• e mërkurë, 26 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 10 qershor/ 2024

Shkup - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 490-të ka shqyrtuar dhe njëzëri ka miratuar strategjinë e re të komunikimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024-2028) me plan aksionar. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva theksoi se me strategjinë e re të komunikimit përmbush katër nga rekomandimet e noterizuara në Raportin e misionit vlerësues si dhe është në harmoni me politikat kombëtare zhvillimore dhe paraqet një pjesë më të detajuar të Sektorit zhvillimor nga Strategjia për gjyqësorin 2024-2028 dhe e njëjta është konform me angazhimet e gjyqësorit të hapur.

Shkup - Me aktivitetin e forcave ajrore që janë pjesë e njësisë për aeroportin “Petrovec” dhe të dy aeroplanëve F16 të forcave ajrore greke të cilët ofrojnë siguri në qiellin e Maqedonisë, si dhe duke shpërndarë mirënjohje në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec sot u shënua 10 qershori, Dita e Forcave ajrore VING, gjegjësisht data kur në vitin 1992 u bë fluturimi i parë i një ekuipazhi ushtarak të Forcave ajrore të sapoformuara të Maqedonisë.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për realizimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare përfshinë 22 marrëveshje për furnizime publike në vlerë të përgjithshme prej 213.625.656 denarë, përkatësisht 3.473.588 milionë euro deri më 20 maj të vitit 2024. Tenderët e KSHZ-së për zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare të këtij viti kanë kushtuar 767 mijë euro më shumë se shuma e tenderëve për këto zgjedhje kur janë zhvilluar individualisht në vitin 2019 dhe 2020.

Shkup - Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar takim me një pjesë të kolegjiumit të ekspertëve dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare për toksikologji. Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë është diskutuar për gjendjen e funksionimit të Klinikës. Zëvendësministrja Manoleva kërkoi nga kolegjiumi mjekësor profesional që të japin propozim për emërimin e drejtorit mjekësor i cili duhet t'i plotësojë kushtet sipas ligjit.

Shkup 10 qershor 2024 (MIA) - Në tre mujorin e parë të vitit 2024, BPV-ja është rritur për 1.2 për qind me bazë vjetore, duke ruajtur dinamikën e vitit 2023. Aktiviteti ekonomik relativisht i përmbajtur është rezultat i dy tendencave kryesore. Nga njëra anë, eksportet shënuan një rënie relativisht të madhe prej 7.7 për qind, më e thellë se ajo e vitit 2023. Nga ana tjetër, shpenzimet private e cila përbën një pjesë dominuese të BPV-së, është rritur për 2 për qind, që është një rritje solide që reflekton rritje të lartë reale të pagave (12.9 për qind), megjithëse nën mesataren e një viti më parë, sipas të dhënave të Monitorit makroekonomik për tremujorin e parë të vitit të publikuara nga Finace Think.

Shkup - Dizeli nga mesnata lirohet për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendim është kryer ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.17 për qind. Çmimet e reja të shitjeve me pakicë EURODIZEL (D-E-V), arrin 71.5, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) 70.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 dhe në vazhdim tej do të shitet për 80, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 82 denarë për litër.

Shkup - Komisioni i Antikorrupsionit pranoi raportimet se shkarkimet e drejtorit mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorit të Kardiokirurgjisë Shtetërore nga ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ishin të pabazuara, duke thënë se me dy vendimet e ministrit është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikti i interesit dhe Ligji për mbrojtjen shëndetësore. Është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, duke marrë parasysh se në të dyja rastet drejtorët janë shkarkuar me vendime të marra (nga data 14 maj, d.m.th., 27 maj) para miratimit të konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend nga 30 maji i vitit 2024.

Tiranë - Në Tiranë nga data 11 deri 13 të këtij muaji do të mbahet Konferenca e 51-të rajonale e INTERPOL-it për Evropën.  "Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të INTERPOL-it – Organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale, do ta mbajnë Konferencën e 51-të rajonale të INTERPOL-it për Evropën në Tiranë. Do të marrin pjesë 200 përfaqësues të agjencisë për zbatimin e ligjit të vendeve evropiane dhe më gjerë", thuhet në njoftimin e MPB-së shqiptare.

Tiranë - Një letër anonime, por me përmbajtje të informacioneve të hollësishme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe njerëzve të familjes së tij, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Posaçme SPAK, duke nisur një hetim kryesisht. Letra ka mbërritur në SPAK nga persona anonimë të paidentifikuar deri më tani, por që aty radhitet një informacion i detajuar për veprimtarinë ekonomike të Erjon Veliaj, vëllait të tij, gruas Ajolës dhe njerëzve të tjerë të familjes së kryebashkiakut dhe të besuarve të tij në Bashkinë e Tiranës.

Sarajevë - Në Sarajevë janë evakuuar tre shkolla të mesme pas informacioneve për bomba të vendosura, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të kantonit Sarajevë. Në emailet e tre shkollave të mesme të Sarajevës morën raporte për bomba të vendosura, gjë që bëri të nevojshme evakuimin, konfirmoi policia.

Bruksel - Të gjithë deputetët e Parlamentit Evropian kanë të njëjtën pagë dhe sipas të dhënave nga viti 2023 ajo arrin 10.075 euro bruto ose 7.854 euro neto pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve të BE-së. Paga e eurodeputetëve është definuar me Statusin e deputetëve në Parlamentin Evropian, ndërsa llogaritet nga paga bazë e një gjyqtari të Gjykatës së Bashkimit Evropian, ndërsa kompensimi i eurodeputetit është 38.5 për qind nga ajo pagë.

Bruksel - Pas rezultatit të mirë të Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (PPE) në zgjedhjet evropiane që përfunduan dje, kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen po përgatitet për gjysmën e dytë të betejës për rizgjedhjen e saj në detyrë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.  Sipas të dhënave të fundit të zgjedhjeve, PPE fitoi 184 vende deputetësh, përpara Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (SD) me 139 eurodeputetë. 

Nizhni Novgorod - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, sot deklaroi se zgjerimi i BRIKS-it është tregues i qartë për krijim të një bote multipolare dhe theksoi se BRIKS punon aktivisht në zhvillimin e platformës për pagesa në valuta nacionale. "Në rrjedhë është puna aktive për zbatim të vendimeve të samitit në Johanesburg nga viti i kaluar, posaçërisht lidhur me përmirësimin e sistemit ndrëkombëtar monetar dhe financiar, zhvillimin e platformës për shlyerje në valuta nacionale në tregti të ndërsjelltë", tha Llavrov në takimin e shefave të diplomacive të vendeve nga BRIKS-i në Nizhni Novgorod.

Romë - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot deklaroi se është herët të flitet për një mandat të dytë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. "Ende po mbledhim të dhëna për të kuptuar shumicën, por ka ende një shumicë që mbështeti Ursulan, por edhe partitë që nuk bëjnë pjesë në këtë shumicë po rriten", tha Meloni duke folur për radion italiane RTL për rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE).

QËNDRONI TË LIDHUR