• e mërkurë, 18 dhjetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 16 dhjetor / 2024

Shkup - Policia herët në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpitë e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, ndërsa siç publikuan një pjesë e mediave, bastisje bëhen edhe në disa lokacione tjera në lidhje me krimin e bërë në Lotarinë Shtetërore. Gjatë bastisjeve, siç raportojnë mediat, si Grubi ashtu edhe Bajrami nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. Nga MPB për MIA-n konfirmuan se bëhen veprime në koordinim me prokurorin publik dhe se për detajet do të flasë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën për media të caktuar për sot në orën 15:00.

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit me dëshminë e inspektoratit të lartë Elvis Ibrahimi dhe dëshmitarit Todorçe Gjorgjievski nga Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Lupço Palevski. Ibrahimi, i cili ka marrë pjesë në bastisjen në shtëpinë e të pandehurit Lupço Palaevski Pallço më 3 dhjetor, deklaroi se gjatë bastisjes janë marrë një laptop, një tablet Samsung dhe një Ajfon 6S+, por, siç theksoi, nuk janë evidentuar thirrje drejt Vanjës.

Shkup - Në Ministrinë e Shëndetësisë bëhen analiza për punën e drejtorëve të institucioneve të shëndetit publik në vend. Ministri Arben Taravari thotë se nevojitet kohë që të komunikohet se kush nuk punon siç duhet dhe të lavdërohen ata që e meritojnë. Në pyetjen e gazetarëve se sa është i përmbushur nga puna e drejtorëve të ISHP-së dhe nëse do të ketë ndryshime, Taravari u përgjigj se ka "drejtorë perfektë, të shkëlqyer, shumë të mirë, të mirë dhe drejtorë të dobët".

Shkup - Seanca e Kuvendit në të cilën janë në rend dite me procedurë të shkurtuar disa propozim-ligje, do të vazhdojë pas një ore pauzë, pasi deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, kërkoi të dorëzojë informacione me shkrim për të shpjeguar urgjencën e thirrjes së seancës së sotme. "Në vendimin për thirrjen e seancës së 24-të, i referoheni nenit 73 paragrafi 1 dhe nenit 74 paragrafi 2, dhe kërkoj vërejtjen time procedurale në bazë të nenit 74 paragrafi 3, i cili thotë se kryetari i Kuvendit është i detyruar të sqarojë thirrjen e një seance urgjente dhe për rendin e ditës, sepse në vendimin që kemi marrë si deputet nuk ka asnjë shpjegim se pse kjo seancë është urgjente, prandaj kërkoj një pushim prej një ore", tha Bytyqi.

Shkup - Numri i produkteve në "Shportën e Vitit të Ri" vazhdimisht rritet dhe deri në ditën e sotme arriti 1.036, por lista nuk është mbyllur. Në aksion deri tani janë përfshirë mbi 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, ndërsa produktet nga dita e djeshme janë të arritshme për qytetarët në 38 zinxhirë të marketeve, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. "Shporta e Vitit të Ri" ka nisur dje dhe siç kemi paralajmëruar do të zgjasë deri më 15 janar të vitit 2025. Kjo masë është ulje aksionare e çmimeve të disa produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Është bërë me iniciativë të sektorit të biznesit dhe nuk është nga Qeveria. Ata ofruan produkte me çmime më të ulëta për qytetarët prej të paktën 10 për qind. Nëpërmjet kësaj mase ne po ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, që festat e Vitit të Ri t'i kalojnë në kushte të mira", tha Durmishi në konferencën e sotme për media.

Shkup - Ministri i Transportit njoftoi se është hapur thirrja publike për paraqitjen e kërkesës për dhënien e mbështetjes financiare për futjen e një destinacioni të ri nga aeroportet në vend. Mbështetja financiare ndahet për periudhën nga 1 janari i vitit 2025 deri më 31 dhjetor të vitit 2027. Dhuruesi i ndihmës financiare është Qeveria, e cila miratoi Programin për përcaktimin e fondeve të nevojshme për ndarjen e ndihmave financiare për nxitjen dhe zhvillimin e trafikut ajror në vend të transportuesve vendas dhe të huaj për periudhën 2025-2027

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kuadër të seancës së sotme të 116-të ka miratuar vendimin me të cilin parashikon shpalljen e blerjes publike për të përditësuar ueb faqen e tij. Në seancën, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte Vendimi për plotësimin e Planit vjetor për nevojat e përgjithshme për blerjen publike me blerjen e shërbimeve për mirëmbajtjen e faqes së internetit të KSHZ-së, kryetari i Komisionit Shtetëror, Boris Kondarko deklaroi se bëhet fjalë për një punë teknike e vazhdueshme, gjegjësisht blerje e rregullt në procedurë të hapur.

Shkup - Projekti për avancimin e arsimimit të infermierëve dhe akushereve dhe vendosjen e sistemit për njohjen e kualifikimeve profesionale do t'u mundësojë nxënësve dhe studentëve arsim cilësor sipas standardeve evropiane, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ngjarjen që shënoi fillimin e projektit, i cili financohet nga BE-ja dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, asistencës teknike të Zyrës së OBSH-së në Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë. Profesioni shëndetësor realizohet në 20 shkolla të mesme në të gjithë vendin, ndërsa mbi 4700 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt, shkollohen për infermierë. Në drejtimin arsimor infermieri për gjinekologji-akusheri, nga viti i parë deri në të katërtin janë gjithsej 406 nxënës. Disa prej tyre vazhdojnë programet e studimit nga cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve.

Shkup - Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është investimi gjeostrategjik më i rëndësishëm që mund ta bëjmë. Prandaj liderët e 27-të vendeve anëtare dhe liderët e Ballkanit Perëndimor sërish do të takohen në Bruksel më 18 dhjetor, publikoi në platformën "X" kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta. "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. BE-ja është serioze ndaj të gjitha detyrimeve të saj. Këto nuk janë vetëm fjalë, ne investojmë në paqe dhe prosperitet për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Investojmë në të ardhmen e përbashkët", thotë Koshta në videon e shkurtër të publikuar në "X".

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ta mbështesin propozim-ligjin për arsimin e mesëm për të cilin në seancën e debatit të komisionit në Kuvend shprehën vërejtje në lidhje me intonimin e himnit kombëtar në shkolla dhe paralajmëruan amendamente të propozimit, i cili duhet të kalojë në fazën e dytë të miratimit. Sipas Janevska, "është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalet ligji për arsimin e mesëm i cili nuk është ndryshuar për më shumë se 20 vite". Para se të nisej për në seancën parlamentare në të cilën në rend dite është ky propozim, ministrja deklaroi se i vjen keq që kjo po ndodh pas një pritje të gjatë për këtë dhe gjashtë ligje të tjera në fushën e arsimit.

Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike informon personat fizik të cilët japin me qira prona të patundshme (banesa, shtëpi uikendi, apartamente ose dhoma) për qëndrim të shkurtër (jo më gjatë se 31 dhjetori), veçanërisht gjatë qëndrimit për festa, se kanë obligim përmes sistemit "e-Shërbime Tatimore", t'i paraqesin të ardhurat e realizuara nga dhënia me qira e pronës. Kjo vlen edhe për dhënien me qira përmes platformavre si AirBnb, Booking.com, Facebook etj. Bazë për llogaritjen e tatimit paraqesin të ardhurat bruto që realizohen të reduktuara për vlerën e shpenzimeve të normalizuara të mëposhtme: 10 për qind e vlerës së të ardhurave (për hapësirë të pamobiluar) dhe 15% nga vlera e të ardhurave (për hapësirë të mobiluar).

Shkup - Kuvendi me 68 vota "pro" dhe 17 "kundër", me procedurë të shkurtuar miratoi Ligjin për borxhin e Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka hungareze eksport-import, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas një Marrëveshje huaje për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme. "Qeveria duke pasur përvojën pozitive nga bashkëpunimi me Hungarinë në kushtet e favorshme financiare me rastin e dhënies së kredisë së parë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme, i është afruar dhënies së kredisë së dytë në vlerë prej 500 milionë euro. Banka hungareze eksport-import ka shprehur gatishmërinë për dhënien e kredisë së dytë dhe në negociata me të është harmonizuar teksti i marrëveshjes për kredi, që i bashkëngjitet këtij projektligji", tha zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Shkup - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) apeloi deri te Kuvendi të organizojë debat publik për ligjet në fushën e arsimit, duke theksuar se në procedurën legjislative për miratim ka më shumë ligje sesa arsim, mes të cilëve për arsim të mesëm dhe ndryshime të ligjeve për arsimin fillor dhe për tekstet shkollore. "Komisioni për Parandalimi dhe Mbrojte nga Diskrimini ka interes të madh në ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve pasi fushën e arsimit e shohim si fushë kyçe në të cilën duhet të promovohet barazia për nxënësit nga mosha e re, të mbrohen nga diskriminimi dhe dhuna e njëanshme dhe t'i përvetësojnë këto interesa demokratike në përputhje me rendin tonë kushtetues", njoftoi KPMD-ja. 

