• e mërkurë, 18 dhjetor 2024
MIA Flesh

09:00/17 dhjetor/2024

Shkup -  Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin "Click Plus" në TV21, ku komentoi operacionet policore që u zhvilluan gjatë ditëve të fundit në shtet, gjatë të cilit u arrestuan dhjetëra persona të akuzuar për disa vepra të rënda penale. Një nga operacionet e MPB-së, të cilën kryeministri e komentoi, ishte aksioni kundër klaneve kriminale që prej vitesh veprojnë në vend, bëhet fjalë për një grup të përfshirë në shumë vepra kriminale, përfshirë vrasje.  

Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin "Klik Plus" në TV21, deklaroi se në krahasim me më parë, me Qeverinë e tanishme ka më shumë disiplinë dhe punohet, ndërsa të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të marrin më paga për mosangazhimin."Tani ka më shumë disiplinë dhe kërkohet punë. Të gjithë ata që janë të amnistuar politikisht dhe të privilegjuar nga çdo parti politike, të cilët nuk shkojnë në punë, por marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe nuk do të marrin më paga. Pa marrë parasysh nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë apo nga ndonjë etni tjetër", theksoi kryeministri Mickoski.  

Shkup - Këshilli drejtues i Forumit Investues të Odave (FIO), asociacioni që i bashkon gjashtë Odat ekonomike nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sot në Shkup do ta mbajë seancën e 33-të, në të cilën nikoqir do të jetë nënkryetari i Forumit Investues të Odave dhe kryetari i Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski. Në seancë, siç njoftuan nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veirut, liderët e odave nga rajoni do të diskutojnë për prioritetet kyçe në aktivitetet e Forumit Investues të Odave në vitin 2025, duke pasur parasysh fillimin e aplikimit të Planit të ri aksionar për Tregun e përbashkët rajonal, në të cilën FIO është e përfshirë në mënyrë aktive në strukturën qeverisëse të procesit në lidhje me zbatimin dhe monitorimin e masave të drejtuara nga sektori privat.

Shkup - Nga EVN Maqedoni SHA kanë informuar se sot pa rrymë do të mbeten një pjesë e përdoruesve të komunave Gjorqe Petrov, Zelenikovë dhe Çuçer Sandevë. Në periudhën nga ora 8:30 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten Stacioni i filtrimit fshati Brazdë, fshati Orizare e Poshtme, objekti afarist "Danço Ackov", një pjesë e fshatit Brazdë, një pjesë e fshatit Markovcë, Farma Glluvo, fshati Glluvo, Çardak, në Komunën Çuçer Sandevë.

Shkup - Moti sot paradite do të jetë me kushte për paraqitjen e mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri 15. Në Shkup në mëngjes do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9.

Bruksel - Ambasadorët e vendeve - anëtare të BE-së mbrëmë vonë kanë arritur marrëveshje për konkluzionet e Këlshillit të BE-së. "Ambasadorët sapo i kanë miratuar konkluzionet  e Këshillit për zgjerimin. Sukses i madh që do të japë nxitje të fuqishme për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në vitet në vijim". Këtë e kanë theksuar nga presidenca hungareze me BE-në në publikimin në X.

Bruksel - Konkluzionet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përgatitjet për Samitin e BE-së të caktuar për të enjten, programi për punë i Komisionit Evropian dhe udhërrëfyesit për Semestrin Evropian për vitin 2025, si dhe marrëdhëniet e bllokut me Britaninë e Madhe dhe Zvicrën, do të jenë tema kryesore në mbledhjen e sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Unionit (GAK). Në margjinat e mbledhjes paradite do të mbahet Konferenca e tretë inkuadruese ndërqeveritare BE-Shqipëri. Në parambrëmjen e GAK, mbrëmë, sërish u mbajt Konferenca e 17-të ndërqeveritare BE-Mali i Zi.

Bruksel - Në Bruksel sot në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet raund i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hiper, deklaroi se në takim do të bisedohet për më shumë çështje, mes të cilave edhe për zbatimin e Marrëveshjes për rrugëmn drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Bruksel - E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe për këtë arsye e konfirmojmë edhe një herë përkushtimin tonë të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit në Union, thuhet në Draft deklaratën përfundimtare e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet nesër në Bruksel dhe ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.

Londër - Lideri i koalicionit islamik që e mori qeverisjen në Siri, Abu Muhamed al-Xhavlani, në intervistën për Tajms deklaroi se nuk do të lejojë që vendi të përdoret si bazë për sulme ndaj Izraelit ose vendeve të tjera. Megjithatë, ai e paralajmëroi Izraelin që t'i ndërpresë sulmet ajrore ndaj Sirisë dhe t'i tërheqë ushtarët që i ka sistemuar në territorin e vendit pas sulmit të regjimit të Bashar Asadit. "Justifikimi i Izraelit ishte prania e Hezbollahut dhe grupeve të armatosura pro-iraniane, por ky justifikim më nuk qëndron", tha al-Xhavlani.

Moskë - Kryeshefi i trupave ruse për radiacion, mbrojtje kimike dhe biologjike, gjeneral-nënkoloneli Igor Kirilov është ndër të vdekurit në shpërthimin që ndodhi herët në mëngjes sot në Moskë. Përveç tij jetën e humbi edhe ndihmësi i tij. Arsyeja e shpërthimit është aktivizimi i një mjeti shpërthyes të vendosur në një trotinet elektrik, njoftoi Komiteti Hetues i Rusisë.

Damask - Të paktën 100.000 trupa të viktimave të regjimit të ish presidentit sirian Bashar al-Asad u gjetën në një varr masiv jashtë Damaskut, deklaroi drejtori i organizatës së Forcave siriane për raste emergjente (SETF), Muaz Mustafa. Ai tha se një nga pesë varrezat masive gjendet në Al Kutajfa, 40 kilometra në veri të Damaskut. "Njëqind mijë është vlerësimi më konservativ", për numrin e trupave të varrosur në vend", tha Mustafa.

Velington - Një tërmet me intensitet prej 7,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot në afërsi të Vanuatus. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë edhe objektin e kryeqytetit Port Vila, në të cilën gjendet Ambasada amerikane, së bashku me ato të Britanisë, Francës dhe Zelandës së Re. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dritare të thyera dhe shtylla betoni të dëmtuara. Dëshmitarët okularë tregojnë edhe për viktima në Port Vila.

Uashington - Një adoleshente ka qëlluar me armë dy persona në një shkollë private krishtere në SHBA, dhe pastaj është vetëvrarë, njoftuan mediat amerikane. Sulmi në pjesën veriore të Viskonsin dje është kryer nga një vajzë 15 vjeçare. Tash për tash nuk ka informaicone për motivet e saj, njoftoi policia. Vajza me pistoletë ka qëlluar mësuesin dhe një nxënës dhe ka plagosur gjasjtë persona të tjerë. Dy nga nxënësit e plagosur janë në gjendje kritike. Paraprakisht është raportuar se kanë humbur jetën katër persona, mes të cilëve edhe sulmuesi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR