-Birkenau.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të një aksident trafiku, komunikacioni në autostradën Milladinovci - Kumanovë afër fshatit Delladrovc po zhvillohet në një korsi, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" sot do të organizojë konferencë përfundimtare ku do të prezantohen të dhënat e hulumtimeve të zbatuara nga fusha e gjyqësorit. Ngjarja është pjesë e Programit vjetor për punë për vitin 2024 implementimi i të cilës, siç citon Koalicioni, financiarisht është mbështetur dhe mundësuar nga Komisioni Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Nën mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot do të nënshkruhet marrëveshja për grant ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe SHA EMV, për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike "Manastiri 1" dhe "Oslomei 2", njoftuan nga Ministria.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel-diskutim me temën "Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik". Siç njoftoi organizatori, panelistë do të jenë Limko Bejzaroski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Biljana Georgievska, drejtoreshë e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, Sllavica Anastasovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Sara Milenkovska nga koalicioni Margini.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Në mëngjes ka kushte për paraqitjen e mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri 17 gradë. Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.
Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor sot do të takohen në bisedime në Bruksel ku agjenda e takimit nuk përfshin miratimin e vendimeve lidhur me zgjerimin e BE-së. Do të diskutohet për mundësitë për afrim ekonomik, për thellim të ndërlidhjes politike si dhe për pasojat e luftës në Ukrainë dhe bashkëpunimin në fushën e migrimit. Pas përfundimit të takimit pritet të përgatitet deklaratë e përbashkët.
Uashington, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Qindra ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë ose plagosur në luftimet me ushtarët ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë, deklaroi mbrëmë një përfaqësues i lartë ushtarak amerikan. "Disa qindra viktima është vlerësimi ynë i fundit i humbjeve të Koresë së Veriut", tha funksionari, i cili dëshironte të mbetet anonim, raportuan mediat amerikane.
Uashington, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Marrëveshja për armëpushim ndërmjet Turqisë dhe forcave kurde të mbështetura nga SHBA-të rreth qytetit verior të Sirisë, Manbixh, është vazhduar deri në fund të kësaj jave, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Metju Mileri.
Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian hapi një procedurë zyrtare kundër TikTokut nën dyshimin për mosrespektim të obligimeve nga Ligji për shërbime digjitale të BE-së (DSA) për vlerësim dhe zbutje të rreziqeve sistematike lidhur me integritetin zgjedhor, veçanërisht në kontekst të zgjedhjeve presidenciale në Rumani të mbajtura më 24 nëntor.
Moskë, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia arrestoi një të dyshuar për vrasjen e shefit të departamentit të armatës për armë kimike, njoftuan hetuesit sot, një ditë pasi gjenerali dhe ndihmësi i tij u vranë në një shpërthim në Moskë. "Është arrestuar një shtetas i Uzbekistanit, i lindur në vitin 1995, nën dyshimin se ka kryer sulmin që i mori jetën komandantit të forcave ruse për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike, Igor Kirilov dhe ndihmësit të tij Ilja Polikarpov", njoftoi Komiteti hetues.
Uashington, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Palestinezët e kanë paditur Departamentin e Shtetit për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për armatën izraelite në luftën e saj në Rripin e Gazës, e cila mori mijëra jetë dhe shkaktoi krizë humanitare. Në padinë, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Kolumbisë, thuhet se Departamenti i Shtetit, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Entoni Blinken, me qëllim anashkaloi ligjin amerikan për të drejtat e njeriut për të vazhduar financimin dhe mbështetjen e njësive ushtarake izraelite të akuzuara për krime në Gazë dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Nju-Jork, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjehdur i SHBA-së, Donald Tramp, padit një gazetë nga Ajova dhe agjenci për sondazhe, të cilat kanë publikuar analiza se rivalja e tij demokrate Kamala Harris do të fitojë në zgjedhjet në vend. Tramp i akuzon gazetën dhe agjencinë për anketa për implikim në zgjedhje.