18:00 / 19 dhjetor / 2024
Shkup – Kushdo që do të hapë tema për çështjet e identitetit nuk ia mendon të mirën fqinjit, ndërsa edhe më pak i respekton vlerat evropiane. Në të dyja marrëveshjet qëndron se vendet -anëtare duhet të na mbështesin pa kushtëzim. Maqedonia nuk e konteston askënd dhe nuk duam të na kontestojnë neve, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. Mickoski, i cili në Bruksel mori pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor, në intervistë për RTM theksoi se bashkëpunimi dypalësh është kyç kur flitet për bashkëpunimin ekonomik, turizmin, shkëmbimin e aftësive know-how, arsimit, etj, dhe se këtu ai proces ka vlerë të shtuar.
Shkup - Ilire Dauti, deputetja e "Frontit Evropian" dhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini sot në deklaratë për mediat theksoi se interpelancën e dorëzuar për të nga deputetët e "Së Majtës" nuk e sheh si personale kundër saj, por, siç tha, si një luftë kundër personave që luftojnë për trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët. "Duhet të jemi të preokupuar me interpelancën, pasi diçka e tillë më parë asnjëherë nuk ka ndodhur. Mendoj se kjo nuk do të jetë e drejtë për demokracinë, për njerëzit të cilët kërkojnë barazi për të gjithë qytetarët. Interpelancën nuk e shoh si personale kundër meje, por, si një luftë kundër njerëzve të cilët po luftojnë për trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, në këtë rast edhe kundër palës tjetër, ish ushtarakëve të UÇK-së, që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001", tha ajo.
Shkup - Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, informojnë nga Kabineti i Fetait, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave. Fetai potencoi se lufta kundër korrupsionit është top prioritet strategjik për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me fokus në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e tij në të gjitha nivelet.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputetja Beti Stamenkoska - Trajkoska, realizuan takim me Bris Rokfej, drejtor i Drejtorisë për Evropën Kontinentale, Rene Trokaz, përfaqësues special për Ballkanin dhe Margerit Kosta de Boregar, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës. Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, bisedimet u fokusuan në temat që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, statusin aktual të integrimit evropian, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet rajonale.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Beti-Stamenkoska-Trajkoska, Borçe Cvetkov dhe Saranda Imeri Stafai, sot realizoi takim me Bruno Fuks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Francës, si dhe ish-nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe sekretari i përgjithshëm aktual i saj. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, duke falënderuar për realizimin e takimit, Kryetari Gashi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të vazhdueshme ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamenteve. Ai vuri theks të veçantë në bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv ndërmjet grupeve parlamentare të miqësisë midis dy vendeve, me apel për avancimin e tij në fushat që lidhen me çështjet evropiane dhe themelimin sa më të shpejtë të Grupit të Miqësisë në Kuvendin Kombëtar. Në veçanti, e veçoi kontributin e deputetëve francezë Liliana Tangi dhe Bertran Sor për kontributin e tyre në bashkëpunimin me kolegët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për sa u përket integrimeve evropiane, e informoi bashkëbiseduesin për kushtet e nevojshme për hapjen e kapitujve të negociatave dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e ripërtërirë të Francës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit.
Shkup - Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB, Aleksandar Janev, sot (19.12.) ka përcjellë ushtrimin simulues të organizuar nga Njësia për parandalim i SPB Shkup, në bashkëpunim me Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive në Shkup dhe Kryqit të Kuq të RMV-së, me temën për rreziqet shëndetësore nga përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike, i cili u realizua në qendër të Shkupit, në sheshin "Maqedonia" (në afërsi të Porta Maqedonia).
Shkup - Linjat ajrore po përballen me shpenzime të rritura për shkak të presioneve të inflacionit dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por ne mund të absorbojml shpenzimet shtesë për të mbajtur fluturime të lira dhe për të stimuluar kërkesën, shprehet në intervistën për MIA-n Roland Tishner, drejtor ekzekutiv i Operacioneve në aviokompanin "Wizz Air". Me Tishnerin buseduar pardje gjatë vizitës së tij në Shkup, me rastin e nisjes zyrtare të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart, për të cilat linja ajrore do të shfrytëzojë subvencione nga Qeveria jonë.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Mexhiti tha se sot po fillon realizimi i një projekti që ishte kërkesë e banorëve të Cvetovës e kahmotshme, ndërsa tani me investim të MMJPH do të bëhet realitet.
