• e mërkurë, 12 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 12 qershor / 2024

Shkup - Lidl Maqedoni e Veriut SHPKNJP Shkup ka blerë pronë në Tregun e Shkupit SHA Shkup në Komunën e Gazi Babës te lokacioni i ish Brikolazhit për 9.564.485 euro. Për marrëveshjen informoi Tregu i Shkupit konform me Kapitullin 6 të Rregullave për kuotë në bursë.

Shkup - Tetë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, kumton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Gazi Babë afër deponisë Vardarishte (janë djegur goma dhe bimësi e ulët dhe është djegur sipërfaqe prej një hektar), pastaj Manastir afër Maglenicës, Prilep pranë garnizonit të armatës, fshati Mërzenci Gjevgjeli, Bogdanci në atarin e Bogdancit (bimësi e ulët), Kavadar afër vendbanimit “Glishiq”, në lokalitetin “Smilica” (bimësi e ulët – sipërfaqe e djegur prej një hektar), Likovë afër fshatit Mateç (bimësi e ulët) dhe në Komunën e Rankovcit afër fshatit Ginovcë (janë djegur sipërfaqe të përziera pyjore dhe është djegur sipërfaqe prej një hektar).

Tiranë -  Prokuroria speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK, ka kërkuar zyrtarisht dënimin me 93 vite burg për 11 persona të akuzuar për kontrabandën e 485 kilogramëve kokainë nga Kolumbia, përmes portit të Barit në qytetin e Fierit.

Beograd - Në Beograd është duke u zhvilluar operacion i madh për arrestimin e të dyshuarve për trafikim me njerëz, raportojnë mediat lokale. Në aksion janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprën penale trafikim me njerëz. Aksioni kryhet nga Prokuroria e lartë publike në Beograd dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Athinë - Në periudhën nga ora 12 deri në orën 17 Akropoli do të jetë i mbyllur për vizitorët, ndërsa sot dhe nesër dhe shkollat ​​dhe kopshtet në shumë pjesë të Greqisë, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, ndërsa pritet për të kulminojë gjatë ditës së nesërme, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Bashkimi Evropian do t'i sigurojë Ukrainës 517 milionë euro përmes programeve të drejtuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prej të cilëve 143 milionë drejtpërdrejtë do të mbështesin projektet e qyteteve, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në fusha kyçe si infrastruktura dhe sektori i energjisë, kumtoi BERZH-i.

Bruksel - Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, fokusi tani është në atë se kush do të ndërmarrë katër funksionet kyçe në Bashkimin Evropian, por duket se ato pozita tahsmë janë rezervuar, shkruan Politiko.

Berlin - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë ka marrë pjesë në pritjen që për pjesëmarrësit në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin e organizoi presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmaer.

Berlin - Sulmuesi i reprezentacionit të Portugalisë dhe klubit saudit Al-Nasr, Kristiano Ronaldo ka vendosur rekord botëror për nga numri i ndeshjeve të luajtura në nivel ndërkombëtar, bëri të ditur Federata ndërkombëtare e historisë së futbollit dhe statistikës (IFFHS).

Mekë - Autoritetet saudite bëjnë të ditur se më shumë se 1.5 milionë besimtarë kanë arrit në vend për të marrë pjesë në pelegrinazhin vjetor në Mekë që fillon të premten. Zyrtarët thanë se presin që numri i pelegrinëve gjatë këtij viti të jetë më i lartë se ai në vitin 2023, ku vlerësohet se ka pasur rreth 1.8 milionë njerëz.

Nikozia - Gjatë natës ka filluar shuarja e zjarrit të madh në afërsi të qytetit Pafos në pjesën perëndimore të Qipros, i cili ende nuk është vënë nën kontroll, ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të fillojë intervenimi edhe nga ajri me aeroplanë që kanë mbërritur nga Greqia dhe Jordania, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden planifikon që t'i sigurojë Ukrainës edhe një sistem tjetër për mbrojtje ajrore "Patriot" për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse, publikoi "Njujork tajms", duke iu referuar burimeve anonime të qeverisë amerikane. Bajden vendimin e ka marrë pas një sërë takimesh të nivelit të lartë javën e kaluar, publikoi gazeta.

Nju-Jork - Hetimet e KB-së kanë arrit në përfundim se Izraeli ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Gazë, duke përfshirë edhe atë për "shfarosje", ndërkohë thekson se grupet e armatosura izraelite dhe palestineze kanë kryer krime lufte.

Mançester - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u përgjigj në pyetjen se cilat kombëtare i konsideron favoritë për Kampionatin Evropian në Gjermani, që do të mbahet nga 14 qershori e deri 14 korrik.

Mançester - Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik Ten Hag do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm në stol krahas klasifikimit më të ulët të skuadrës në historinë e Premier ligës, bëjnë të ditur mediat britanike.

QËNDRONI TË LIDHUR