• e shtunë, 21 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/27 shtator/2024

Shkup - Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-sl në përpjekjen që të depërtohet bllokada me të cilën përballet vendin në rrugën drejt BE-së, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan Aleksandar Kasanof në takimin me presidenten Gordana Siljanovska Davkova që realizohet në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të 79-të të OKB-së në Nju-Jork. Në takimin, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkovës, Kasanof shprehu mirënjohje për mbështetjen ushtarake dhe teknike të Maqedonisë për Ukrainën, e cila konfirmon pozicionin e vendit si partner kredibil i SHBA-ve dhe anëtare e NATO-s.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski këtë mëngjes ka realizuar takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili dje mbërriti për vizitë zyrtare në vend. "Kisha takim të frytshëm dhe miqësor me homologun hungarez Orban Viktor. Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Hungaria në të kaluarën ishte një nga partnerët tanë të parë i cili i njeh aspiratat e Maqedonisë për pavarësi dhe sovranitet. Vite më parë, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona po thellohen, ndërsa takimet tona vetëm po e konfirmojnë aleancën tonë strategjike. Hungaria nuk është vetëm partneri jonë në skenën evropiane, por edhe shembull për atë si një vend mund me sukses të balansojë sovranitetin kombëtar me integrimin global", ka shkruar Mickoski në "Fejsbuk".

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe Tresha Guenov, zëvendës ndihmës kryesor i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për Çështje Ndërkombëtare, hapën në Pentagon konsultimet vjetore dypalëshe të mbrojtjes. Siç njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, në hapje të konsultimeve, ministri Misajlovski theksoi rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit maqedono-amerikan në mbrojtje, falënderoi për mbështetjen e konsiderueshme në pajisjen dhe modernizimin e Armatës së Maqedonisë, për mbështetjen këshillëdhënëse në reformat e mbrojtjes si dhe për mbështetjen tre dekadëshe dhe kontributin në aktivitetet stërvitore të Armatës dhe të punësuarve në mbrojtje.

Bruksel/Shkup - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve-anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori vendim që Shqipëria më 15 tetor të fillojë procesin e negociatave për anëtarësim në BE sipas kapitujve, me hapjen e negociatave për Klasterin 1 - "Vlerat bazë". Me zbatimin e një vendimi të tillë, Shqipëria do të kalojë në fazën tjetër të procesit të negociatave, e cila praktikisht do ta ndante nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndonëse deri më tani të dy vendet kanë ecur së bashku në procesin e anëtarësimit. "Mund të konfirmojmë se Koreper është pajtuar për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE", deklaroi për MIA-n, Ana Atanasov, zëdhënëse e Presidencës hungareze për Koreper.

Shkup - Pas periudhës së reshjeve që përfshinë vendin, te kulturat e caktuara vjeshtore që janë në periudhën e përgatitjes para mbjelljes, sipërfaqja e tokës duhet të përpunohet thellësisht, ndërsa pas përpunimit duhet të vijojë edhe parambjellja dhe përpunimi sipërfaqësor, tregojnë agrometeorologët nga DPHM. Siç sqarojnë, qëllimi i përpunimit shtesë krijimi i një shtrese sipërfaqësore të lirshme dhe të imët të tokës në të cilën do të mbillet fara.

Ohër - Në Ohër sapo filloi seanca e përbashkët e Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, të udhëhequr nga kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban. Seanca, e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, i ka paraprirë një takim kokë më kokë mes kryetarëve të qeverive të dy vendeve. Kryeministri Mickoski theksoi se takimi ishte miqësor dhe se Hungaria historikisht ishte një vend partner që i njeh aspiratat e Maqedonisë për pavarësi dhe sovranitet.

Kiev - Tre persona humbën jetën, ndërsa 11 u plagosën në mëngjes në rajonin e Odesës në një sulm të dronëve rusë, kumtuan autoritetet e Ukrainës.  "Armiku iu drejtua terrorit në shkallë të gjerë në Izmail këtë mëngjes. Rusët lëshuan dronë sulmues në jug të rajonit tonë”, njoftoi administrata shtetërore rajonale e Odesës në Fejsbuk, transmeton Ukrinform. Në sulm humbën jetën dy gra të moshës 90 dhe 69 vjet, si dhe një burrë 73 vjeçar. Janë lënduar 11 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Tel-Aviv - Izraeli i ndanë qëllimet e iniciativës së udhëhequr nga SHBA-ja për armëpushimin në Liban, njoftuan sot nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. "Izraeli i ndënë qëllimet e iniciativës së udhëhequr nga SHBA-ja për të lejuar njerëzit përgjatë kufirit tonë verior të sigurt të kthehen në shtëpitë e tyre", thuhet në njoftimin e e Kabinetit, duke shtuar se Izraeli vlerëson përpjekjet amerikane, shkruan "Tajms of Izrael".  Ekipet izraelite dhe amerikane po takohen për të diskutuar për iniciativën e SHBA-së për armëpushim në Liban dhe hapat për arritjen e qëllimit të përbashkët për kthimin e sigurt të njerëzve në shtëpitë e tyre, ndërsa këto bisedime do të vazhdojnë në ditët në vijim, thuhet në njoftim.

Tel-Aviv - Izraeli është sulmuar mëngjesin e sotëm me 10 raketa nga Libani, njoftoi ushtria. Siç raportoi DPA-ja, tymi nga shpërthimet ishte i dukshëm në qiellin mbi Haifën, qytetin portual kryesor të vendit. Ushtria tha se disa nga raketat u kapën dhe të tjerët ranë në zona të pazhvilluara. Nuk ka informacione për viktima të mundshme. Milicia shiite e Hezbollahut të Libanit pretendoi se ata sulmuan rajonin e Haifës me raketa Fadi-1.

Uashington - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i prezantoi pikat kyçe të "planit për fitore" gjatë takimit me delegacionin e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan të përbërë nga përfaqësuesit e republikanëve dhe demokratëve. Lajmin për këtë takim Zelenski e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, duke thënë se i ka prezantuar pikat kyçe të planit që do të mundësojë përforcimin e Ukrainës në rrugën drejt paqes.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken i porositi Izraelit se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit vetëm do ta vështirësojë kthimin e civilëve në vend. Në kumtesën e Departamentit të shtetit citohet se gjatë bisedës me ministrin izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer e theksoi vlerën e arritjes së marrëveshjes për armëpushim prej njëzet e një ditësh ndërmjet Izraelit dhe Libanit. "Ai theksoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit vetëm do ta vështrësojë qëllimin - kthimin e civilëve", citohet në kumtesë dhe shtohet se kanë diskutuar edhe për përpjekjet për arritje të armëpushimin edhe në Gaza.

Majami - Të paktën tre persona humbën jetën në stuhinë pasi uragani Helena goditi SHBA-në, më i fuqishmi deri më tani që ka goditur zonën Big Bend në Florida. Helena mbrëmë mbërrit në Floridën veripërëndimore si stuhi e kategorisë së katërt. Qendra kombëtara për uraganë në Majami kumtoi se Helena mbrëmë e ka goditur zonën në afërsi të lumit Ausila në zonën Big Bend në Gjirin e Meksikës. Shpejtësia e erës ishte 225 kilometra në orë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR