• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 12 qershor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të jetë nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që do të mbahet nesër në Shkup si aktivitet përmbyllës në kuadër të kryesimit të vendit tonë me Procesin nën moton "Zhvendosja e ndarjeve, ndërtimi i besimit".

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës të Asamblesë së Përgjithshme të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL), tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jetë shëndetësia.

Shkup - Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BJVL) sot mbajti mbledhje të Kuvendit të përgjithshëm, ku krahas numrit të madh të kryetarëve të komunave, i pranishëm ishte edhe mandatari për formimin e qeverisë sëre, Hristian Mickoski, si dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, dr.Ilir Demiri lidhur me qëndrimin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për shkarkimet e drejtorëve mjekësor të Klinikës për kardiokirurgji shtetërore dhe të Klinikës për toksikologji informoi se ato shkarkime ishin për shkak të lëshimeve në punën e tyre.

Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Teknike, Bujar Osmani, informoi sot se në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL), i cili do të mbahet më 13 dhe 14 qershor në Shkup, do të jetë e pranishme zëvendës ministrja greke e Punëve të Jashtme, Aleksandra Papadopulu, me të cilën do të ketë një takim dypalësh ku do të diskutohen, siç tha ai, "të gjitha çështjet nga interesi dypalësh".

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me Procesin për Bashkëpunim të Europës Juglindore PBEJL, sot mbajti fjalim në takimin vjetor të Këshillir për Bashkëpunim Rajonal (RCC), duke theksuar se arritja e konsensusit për zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të RCC paraqet edhe një sukses të rëndësishëm dhe konfirmim të pozicionimit ndërkombëtar të vendit.

Shkup - Cilat do bisedime që kërkojnë dakordësi nga komuniteti shqiptar, duhet të zhvillohen përmes përfaqësuesit legjitim. Mund të prisni bisedime për të ardhmen e shtetit të cilat do të kërkojnë pajtueshmëri edhe nga bashkësia e dytë më e madhe etnike, do të duhet të shkohet përmes përfaqësuesit legjitim, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë teknike, Bujar Osmani.

Shkup - "Forcimi i infrastrukturës rajonale të sigurisë i kërcënuar nga sfidat aktuale - Si të ecim përpara?" është tema e takimit të sivjetshëm, i cili është pjesë e aktiviteteve finale në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), i cili do të mbahet më 13 dhe 14 qershor në Shkup.

Shkup - Disa kompani e shtrenjtuan bukën për 10 për qind, thonë mullisët. Kjo, sipas tyre, është implikim i rritjes së çmimit të grurit në bursat botërore dhe tregjet rajonale në maj me të njëjtën përqindje. Siç thotë për MIA-n kryetari i Grupacionit të industrisë së mullirit dhe furrave pranë Odës Ekonomike Goran Malishiq, në periudhën e ardhshme, me nisjen e të korrave, pritet çmimi të stabilizohet dhe të ulet, përkatësisht të kthehet në nivelin e njejtë siç ishte deri tani.

Shkup - Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein, do të mbajë fjalim në sesionin e 112-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, që mbahet në Gjenevë, të Zvicrës. Siç kumtoi MPPS, ky është organi më i lartë për vendosje të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Shkollat ​​fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe obligimin e shkollave fillore deri më 17 qershor ta ndjekin mësimin e vitit 2023/2024.

Shkup - Me korridoret plotësisht funksionale të gjelbra në të gjitha pikat kufitare që lidhin rajonin me BE-në, zvogëlimi i kohës së pritjes në kufi për tre orë do të ishte i ngjashëm me uljen e tarifave doganore për dy për qind në të gjitha ekonomitë, tregojnë analizat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ndërmarrja qarlkulluese publike "Shkup" i njofton nxënësit e shkollave të mesme se sivjet, gjatë pushimeve verore, kanë të drejtë të lëvizin falas me autobusët e tyre nëse i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të transportit publik falas.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Policisë së Kosovës, të cilët sot parakalojnë në qendrën e kryeqytetit, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes, por ata çdoherë do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Osmani në fjalimin e saj para paradës së FSK-së dhe Policisë së Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës i përkujtoi viktimat dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari. 

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se ushtria e Kosovës asnjëherë s'ka qenë më e armatosur dhe më e fuqishme se sot, ndërsa parakalimi i sotëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) nëpër qendrën e Prishtinës, "mbush me krenari dhe ndjenja sigurie", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Athinë - Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis nesër do të marrë pjesë në Takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Një zjarr i madh, i paraprirë nga eksplodime, ka shpërthyer në një fabrikë, për enë gatimi, që ndodhet në pjesën veriore të lagjes Atikë, rajoni më i madh i Athinës, ndërsa tym i madh është duke u përhapur në lagjet përreth, njoftoi korrespondentja e MIA-snga Athina.

Moskë - Grupi mercenar Vagner humbi pothuajse 20,000 anëtarë në betejat për Bahmutin - nga korriku i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023, shumica e të cilëve ishin ish të burgosur, tregojnë të dhënat më të fundit të marra nga Mediazone dhe Bi-Bi-Si Rusi. 

Lucern - Ukraina po tubon dhjetëra liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në vendpushimin zviceran të Burgenstokut këtë fundjavë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të hartuar një rrugë drejt paqes. Kievi dëshiron të ndërtojë konsensus botërorë rreth planit të vet për t''i dhënë fund lutës pa pjesëmarrjen ruse. Por, gjithashtu, ka identifikuar disa çështje konkrete rreth të cilave dëshiron të mbledhë mbështetje. 

Gjenevë - Rreth 2,7 milionë njerëz në Evropë çdo vit vdesin nga duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile, thuhet në raportin e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH).  OBSH-ja sot u bëri thirrje qeverive që të vendosin rregulla më të rrepta për produktet e dëmshme për shëndetin.

Doha - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka deklaruar sot në Doha se Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimit për armëpushim në Gazë dhe se disa prej tyre mund të merren në konsideratë. Por ai shtoi se “disa nga propozimet e Hamasit shkojnë përtej asaj që grupi kishte pranuar më parë në bisedimet për një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë”.

Bejrut - Grupi shiit libanez Hezbollah sot hodhën dhjetëra raketa drejt Izraelit në përgjigje të sulmit që vrau një komandant të lartë të lëvizjes. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani dhe Izraeli kanë sulmuar njëri-tjetrin që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar. Përshkallëzimi i armiqësive po ngre frikën për një përplasje edhe më të madhe midis kundërshtarëve të armatosur rëndë.

QËNDRONI TË LIDHUR