• e shtunë, 29 qershor 2024
MIA Flesh

09:00/20 qershor/2024

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e 11-të plenare e Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Siç informojnl nga shërbimi parlamentar për media, fjalim hyrës do të mbajë kryetari i Kuvendit,  Afrim Gashi. Nga ana e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të prezantohet kryesimin me PBEJL.

Shkup - Në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar në Kuvend sot do të mbahet Shkëmbim rajonal për mbështetjen e kapaciteteve të shërbimeve hulumtuese parlamentare në kuadër të Programit të Partneritetit Demokratik të Kongresit të SHBA-së. Siç informojnë nga pres shërbimi parlamentar, me temën "Praktikat më të mira në procesin e përgatitjes së analizave dhe hulumtimeve" do të flasin Elif Vang, hulumtues, shërbimi për hulumtim dhe dokumentimit të Bundestauit, Gjermani, R. Sem Garet, specialist në qeverisjen kombëtare amerikane, shërbimi hulumtues i Kongresit të SHBA-së, Dejvid Smoll, analist politik në Departamentin e politikave sociale të brendshme, Shërbimi Hulumtues i Kongresit të SHBA-së.

Shkup - Gjykata kushtetuese duhet të vendosë rreth shtatë nismave për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave mes të cilave janë edhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për raportet e obligacionit dhe Ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik. Sipas parashtruesit të nismës për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për raportet e obligacionit, ndryshimet e reja i kufizojnë kreditorët ta realizojnë kërkesën e konstatuar me akt individual fuqiplotë në gjykatë apo organ tjetër, përkatësisht ta paguajnë borxhin me anë të detyrueshme, që, sipas tij, është në kundërshtim me nenin 30 paragrafi 3 I kushtetutës, neni 17 nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut dhe neni 1 nga Protokolli i Konventës evropiane për të drejta të njeriut.

Shkup - Nga sot deri të martën  (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimiin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025.  Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik  deri në orën 15. Me qëllim që të optimizohet  procesi i përgjithshëm i regjistrimit në shkollat ​​e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimit digjital mundësoi  aplikim elektronik. Regjistrimi i nxënësve do të realizohet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të MASH-it https://e-uslugi.mon.gov.mk  me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.

Shkup - Qendra për Ndryshime Klimatike (QNK) organizon konferencë me temë "Masat për efikasitet energjetik si përgjigje ndaj krizës energjetike dhe rritjes së konkurrencës". Konferenca do të mbahet sot në hotelin "Holidej In" - Shkup, me fillim nga ora 10:00. Siç thuhet në njoftim, qëllimi i konferencës është që t'i lidhë hartusit e politikave, autoritetet  kombëtare dhe vendore, institucionet financiare, shoqatat afariste, kompanitë, si dhe faktorët  e tjerë kryesorë të diskutojnë për krijimin dhe zbatimin e politikave më efektive të për efikasitet energjetik për kompanitë në Maqedoni.

Shkup - Pa energji elektrike sot do të jenë pjesë të komunave Gjorçe Petrov, Butel dhe Ilinden. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, në periudhën nga ora 9 deri në orën  12 në Gjorçe Petrov energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët e fshatit  Vollkovë, pjesë e rrugës 102, shtëpitë në rrugën për në fshatin Orman.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 14 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri 40 gradë. UV=9. Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 39 gradë.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borreli sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Austri, ku do të ketë bisedime dhe diskutime kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç njoftoi Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS), Borreli  sot në Vjenë  do të ketë takime  me përfaqësues të autoriteteve austriake, përfshirë presidentin e Austrisë, Aleksandar van der Belen.

Bejrut - Hezbollahu ka armë të reja dhe aftësi shkatërruese të cilat, në rast të luftës gjithpërfshirëse, mund ta ndihmojnë të godasë caqe thellë në territorin izraelit, deklaroi mbrëmë Hasan Nasralla, prijësi i asaj organizate militante nga Libani. "Tani kemi armë të reja. Por nuk do të them çfarë. Kur të sillet vendimi, kjo do të shihet në linjat e para të luftës", tha ai në fjalimin televiziv me rastin e komemoracionit të njëpejsëtari të lartë të vrarë javën e kalaur në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor. Në tetor Hezbollahu përdori fluturake vendore pa pilot dhe raketa tokë-ajër kundër aeroplanëve izraelitë për herë të aprë prej fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Kuito - Në Ekuador pasditen e së mërkurës u regjistrua ndërprerje e plotë e energjisë elektrike, duke e lënë të gjithë vendin prej rreth 18 milionë banorë pa energji elektrike për të paktën një orë, njoftoi ministri i Punëve Publike Roberto Luke në Iks. "Kishte një defekt në një linjë transmetimi që shkaktoi një mbyllje kaskade, kështu që nuk ka energji elektrike në nivel kombëtar", theksoi Luka, i cili është edhe ushtrues detyre i ministrit të Energjetikës. Ai nuk dha detaje mbi shkakun e defektit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR