• e mërkurë, 12 qershor 2024
MIA FLESH

09:00 / 12 qershor / 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vazhdon vizitën e saj në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës. Në konferencë, nikoqir i së cilës është kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, biznesit dhe shoqërisë civile.

Shkup - Në Shkup sot dhe nesër mbahet takimi vjetor i Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR). Në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në cilësinë e kryesuesit të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL).

Shkup - Për raportim efektiv për ndryshimet klimatike dhe për parimet kyçe të gazetarisë përgjegjëse, duke përfshirë saktësinë, barazinë dhe transparencën, do të bisedohet sot në ngjarjen e titulluar "Praktika efikase për raportim për ndryshimet klimatike dhe mjedisist të jetesës" në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume (IMM).

Shkup - Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (BNJVL) sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë të Kuvendit të përgjithshëm në të cilën do të diskutohet për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 40 gradë Celsius.

Berlin - Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius sot pritet t'i prezantojë planet e tij për një model të ri të shërbimit ushtarak, njofton DPA. Pas brifingut në komisionin parlamentar për mbrojtje, ai planifikon pasdite në konferencën për shtyp të paraqesë propozimet e tij. Pistorius tha se mbështet një forme të rekrutimit, të paktën në një farë shkalle e që është një çështje kontroverse në Gjermani.

Kiev - Forcat ruse sot në mëngjes kanë kryer sulm ajror me raketa dhe dronë ndaj Kievit, kumtoi ushtria ukrainase në Telegram. Sipas informacioneve të para, në kryeqytet nuk ka viktima dhe dëme. Autoritetet publikuan se me sukses është kryer mbrojtja e qytetit.

Moskë - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin paralajmëroi se në fillim të korrikut në takimin rajonal në Astana do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në takimin me ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ai tha se pret të jetë në kryeqytetin e Kazakistanit më 3 ose 4 korrik dhe se shpreson të diskutojë çështjet aktuale me Erdoganin.

Nju-Jork - Dhuna ndaj fëmjëve gjatë konflikteve të armatosura arriti "nivele ekstreme" në vitin 2023 me rritje "shokuese" të shkeljeve serioze, edhe pse të dhënat për Gazën nuk janë të plota, thuhet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, ku kanë pasur qasje mediat perëndimore.

QËNDRONI TË LIDHUR