15:00 / 27 shtator / 2024
Shkup - Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhshmëria cilësore e Shkupit me Budapestin, përkatësisht lidhshmëria e Maqedonisë përmes hekurudhës së shpejtë me portet në Greqi dhe me vendet e Evropës Qendrore ishte tema kryesore e takimit të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri i Ndërtimtarisë dhe Investimeve të Hungarisë, Janosh Lazar. Takimi është në kuadër të vizitës së punës të Maqedonisë nga ana e delegacionit të Qeverisë së Hungarisë të cilin e udhëheq kryeministri Viktor Orban.
Shkup - Marrëveshje të re për bashkëpunim nënshkruan guvernatorja e Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska-Bezhoska dhe u.d. drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov. Mw marrëveshjen, siç informoi BP, zgjerohet hapësira e të dhënave që shkëmbehen, lehtësohet dhe modernizohet metoda e atij shkëmbimi dhe në të njëjtën kohë shkurtohen edhe afatet për dorëzimin e të dhënave.
Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në takimin e sotëm dypalësh në Ohër me kolegun hungarez, Bence Tuzson, ka potencuar rëndësinë e mbështetjes nga Republika e Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Shkup - Kredi kineze dhe para koneze nuk mund t'ju japim, sepse Hungaria me Kinën ka marrëveshje të gjitha paratë që vijnë nga Kina të shkojnë në projekte konkrete për zhvillim në Hungari, theksoi sot në Ohër kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka zhvilluar në Ohër takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Hungarisë, Shandor Pinter. Në takim, siç njofotn MPB-ja u diskutuan disa çështje me interes të përbashkët të dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër migracionit ilegal dhe krimit të kontrabandës me njerëz.
Shkup - Nga nesër hyn në fuqi Ligji për praktika jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet t'i ulë edhe më shumë çmimet e produkteve dhe të rivendosë rendin në tregti. Me të janë përfshirë pothuajse 2.500 produkte, marzhi i fitimit të të cilëve është i kufizuar në 10 për qind, prandaj pritet të ulë çmimet e tyre për 10 për qind.
Shkup - Gjatë disa ditëve të kaluara, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup zbatuan aksion për pastrimin e përgjithshëm të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, informojnë nga ndërmarrja publike. Në kuadër të aksionit është kryer fshierje manuale dhe makinerike, si dhe larje manuale të hapësirës së përgjithshme të Çarshisë.
Shkup - DPHM-ja njoftoi se nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasnesër, të dielën, nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë nga veriu, do të shfaqet ndryshim i ndjeshëm. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë.
Dibër - Nënpunës policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme kanë arrestuar dy të rinjë nga Dibra, pasi te ata gjetën marihuanë. "Mbrëmë në orën 19 janë privuar nga liria A.C. (19) dhe J.K. (19), të dy nga Dibra. Gjatë kontrollit të automjetit transportues “Pezho” me targa të Dibrës, me të cilin po udhëtonin, në udhëkryqin mes rrugëve "Jusuf Gërvalla” dhe “Mojsiu i Madh" në Dibër, nënpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një qese plasmasi me drogë marihuanë", njoftoi Stefan Dimoski, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Ohër.
Ohër - Zëvendës-kryetari i Qeverisë përgjegjës për sistem politik, Lupço Dimovski sot në Ohër zhvilloi takim dypalësh me zëvendëskryeministrin e Hungarisë Zollt Semjen në kuadër të seancës ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Hungarisë.
Ohër - Hungaria është partneri ynë i fuqishëm evropian në përpjekjet për arritjen e stabilitetit makroekonomik, zbatimin e reformave të brendshme, si dhe përkrahës i fuqishëm i integrimeve tona euroatlantike. Huaja dypalëshe prej 500 milionë euro me kushte të favorshme është një hap në avancimin e bashkëpunimit.