Shkup – Prej 9 deri 15 dhjetor në shtet janë regjistruar 118 raste të reja të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip - 34,1 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik, të publikuar sot pasdite. Shtatëdhjetë e katër persona janë në moshën prej 15 deri 64 vjet. Njëzetë janë mbi 65 vjet, 14 fëmijë në moshën prej pesë deri 14 vjet dhe 10 në moshën deri katër vjet. Incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës deri katër vjet.
Shkup - SHA EMV-ja me kredi të favorshme nga Banka Gjermane zhvillimore KfV po fillon ciklin e ri të projekteve investuese në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e centralit fotovoltaik elektrik “Manastir 2” dhe për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të parkut të turbinave me erë “Bogdanc”, kumtoi Ministria e Financave. Mjetet për këto dy projekte të rëndësishme, në vlerë prej 55 milionë eurove, janë siguruar përmes huasë me garanci shtetërore të nënshkruar nga Ministria e Financave, në kushte jashtëzakonisht të favorshme, me afat shlyerjeje 15 vjet dhe me periudhë grejs të përfshirë prej pesë viteve.
Shkup - Biletaritë e Ndërmarrjes së transportit publik "Shkup" nuk ua vazhdojnë biletat vjetore për vitin e ardhshëm studentëve për transport publik falas në kryeqytet. Kryetari i Kuvendit studentor universitar të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Aleksandar Nikolloski, deklaroi se tashmë kanë derguar apel deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danella Arsovska dhe deri te NQP "Shkup", siç tha "të deklarohen publikisht nëse janë parashikuar mjete për transport falas të studentëve në qytetin e Shkupit".
Shkup – Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) sot ka promovuar nismë për transport të subvencionuar të studentëve për studentë të rregullt të cilët studiojnë jashtë vendit ku jetojnë. Kryetari i FNA, Blendi Hodai, deklaroi se ministrive të Arsimit dhe Shkencës dhe të Transportit u propozojnë model të subvencionimit siç ka në Slloveni. Siç tha, propozimi ka dy opsione – e para është biletë mujore për dhjetë udhëtime që do të kushtonte rreth 1.100 denarë dhe opsioni i dytë është biletë mujore për numër të pakufizuar të udhëtimeve që do të kushtonte rreth 2.150 denarë. Theksoi se me një subvencion të tillë do të ulet barra financiare e studentëve dhe familjeve të tyre.
Shkup – Po rritet kërkesa e ujit nëpër marketet në kryeqytet pas paralajmërimit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, se pjesa më e madhe e Shkupit nesër pas orës 22 do të mbetet pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit kryesor. Në një pjesë të marketeve të cilat i vizitoi MIA, raftet me ujë, veçanërisht tubat mbi 5 litra, zbrazeshin. “Sapo i renditim, i marrin”, tha njëra prej shitëseve. Edhe gastronomët po përgatiten për ndërprerjen e paralajmëruar të furnizimit me ujë duke siguruar rezerva, ndërsa disa prej tyre mund edhe të mos punojnë aspak. Thonë se nëse ndërprerja e ujit zgjat dy-tre ditë ose më shumë, ata do të kenë dëme të mëdha.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një drekë pune, Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë, Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Stokholm - Policia suedeze sot kumtoi se do të marrë pjesë si vëzhgues, derisa autoritetet kineze hetojnë një anije me flamur kinez në Detin Baltik, në zonën ku u dëmtuan muajin e kaluar dy kabllo për transmetimin e të dhënave. Kryeministri suedez Ulf Kristerson deklaroi në fund të nëntorit se vendi i tij i ka kërkuar zyrtarisht nga Kina që të bashkëpunonte në hetimin e dëmtimit të kabllove, që ndodhi në ujërat suedeze.
Bruksel - Kryeministrin Hristijan Mickoski dje e porosita se duhet të zvogëlohet "ashpërsia në deklaratat", para së gjithash nga pala maqedonase, pasi, siç e dini, Bullgaria "asgjë edhe nuk thotë", deklaroi sot shefi i i Qeverisë teknike bullgare, Dimitar Gllavçev në Bruksel, ku merr pjesë në Samitin e BE-së në Bruksel. "Gjuha e urrejtjes nuk duhet të vazhdojë. Mund të zhvillojmë lloj lloj dialogjesh, por pozita e jonë nuk ka ndryshuar", tha Gllavçev.
Bruksel - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, deklaroi se Ukraina nuk do të vazhdojë transitin e gazit rus në Evropë pasi marrëveshja aktuale të skadojë në fund të këtij viti. "Nuk do të vazhdojmë transitin e gazit rus", tha Zelenski në konferencë për shtyp gjatë samitit të BE-së në Bruksel. Zelenski, gjithashtu, u bëri apel aleatëve evropianë që të koordinojnë punën e tyre për të gjetur paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Bruksel - Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian vitin e kaluar ishte 24,5 për qind, që është 1,4 për qind më shumë se në vitin 2022, njoftoi sot Eurostat. Siç theksohet, kjo është për 18 për qind më pak nga pjesa e dëshiruar prej 42,5 për qind, që është synimi që Bashkimi Evropian dëshiron të arrijë deri në vitin 2030. Në mënyrë që BE-ja të arrijë këtë qëllim, pjesa e burimeve të rinovueshme duhet të rritet me një normë vjetore prej 2,6 përqind në periudhën 2024-2030.
Bruksel - Situatat në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt, pozicioni i BE-së në botë, qëndrueshmëria dhe gatishmëria e saj dhe çështjet e migracionit dhe politikës së jashtme do të jenë temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të krerëve të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në pjesën e Samitit kushtuar situatës në Ukrainë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti ukrainas Volodimyr Zelenski, duke informuar kolegët e tij për zhvillimet e fundit në terren dhe qëndrimet e tij për atë se si Evropa mund të mbështesë më së miri vendin e tij.
Moskë - Konferenca tradicionale vjetore, në të cilën presidenti rus Vladimir Putin u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, përfundoi pas 4 orë e 27 minutash. Qytetarët dhe gazetarët i drejtuan Putinit pyetje nga fusha të ndryshme, më së shumti për luftën në Ukrainë dhe ekonominë, por edhe për marrëdhëniet me vendet e tjera, Sirinë dhe çështjet sociale. Putini iu përgjigj më shumë se 50 pyetjeve, ndërsa rusët dërguan më shumë se dy milionë pyetje.
Nju-Jork - Sulmet ajrore izraelite në Siri paraqeisn shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe duhet të ndalen, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh. Që nga ofensiva e kryengritësve, me të cilën u rrëzua presidenti sirian Bashar al-Asad në fillim të këtij muaji, Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore, për të cilat thotë se kanë për qëllim shkatërrimin e armëve strategjike dhe infrastrukturës ushtarake. "Sovraniteti i Sirisë, uniteti i saj territorial dhe integriteti duhet të rivendosen plotësisht dhe të gjitha aktet e agresionit duhet të ndalen menjëherë", deklaroi Guteresh për gazetarët.
Helsinki - Rusia dhe vendet që e mbështesin do të vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për Evropën edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakanen. “Rusia, së bashku me aleatët e saj, do të mbetet një faktor i rrezikshëm në Evropë edhe pas luftës në Ukrainë dhe ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ajo të kërcënojë vendet evropiane me përdorimin e forcës ushtarake”, tha Hakienen në një konferencë për shtyp.
Sukhumi - Sot ka pasur të shtëna në ndërtesën e Parlamentit të Abhazisë, rajon kaukazian i mbështetur nga Rusia, i cili u shkëput nga Gjeorgjia, gjatë së cilës një deputet i plagosur iu nënshtrua plagëve të marra, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar shërbimin për shtyp të presidencës lokale. Deputeti Vahtang Golanxhija iu nënshtrua plagëve të marra pas të shtënave në ndërtesën e parlamentit, njoftoi në Telegram shërbimi për shtyp i ushtruesit të detyrës shef i shtetit, Badra Gunba. Një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë.
Paris - Gjashtë persona, mes të cilëve edhe vëllau i ish futbollistit francez Pol Pogba (31), Matijas Pogba, u dënuan sot me burgim nga tre deri tetë vite, pasi gjykata i shpalli ata fajtorë për tentativë zhvatjeje. Rasti daton në vitin 2022, kur Pol Pogba zbuloi se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar nga miq të tij të fëmijërisë, pjesë e së cilës është edhe vëllai i tij. Më pas Pogba informoi prokurorin e Parisit se grupit i ka paguar 100.000 euro.