• e premte, 27 shtator 2024
MIA Flesh

15:00 / 19 qershor / 2024

Shkup - Cikli i vazhdueshëm investues në rrjetin e ujësjellësit është imperativ në luftën për ulje të humbjeve të ujit nga burimi deri tek gota, që në pajtim me të dhënat për vitin 2023 në nivel të mbarë shtetit mestarisht është mbi 60 për qind. Kjo u cek në Asamblenë e 32-të të përgjithshme të rregullatorëve të ujit nga Bashkimi Evropia - WAREG (European water regulators), që po mbahet sot në Shkup.

Shkup - Në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, sot u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë “Mësimet e nxjerra nga projekti Greenovet, përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimin e aftësive të gjelbra për të ardhmen". Kryetari i Odës dhe nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Orce Simov theksoi se inteligjenca artificiale dhe tranzicioni i gjelbër janë dy fushat që për momentin janë të rëndësishme në botë dhe nëse vendi dëshiron të afrohet me forcat e zhvillimit, duhet të punojë në fusha që mundësojnë inovacion më të madh.

Shkup - Kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës Marko Bislimovski duke e komentuar qëndrimin e përfaqësuesve të industrisë së furrave se ato në pjesë të madhe janë të varur nga prodhimi vendor dhe se me rritjen e çmimeve të rrymës do të rritet edhe çmimi i bukës, porositi se kompanitë e mëdhe të furrave janë ligjërisht të obliguara të sigurojnë energji elektrike në tregun e lirë dhe se nuk gucojnë të furnizohen nga EVN Home.

Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot Agjencia për mbështetje financiare e ka realizuar pagesën e fondeve direkte plotësuese për kultura të dorëzuara kopshtare në kapacitete përpunuese. Drejt rreth .4030 prodhues të kulturave kopshtare është paguar mbështetje financiare prej afërsisht 298 milionë denarëve.

Shkup - NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup e njofton publikun dhe qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Aksioni për pagesën e borxheve në këste pa interes për persona fizikë dhe juridikë është me afat të caktuar kohor, duke filluar prej datës 20.06.2024 deri më 31.07.2024.

Shkup - Rrjeti i festivaleve dhe organizatave Edu Cuts i formuar në suaza të projektit "Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor", që po zbatohet me mbështetje të "Këshillit britanik" shpalli thirrje për mobilitet të talentëve të rinj. Kjo është thirrja e dytë që e shpallë rrjeti, pas thirrjes së suksesshme për punëtori filmike ku u paraqitën rreth 40 të rinj nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kumanovë - Një djalë nga fshati Nikushtak i Likovës humbi jetën në një aksident që ndodhi në rrugën rajonale Kumanovë - Likovë, njoftoi sot policia.  Sipas MPB-së dje në orën 17:20 në SPB Kumanovë ishte denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë - Likovë, në fshatin Orizarë, të Likovës, një veturë "opel zafira" me targa të Kumanovës, e drejtuar nga R.A. (21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës, ka dalë nga rruga

Tetovë - Në Tetovë u mbajt panel-diskutimi me temën "Sa të rëndësishme janë programet arsimore për mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjve?, ngjarje që është pjesë e projektit rajonal "Trupat tanë nuk janë tabu", që zbatohet në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi.  Në Maqedoninë e Veriut projektin e zbatojnë Shoqatat Hera dhe Tiiiit! Inc. me mbështetjen e Ambasadës franceze.

Prishtinë - Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Goran Rakiqin me tre muaj burg me kusht dhe 1.000 euro gjobë, spese në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim në mënyrë të parregullt i ka dorëzuar   të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Podgoricë - Të gjitha komunat bregdetare në Mal të Zi do të marrin statusin e qytetit, me përjashtim të Ulqinit, ndërsa këtë e parasheh propozimi i Ligjit të ri për Vetëqeverisje Lokale, njoftojnë mediat malazeze. Kjo do të thotë se Tivari, Herceg Novi, Kotori, Budva dhe Tivati do të marrin statusin e qytetit të jugut. Nga ana tjetër, në veri, vetëm Pllava dhe Bjellopole  mund ta marrin statusin e qytetit. 

Tiranë - Bashkëpunimi bilateral, integrimi i Shqipërisë në bashkimin Evropian, ngjarjet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të berlinit në Ballkanin Perëndimor, si dhe çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes ishin në fokus të bisedës mes presdientit shqiptar, Bajram Begaj dhe nikoqirit të tij, presidentit gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, lajmëroi ATSH.

Athinë - Evropa ka për detyrë të pranojë fëmijët e lënduar dhe të traumatizuar nga Gaza për sa kohë të zgjasë konflikti, deklaroi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis. Ai kërkon partnerë për projektin, i cili përfshin sjelljen e përkohshme të fëmijëve në Bashkimin Evropian, dhe siç raportojnë mediat greke në deklaratën e tij për Rojters, ai theksoi se këtë këtë javë për idenë kishte diskutuar me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.

Athinë  - Në katër muajt e parë të këtij viti në Greqi janë regjistruar rritje të valëve të emigrantëve si në kufirin tokësor afër Evrosit ashtu edhe në ishuj, dhe numri i të ardhurve në vend është më i larti që nga viti 2019, shkruan gazeta greke "Katimerini", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Komisioni Evropian e ka miratuar Projekt-buxhetin e BE-së për vitin 2025, i cili arrin 199,7 miliardë euro, infrmoi sot nënkryetari ekzekutiv i KE-së i angazhuar për ekonomi në interes të njerëzve, Valdis Dombrovskis.

Seul - Presidenti i Koresë së Jugut, Xhun Suk-Jol sot shpalli   gjendje të jashtëzakonshme demokgrafike kombëtare për shkak të rënies së popullsisë, duke u zotuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të luftuar natalitetin jashtëzakonisht të ulët në vend.

QËNDRONI TË LIDHUR