Shkup - Deri të enjten do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë. Në male për shkak të temperaturave të larta shtresa e borës do të ulet. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura ditore do të jetë më e ulët. Temperaturat minimale për nesër do të lëvizin në interval prej -3 deri në 5, ndërsa maksimalja prej 8 deri në 15 gradë.

Romë - Drejtoresha ekzekutive e Programit botëror të ushqimit, Sindi Mekejn deklaroi se urgjentisht nevojiten miliarda dollarë për të zgjidhur problemin e vatrave të urisë në botë dhe u bëri thirrje përfaqësuesve botërorë që të përfshihen në zgjidhjen e tij. Mekejn deklaroi për Si-Bi-Es se krizat në mbarë botën, shumë prej tyre në zona lufte, kanë shteruar fondet e organizatës së saj. Sipas "Politiko", si vendet më me situatën më të rëndë në lidhje me mungesën e ushqimit, Mekejn ka cilësuar Sirinë, Sudanin dhe Rripin e Gazës.

Athinë - Në një kontejner me banana që ka arritur në portin e Selanikut nga Amerika Latine janë zbuluar dhe sekuestruar 45 kilogramë dhe 993 gramë kokainë, ndërsa janë arrestuar katër shtetas të huaj, anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Policia greke bëri të ditur se lidhur me rastin ka pasur bashkëpunim me Zyrën e DEA-s në Ambasadën e SHBA-së në Athinë, ndërsa droga ishte e destinuar për vendet evropiane, por edhe për Greqinë.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot e miratoi pakon e 15-të të masave kufizuese që synojnë kufizimin e mëtejshëm të aftësisë së Rusisë për të bërë luftë kundër Ukrainës. Në listën e të sanksionuarve për shkak të anashkalimit të sanksioneve janë edhe subjektet afariste jashtë BE-së, përfshirë edhe nga Kina, India, Serbia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Masat e reja duhet të zgjidhin problemin me anashkalimin e sanksioneve dhe të synojnë "flotën nga hija" të Rusisë. Këto masa duhet të kontribuojnë në dobësimin e komplestit ushtarak dhe industrial rus. 

Moskë - Kremlini sot kumtoi se e ardhmja e bazave ushtarake ruse në Siri nuk është vendosur dhe se Moska po përpiqet t'i mbajë ato, edhe krahas rënies së regjimit të presidentit Bashar al Asad. "Nuk ka vendim përfundimtar për këtë, ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e forcave që aktualisht kontrollojnë situatën në vend", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Moska ka dy baza ushtarake në Siri, bazën detare Tartus dhe aeroportin ushtarak Hmeimim. Rusia është kritikuar ashpër për ndërhyrjen e saj ushtarake në Siri që nga viti 2015, si mbështetje të Bashar al Asadit. Ai mori pjesë në shtypjen e rebelëve, veçanërisht duke kryer sulme shkatërruese ajrore.

Najrobi - Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Hjuman rajts uoç" i ka akuzuar forcat paraushtarake në Sudan për dhunë seksuale ndaj vajzave dhe grave në jug të vendit të Afrikës Lindore. Në raportin e publikuar sot, organizata pretendon se ka dokumentuar dhjetëra raste, në të cilat gra dhe vajza, nga mosha shtatë deri në 50 vjeç, janë viktima të dhunës seksuale. Këto krime u raportuan në zonën e Kordofanit Jugor, e cila kontrollohet kryesisht nga forcat e Lëvizjes sudaneze çlirimtare popullore - Veri.

Nikozi - Për ngjarjet e fundit në Siri dhe nevojën për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajonin më të gjërë, por dhe për çështjen e Qipros, kanë biseduar në telefon presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis dhe kryetarje e Komisionit Evropian Usurla Fon der Lajen, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina. Zëdhënësi i Qeverisë së Qipros, Konstantinos Letibiotis kumtoi se Hristodulidis e informoi Fon der Lajen për kontaktet që kishte me liderët e vendeve të rajonit në lidhje me situatën në Siri dhe e theksoi nevojën që "BE-ja të ketë një rol aktiv dhe udhëheqës në rajon, duke ndërmarrë inciativa konkrete, thelbësore".

QËNDRONI TË LIDHUR