• e martë, 11 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 11 qershor / 2024

Shkup - Ministria e Drejtësisë informoi se Grupi punues  i ka përgatitur propozim ndryshimet e Ligjit për Këshill gjyqësor, në bazë të drejtimeve të Misionit Vlerësues të BE-së, e që kanë të bëjnë me "përgjegjësinë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve, për të cilat mund të inicohet procedura, ogani-trupat të cilat veprojnë dhe të drejtën e ankesës".

Shkup - Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do duhet të tejkalojnë politikat partiake, porositi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler. Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit energjetik të Maqedonisë (FEM) që mbahet në Shkup, Ageler tha se Maqedonia e Veriut në masë të madhe është rikuperuar nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale para vetes. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin me Greqinë i cili do të eliminojë, siç tha ajo, "varësinë nga Rusia dhe kërcënimet e caktuara rreth furnizimit”.

Shkup - Kompania me buxhet të ulët IziXhet (easyJet) planifikon t'I ndërpresë operacionet midis Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit të dimrit 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimin e vazhdueshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan "Eks Ju avijeshn".

Shkup - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në muajin prill janë më të larta në nivel mujor për 0.7 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për një për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), në vitin 2023 subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë 11 859 712 mijë denarë që është për 6.6  për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Shkup - Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot do të promovojë publikimin "Modulet për edukimin paqësor në arsimin e mesëm". Nga Megjashi informojnë se modulet për arsim paqësor janë rezultat i punës shumëvjeçare të organizatës, para dhe në kuadër të programit të arsimit paqësor, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin paqësor dhe jo dhunës, si dhe promovimin e procesit të mësimit paqësor.

Shkup - Në territorin e Shkupit në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Mes tyre, 19 sanksione për vozitje pa patentë shoferë dhe gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Njëmbëdhjetë sanksione ka pasur për shkak të përdorimit të celularit gjatë vozitjes. Janë shqiptuar nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, njëjtë aq sanksione për kalim në semafor të mbyllur - dritë të kuqe.

Shkup - Nëntë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjithë janë lokalizuar, kumtojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarreve në komunat: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave): Radovish tek lagjja Damjan, Shtip tek "Avto Çajka" dhe në Zhelinë tek fshati Çiflik (për shkak të bimësisë së djegur të ulët): Tetovë tek fshati Falishtë (deponia) Komuna Mavrovë dhe Rostushë fshati Galiçnik (transformator i jashtëm dhe me shkurre) dhe në komunën e Demir Hisarit në 24 orët e fundit ku kishte një ndërhyrje të vogël.

Prishtinë - Komuna e Prishtinës njofton se vizita e Bernard Kushnerit në Kosovë është anuluar. Në komunikatën për media u tha të hënën se vizita është anuluar “për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kushnerin”, transmeton Koha.net. Aty u theksua se Komuna do të njoftojë sapo të ricaktohet data e vizitës.

Tiranë - Janë shpëtuar katër turistë gjermanë të bllokuar në zonën turistike Tet të Alpeve shqiptare në veri të Shqipërisë, bëri të ditur në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Sipas ministrit të Mbrojtjes, njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, për transportin e të cilit deri në Tiranë, është angazhuar helikopter i emergjencës civile EC 135.

Zagreb - Një burrë është lyer me benzinë dhe është djegur para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë në Zagreb, njoftojnë mediat kroate. Gjendja e të lënduarit deri tani nuk është e njohur.

Athinë - Valë e të nxehtit me temperatura jashtëzakonisht të larta që do të arrijnë deri 43 gradë Celsius do të prekë Greqinë prej sot deri të premten, ndërsa ministritë përkatëse kanë paralajmëruar masa për mbrojtjen e qytetarëve, mes atyre përfshirë mundësinë e punës nga shtëpia për nëpunësit civilë dhe rekomandime për nxënësit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski arriti në Gjermani në konferencën kushtuar rindërtimit të pasluftës së Ukrainës dhe për biseda me kancelarin, Olaf Sholc. Në Telegram, Zelenski publikoi se masat e lidhura me sektorin energjetik të Ukrainës, të shkatërruar nga sulmet ajrore ruse, do të jenë prioritet i konferencës, e cila organizohet çdo vit.

Berlin - Gjermania sot do të jetë nikoqire e konferencës për mbështetjen e rimëkëmbjes së Ukrainës nga shkatërrimi i luftës, duke dërguar një sinjal për solidaritet deri te Kievi. Konferenca dyditore në Berlin mbahet para samitit të G7 të aleatëve më të mëdhenj ukrainas në Itali dhe një samiti global paqësor në Zvicër gjatë fundjavës.

Londër - Paradokohe i larguar nga Çellsi, Mauricio Poketino pranoi se është i gatshëm përsëri të filloj me punë sa më shpejtë. Ai është i gatshëm të dëgjojë propozime dhe e pret sfidën e radhës. "Jakm i mbushur me energji dhe mendoj se mirë e përfunduam sezonin. Tani pres të shoh se çka do të ndodh. Në futboll asnjëherë nuk dihet se çka do të ndodh - sot nuk ka asgjë, ndërsa nesër të ketë mundësi tjetër. Jam i gatshëm të dëgjoj oferta", pranoi Poketino.

Tel Aviv - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit kryesor të opozitës izraelite në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme me qëllim mbrojtjen e planit të armëpushimit të KB-së për Rripin e Gazës të mbështetur nga Këshilli i Sigurisë së KB-së.

Uashington - Administrata e presidentit Xho Bajden do ta heqë ndalesën e përdorimit kontrovers të armëve amerikane ndaj një njësie ushtarake ukrainase, publikoi "Uashington post", duke cituar një përfaqësues të Departamentit të shtetit.

Berlin - Mesfushori i kombëtares holandeze, Frenki de Jong për shkak të lëndimit është përjashtuar nga kampionati evropian në Gjermani. Lojtari i mesfushës së Barcelonës vuan nga problemet e përsëritura me kyçin muajt e fundit dhe asnjëherë nuk u rikuperua tërësisht që të jetë i gatshëm për Ronald Kumanin.

QËNDRONI TË LIDHUR