Athinë - Në dy raste të veçanta, njëra në afërsi të ishullit Kos, tjetra në afërsi të Peleponezit, janë shpëtuar 85 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i një gruaje, sipas informacionve nga shërbimi bregdetar grek, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë - Ekzistojnë planprishës, të cilët nuk do të dëshironin asgjë më shumë nga ajo që të nxisin ndarje të reja në këtë kënd të ndjeshëm të Evropës. Koha është një frazë e njohur e Uinston Çerçilit se "Ballkani prodhon më shumë histori se që mund të konsumojë" njëherë e përgjithmonë ta lejmë në librat e historisë, porositi kryeministri grek Kirjakos Miciotakis në fjalimin e tij në Asamblejën e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke vëzhguar në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Bruksel - Në kapacitetet akomoduese turistike në vendet e Bashkimit Evropian në tremujorin e dytë të këtij vitit janë regjistruar 780,1 milionë bujtje, që paraqet një rritje të lehtë prej 0,2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Eurostat.
Bruksel - Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjithsej eksportet e produkteve ushqimore në BE kanë arritur në 116,4 miliardë euro, që paraqet rritje prej 1,1 miliardë euro ose një për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregon Raporti i Komisionit Evropian për eksport në sektorin bujqësor dhe ushqimor të Unionit i publikuar sot.
Bruksel - Bashkimi Evropian e përkrah përkrahjen për gjetjen e zgjidhjes për konfliktin në Lindjen e Afërt përmes formimit të dy shteteve - një për Izraelin dhe një për Palestinën, kumtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me iniciativën e re të Arabisë Saudite, të prezantuar në KB.
Nju-Jork - Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësuesit e vendeve-anëtare të Ligës arabe u dakorduan për konsultime joformale në Nju-Jork për domosdoshmërinë e ndërprerjes urgjente të zjarrit në Lindjen e Afërt, në Rripin e Gazës dhe në Liban, deklaroi pas takimit ministrja sllovene e Punëve të jashtme, Tanja Fajon.
Xhakarta - Të paktën 15 persona humbën jetën në një minierë ilegale për ari në provincën e Indonezisë Sumatra Perëndimore pas rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, kumtoi sot drejtori i Shërbimit për raste emergjente në krahinën Irvan Efendi.
Bejrut - Një familje nëntëanëtarëshe ka humbur jetën në bombardimin izraelit në Liban në afërsi të kufirit me Izraelin, njoftuan sot autoritetet libaneze. Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin Sheba. Nuk janë publikuar detaje, ndërsa Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Majami - Uragani Helena u dobësua deri në kategorinë e parë, me erëra maksimale prej 120 kilometra në orë, por personat zyrtarë thanë se kushtet edhe më tutje janë të rrezikshme për jetë dhe u bënë thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore, kumtoi sot Qendra Nacionale për Uragane.
Tokio - Ish ministri i Mbrojtjes, Shiger Ishiba do të jetë kryeministri i ri i Japonisë, pasi në raundin e dytë fitoi në zgjedhjet presidenciale në Partinë Liberal Demokratike në pushtet (PLD), duke fituar ministrin e Sigurisë Ekonomike, Sanae Takaiçi. Agjencia japoneze Kjodo njoftoi se Ishiba në raundin e dytë të votimit, fitoi 215 vota, ndërsa Takaiçi përfundoi me 194 vota.
Madrid – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti dëshiron të vazhdojë kontratën me Klubin Mbretëror edhe pas vitit 2026, publikuan mediat spanjolle. Ançeloti (65) dhjetorin e kaluar nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit 2025/26.
Munih - Portieri, Manuel Noer është kthyer në stërvitje te Bajern Munih pas rikuperimit që kur pësoi frakturë, njoftoi klubi bavarez. Noer ditët e kaluara është stërvitur individualisht, ndërsa sipas njoftimeve të shtypit gjerman, ai do të jetë i gatshëm të rikthehet në portën e Bajernit për ndeshjen e Bundesligës të së shtunës kundër kampionit Baer Levekuzen.