• e diel, 29 shtator 2024
MIA Flesh

12:00/20 qershor/2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe "Miqve të Ballkanit Perëndimor", që po mbahet në Vjenë dhe Vahau, me iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Schallenberg.

Shkup – Ditën Botërore të Refugjatëve, dita ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Kombet e Bashkuara, këtë vit e shënojmë me një numër rekord të shpërnguljeve të detyruara në botë. Raporti i Trendeve Globale 2024 tregon se numri i personave të zhvendosur është rritur për të 12-in vit radhazi, me konflikte nga Sudani në Gaza dhe Mianmar duke krijuar zhvendosje të reja që kërkojnë veprime urgjente. Për këto shifra, gjendjen dhe rekomandimet për zgjidhje, në një intervistë për MIA-n bisedojmë me Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësues i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët - UNHCR. 

Shkup - Ushtari profesionist A.J. (25) ka vdekur mbrëmë rreth orës 23:15 në Klinikën e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv, njoftoi sot në mëngjes Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ushtari profesionist ishte një nga kandidatët i cili ndoqi kursin selektiv për batalionin e forcave speciale që po zhvillohet prej njëzet ditësh në Stërvitjen e Armatës “Krivolak”. Siç thuhet nga Shtatmadhoria, ushtari në fund të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, një marshim në distancë në orët e vona të pasdites, pas orës 18.30, pa asnjë shenjë paraprake të dukshme, papritur u sëmur, pas së cilës ra pa ndjenja.

Athinë- Më pyetni se ç'po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion "Real fm" për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cetinje - Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm në Cetinje pranë Qendrës Sportive është aktivizuar një mjet shpërthyes, njofton "Vijesti" duke u thirrur në burime në Drejtorinë e Policisë. Një person ka humbur jetën në vendin e sulmit. Sipas një burimi nga kreu i Drejtorisë së Policisë, personi i dytë më vonë u është nënshtruar plagëve. Sipas medias edhe të dy viktimat kanë qenë anëtarë të një  grupi kriminal.   

Paris - Një numër i madh i liderëve afrikanë, donatorë dhe përfaqësues të grupeve farmaceutike sot do të mblidhen në Paris në samitin kushtuar prodhimit të më shumë vaksinave për Afrikën, e cila tashmë është prekur nga një epidemi të kolerës. Forumi botëror është bashkëorganizuar nga Franca, Unioni Afrikan dhe Aleanca për vaksina. Në këtë ngjarje pritet të shpallen mbi 1 miliard dollarë financim për prodhimin e vaksinave në Afrikë. Kontinenti tani prodhon vetëm 2 për qind të vaksinave që i përdor.

Bruksel - Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian sot ranë dakord për të futur pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi presidenca belge e BE-së në platformën X (Tuiter). Në kumtesë thuhet se pakoja e re e sanksioneve është rënë dakord për shkak të "agresionit rus kundër Ukrainës".

Filadelfia - Shtatë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Filadelfia në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi policia. Policia tha se të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë dhe se në mesin e të plagosurve janë tre adoleshentë të moshës 16, 18 dhe 19 vjeç. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur armë dhe deri më tani nuk ka të arrestuar, informojnë nga policia.

Nju Delhi - Të paktën 29 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital pasi kishtin konsumuar alkool të prodhuar ilegalisht në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, deklaruan sot përfaqësues zyrtarë për mediat vendase. Ngjarja ka ndodhur në qarkun Kalakuriçi ku më shumë se 100 persona po trajtohen për helmim nga alkooli në spitale të ndryshme. Sipas mjekëve, numri i personave në gjendje kritike ndryshon vazhdimisht, gjë që tregon se numri i vdekjeve mund të rritet.

Nju-Delhi - Të paktën 52 persona kanë humbur jetën në Nju-Delhi nga vala intensive e të nxehtit, njoftuan sot mediat lokale. Sipas Tajms of India, të paktën 52 trupa janë sjellë në spitale në dy ditët e fundit, kryesisht njerëz të varfër që jetonin dhe punonin në ambient të hapur.

Otavë - Pakti i ri mbrojtës i Rusisë me Korenë e Veriut tregon harmonizim të shtuar mes forcave autoritare dhe e thekson rëndësinë e demokracive të paraqesin front të bashkuar, deklaroi shefi i NATO-s. Presidenti rus, Vlladimir Putin nënshkroi marrëveshje me liderin verikorean, Kim Xhong Un e cila përfshin përkushtim të ndërsjelltë mbrojtës, hap që e ndryshon politikën e Moskës ndaj Phenianit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Koreja e Veriut i ka parashtruar "sasi të madhe municioni" Rusisë, përderisa Kina dhe irani ushtarakisht e mbështesin Moskën në luftën kundër Ukrainës.

Otavë - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e saj për Rusinë në luftën kundër Ukrainës, duke theksuar se është shumë herët të flitet për çfarë masash po bëhet fjalë. Stoltenbergu   në Otavë tha se NATO-ja duhet të fillojë  ta vlerësojë atl opsion sepse, siç tha, nuk është e qëndrueshme që Kina të vazhdojë t'i nxisë   kërcënimet më të mëdha të sigurisë për anëtarët e aleancës, veçanërisht në Evropë, raportoi Si-Bi-Si.

Berlin - Xherdan Shaqiri shënoi gol në turneun e gjashtë të madh ndërkombëtar me radhë. Mesfushori shqiptar në reprezentacionin zviceran dhje anëtar i Çikago Fajr, e barazoi rezultatin në minutln e 26-të në ndeshjen e djeshme të Kampionatit evropian 2024 kundër Skocisë (1:1). Shaqiri shënoi gol në secilin nga gjashtë kapmionatet e fundit botërore dhe evropiane - duke filluar prej vitit 2014.

Londër - Lacio është në negociata për angazhimin e sulmuesit të Mançester Junajted, Mejson Grinvud, raporton "Daily Mail". Sipas mediave britanike, klubi romak ka ofruar 35 milionë euro për 22-vjeçarin anglez. Është vënë re se negociatat mes klubeve po zhvillohen në mënyrë pozitive. Sezonin e kaluar Grinvud luajti për Hetafen si huazim. Ai bëri 36 paraqitje për klubin spanjoll në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe gjashtë asistime.

Gelzenkirhen - Selektori   i kombëtares italiane të futbollit, Luçiano Spaleti, ka ndarë mendimin e tij për ndeshjen e ardhshme me ekipin spanjoll në Euro 2024. "Për ne tani të gjitha ndeshjet e kampionatit janë derbi. Është gjithmonë kështu në turnetë e mëdha. Këto janë ndeshje që janë unike. Dhe unë i trajtoj me kujdesin maksimal", tha Luçiano Spaleti në prag të ndeshjes së sotme.


 

QËNDRONI TË LIDHUR