• e enjte, 13 qershor 2024
MIA Flesh

15:00/11 qershor/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot foli në panelin kryesor të konferencës për ripërtëritjen e Ukrainës, që po mbahet në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë. Siç informoi Kabineti presidencial, Siljanovska Davkova foli në panelin kryesor për shefa të shteteve dhe qeverive ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman, Olaf SHolc dhe presdienti ukrainas, Volodimir Zelenski, ndërsa paraqitje të vet pati edhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla Fon der Lajen.

Shkup - Mundet jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës jo vetëm sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare. Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, theksoi sot mandatari Hristijan Mickoski në Forumin e 7-të të Energjetik të Maqedonisë (FEM). Mickoski theksoi se efikasiteti energjetik do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit Greqi-Maqedoni nuk do ta kompletojë fotografinë pa interkonektorë shtesë ndaj Evropës Qendrore-Lindore.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në implementimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen, tha sot ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në implementimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen, tha sot ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir.

Shkup - Do të shohim se çfarë do të vendos ministri, deklaroi Safet Neziri, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i pyetur nëse MASH-i do t'i përgjigjet pozitivisht iniciativës së prindërve të cilët për shkak të motit të nxehtë kërkojnë që viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore të përfundojë më herët se 17 qershori ose fëmijët të kenë orë të shkurtuara në ditët në vijim. Në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria duhet ta pranojë një iniciativë të tillë, njeriu i parë i Ambasadës së fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmianac është përgjigjur se nëse nuk ka pëlqim nga MASH-i dhe prindërit insistojnë, atëherë duhet zgjidhje kompromisi ku prioritet do të jetë interesi më i mirë i fëmijëve - të mos humbin orët, por edhe ta përvetësojnë materialin.

Shkup - Mandatari Hristiajan Mickoski sot, në kuadër të Forumit të 7-të energjetik të Maqedonisë (FEM), paralajmëroi park të ri me erë mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit për prodhimin e energjisë elektrike, i cili, siç tha, do të jetë një nga investimet e para të huaja të qeverisë se re. Bëhet fjalë, tha, për investim të madh, i cili në këtë moment parashikon prodhim të përafërsisht një teravat orë energji sltektrike ose një milion megavatë orë, që është pothuaj 20 për qind nga prodhimi i plotë i energjisë elektrike në vend.

Shkup - Gazetari Mihail Milloshevski nga 360 Gradë me temë "Klubi bullgar në Kosovë që e ka hapur Jotova - nën çelës" është fitues i çmimit të parë për "Kreativitet dhe etikë gazetareske" që e ndan Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Porgramin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Çmimin e dytë këtë vit e ka fituar gazetari Ardit Ramadani për temën "Gratë në MK nuk e marrin pjesën korrekte të tyre", tradita është më e fuqishme se ligji", të publikuar në Mollëkuqja.mk.

­­Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), numri i turistëve në prill të vitit 2024 është 81 752, prej të cilëve 23.0 për qind janë turistë vendor dhe 77.0 për qind turistë të huaj. Numri i bujtjeve në prill të vitit 2024 është 151 720, prej të cilëve 28.8 për qind turistë vendor dhe 71.2 për qind turistë të huaj.Në periudhën janar - prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15.3 për qind edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 7.4 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19.3 për qind.

Shkup - Një shkupjan 20-vjeçar u lëndua rëndë, pasi ka humbur kontroll ndaj një automjeti dhe është përplasur në shtyllë, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Mbrëmë rreth orës 21:30 në SPB - Shkup është denoncuar se në bulevardin 'Serbia', H.B. duke drejtuar automjet të tipit 'bmw' me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në shtyllë të ndriçimit rrugor", sqarojnë nga MPB. Në fatkeqësinë, shoferi është lënduar rëndë dhe dërguar në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza".

Shkup - Me gjasa të mëdha pritet që vera 2024 do të jetë e nxehtë dhe e thatë. Sipas analizave për të gjithë rajonin jugperëndimor të Evropës, pritet që temperaturat e verës të arrijnë vlerën mbi mesataren. Për territorin e Republikës së Maqedonisë ka gjasë që temperaturat të tejkalojnë vlerat afatgjate mesatare deri në 3°C. Lëshime më të mëdha pozitive të temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në muajin korrik, tregojnë analizat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup - Deri të enjten do të jetë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, posaçërisht nesër kur temperatura e ditës në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius. Të enjten, siç paralajmërojnë nga DPHM nga fundi i ditës do të ketë kushte për të reshura lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Ndryshim më të madh të motit me të reshura lokale të shiut, bubullima dhe rënie të konsiderueshme të temperaturave priten të premten.

Prishtinë - Kryeministri Albin Kurti sot ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin “që nuk u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm”. Në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2024, që po mbahet në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, Kurti tha se "Kosova iu ka ofruar të drejta serbëve vendas, duke mundësuar integrimin e tyre të plotë".

Berlin - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Berlin, në fillim të konferencës për ripërtëritje të Ukrainës, kërkoi ndihma afatshkurta për riparimin e rrjetit elektrik dhe investime afatgjata në sistemin energjetik të vendit. Në fillim të konferencës ndërkombëtare për mbledhjen e ndihmave për ripërtëritje tlë Ukrainës, të shkatërruar nga pushtimi rus, Zelenski përsëri bëri thirrje për ndihmë më të madhe në armë, të cilat nevojiten për t'u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse.

Bruksel - Plani i fundit i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel për të zëvendësuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përfshin mbajtjen e saj jashtë diskutimeve për funksionin e saj aktual dhe perspektivat e ardhshme, shkruan botimi i Politikos në Bruksel. Në bisedimet me liderët e BE-së dhe ekipet e tyre, kryetari i Këshillit Evropian propozoi përjashtimin e kryetares së KE-së nga takimi me liderët e vendeve anëtare të BE-së të planifikuar për 17 qershor, ku do të bisedohen pozitat kryesore në BE, shkruan Politiko, duke u thirrur në diplomatët evropianë, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë nga qeveritë nacionale.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen është anëtare e Këshillit të BE-së dhe presim që të marrë pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit të planifikuar për më 17 qershor, deklaroi zëvendës zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta. Kjo deklaratë e Podestës vjen si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me komentin në artikullin në "Politiko" se kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel ka propozuar që fon der Lajen të mos marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të vendeve anëtare të BE-së të planifikuar më 17 qershor ku do të diskutohet për kandidatët e mundshëm për postet më të larta në Union.

Bruksel - Bashkimi Evropian e përshëndet miratimin e Rezolutës 2735 të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara, me të cilën përkrahet propozimi i ri për armëpushim, të shpallur më 31 maj, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrel lidhur me miratimin e dokumentit, me të cilin përkrahet plani për armëpushim në Gazë të propozuar nga presidenti amerikan, Xho Bajden.

QËNDRONI TË LIDHUR